Analizė e plotė e sėmundjeve tė veshkave
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Analizė e plotė e sėmundjeve tė veshkave

Kryesisht sėmundjet e veshkave janė akute (tė menjėhershme) dhe Kronike (tė vazhdueshme).

Analizė e plotė e sėmundjeve tė veshkave
Analizė e plotė e sėmundjeve tė veshkave
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 01/12/2017 21:21

Sėmundjet akute tė veshkave nėnkuptojnė njė humbje tė menjėhershme ose tė shpejtė tė funksionit pastrues tė veshkave, pra veshkat bėhen tė paafta tė nxjerin nga trupi i njeriut lėngjet e tepėrta dhe bashkė me to edhe produkte tė tjera tė panevojshme mė pėr organizmin, siē janė kripėrat minerale, apo substanca tė tjera toksike tė formuara gjatė procesit jetėsor tė organizmit.

Shkaqet e sėmundjeve akute tė veshkave janė tė shumėllojshme nė tė cilat pėrfshihen, infeksionet nė veshka, infeksionet nė grykė, apo pjesė tė tjera tė trupit, djegiet e rėnda tė trupit, humbja masive e lėngjeve qė ndodh nė raste tė diarreve tė shpeshta, dėmtimet fizike, (goditjet nė zonėn e veshkave), sėmundje tė ashtuquajtura autoimmune, (nė tė cilat prodhohen disa lėndė qė godasin dhe shkatėrojnė qelizat e veshkave) etj.

Simptomat e sėmundjeve tė veshkave

Mund tė jenė tė veēanta ose tė kombinuara.

Urinim me ngjyrė tė kuqe.

Acarim mendor i shpejtė, dhimbje koke, apati.

Erė karakteristike e frymės.

Mpirje tė duarve, kėmbėve, lodhje e shpejtė.

Rėnie e sasisė sė urinės.

Enjtje nė kėmbė ose fytyrė.

Humbje tė oreksit.

Tė pėrziera.

Rritje tė presionit arterial, etj.

Nė kėto raste ėshtė e domosdoshme paraqitja sa mė e shpejtė tek mjeku specialist, pasi faktori kohė ka njė rėndėsi vendimtare pėr mbarėvajtjen e sėmundjes, pra, sa mė shpejt tė pėrcaktohet diagnoza, aq mė sukses do tė ketė mjekimi, gjė qė ka rėndėsi vendimtare pėr jetėn e pacientit, por edhe pėr ecurinė e sėmundjes.

Mė tė prekshmit nga kjo sėmundje janė fėmijėt, tė moshuarit, personat qė bėjnė operacione (sa mė i gjatė operacioni, aq mė shumė mundėsi ka qė pacienti tė sėmuret me pamjaftueshmėrinė akute tė veshkave).

Sėmundjet kronike tė veshkave

Nėnkuptojnė njė humbje graduale tė funksionit tė veshkave, qė zakonisht zgjat me muaj dhe vite, me simptoma kryesisht tė pakuptueshme pėr pacientin, apo me analiza pėrgjithėsisht tė dėmtuara nė mėnyrė tė paqartė dhe jospecifike pėr veshkat. Shpesh ndodh qė simptomat tė shfaqen vetėm atėherė kur tė dy veshkat e kanė humbur funksionin e tyre nė rreth 90%, pra ka mbetur nė funksion vetėm 10% e kapacitetit funksinal tė veshkave.

Shkaqet e sėmundjeve kronike tė veshkave janė tė shumta dhe pėrfshijnė infeksionet kronike tė veshkave (qė nė fėmijėri ose adoleshencė) sėmundjet akute tė veshkave, prania e gurėve nė tė dy veshkat, hipertensioni arterial pėr njė kohė tė gjatė, pėrdorimi i disa medikamenteve pėr kohė tė gjatė, sėmundje tė tilla si: Diabeti, sėmundje tė zemrės, operacionet nė tė dy veshkat, sėmundjet autoimmune (pėrgjithėisht ato reumatizmale) prania e kripėrave tė shtuara nė gjak, disa lloj sėmundjesh tė lindura etj.

Simptomat mė tė shpeshta janė tė kombinuara ose veē e veē:

Lodhje, mungesė oreksi, tė pėrziera, neveri ndaj ushqimeve, rėnie e kapacitetit intelektual, acarim i shpejtė nervor, ngėrēe tė kėmbėve dhe duarve sidomos natėn, zbehje e ngjyrės sė lėkurės (pėr shkak tė anemisė sė theksuar qė kanė kėta tė sėmurė), ēregullime tė urinimit (shpesh e nga pak sidomos natėn), kruarje tė trupit, erė e rėndė ureje nga goja (nė fazat e fundit).

Urinimi natėn ėshtė njė nga shenjat e para tė uljes sė funksionit tė veshkave, pra ato duhet tė punojnė edhe natėn qė tė plotėsojnė detyrat qė nuk i kanė kryer dot gjatė ditės pėr shkak tė lodhjes sė tyre. Sėmundjet kronike tė veshkave mund tė shkojnė deri nė statin e fundit, kur nuk arrijnė dot mė tė eliminojnė sasitė e mbeturinave toksike qė prodhon organizmi dhe atėherė ėshtė e nevojshme qė pacienti tė fillojė tė pėrdorė aparate artificiale qė kryejnė funksionin e veshkave (dializė) ose nė rastin mė tė mirė bėhet transplant i veshkės, qė do tė thotė marja e njė veshke genetikisht tė ngjashme nga njė person tjetėr dhe i vendoset pacientit nė fjalė.

Nė pėrgjithėsi ėshtė e mundur qė njė diagnostikim i shpejtė, nė kohė, nė fillimet e pamjaftueshmėrisė sė veshkave, tė bėjė tė mundur eliminimin e shkakut tė sėmundjes, ose tė mbajtes nė kontroll tė sėmundjes sė veshkave dhe kėshtu shtyhet mjaft gjatė pėrfundimit nė fazėn e fundit tė sėmundjes kur do tė kėrkohet pėrdorimi i dializės ose transplantit.

Ėshtė vendimtare kontrolli periodik dhe i saktė i kėtyre pacientėve nga mjeku specialist nefrolog.

Pyelonefriti (Infeksioni i Veshkave)

Pyelonefriti ėshtė njė infeksion i veshkave dhe ose i kanaleve tė urinės.

Pyelonefriti ėshtė mjaft i shpeshtė nė rastet e ērregullimeve tė lindura ose tė fituara tė kanaleve urinare, nė rastet kur njė pjesė e urinės nuk derdhet e gjitha nė rrugėn natyrale por kthehet pėrsėri nė veshkė si rezultat i anomalive tė lindura ose dėmtimeve tė kanaleve urinare ose valvulave tė moskthimit. Kėto lloj anomalish shfaqen qė nė mosha tė hershme pediatrike, por edhe mė vonė me kalimin e viteve bėhen mė tė dukshme pėr pacientin dhe mjekun.

Pyelonefriti mund tė prekė njėrėn veshkė ose tė dyja sė bashku.

Pyelonefriti mund tė jetė Akut (i menjėhershėm) ose Kronik ( i ngadaltė dhe i vazhdueshėm)

Pyelonefriti nuk duhet tė ngatėrrohet me infeksionet e fshikėzės urinare tė cilat janė infeksione vetėm tė fshikėzės, nuk kanė pėrfshirė veshkat apo kanalet e urinimit, dhe janė mjaft mė tė shpeshta (infeksionet e fshikėzės) sesa pyelonefritet. Por duhet theksuar se infeksionet e fshikėzės urinare, sidomos kur janė tė pėrsėritura dhe tė pamjekuara mirė, janė njė shkak i mirė dhe i mjaftueshėm qė infeksioni tė ngjitet lart nėpėrmjet kanaleve urinare apo me anė tė gjakut dhe tė pėrqėndrohet nė veshka, duke shkaktuar nė kėtė mėnyrė infeksionet e veshkave (pyelonefritet).

Shkaqet qė favorizojnė shfaqjen e pyelonefriteve janė:

Rikthimi i urinės nga kanalet urinare nė veshkė (kryesisht pėr shkak tė anomalive tė lindura tė kanaleve dhe valvulave tė tyre)

Gurėt e veshkave

Bllokimi kronik i plotė ose i pjesshėm i kanaleve urinare ose njėrit prej tyre.

Symptomat (shenjat):

Dhimbje mesi ose nė zonėn e veshkave (poshtė brinjėve)

Temperaturė me ethe

Dhimbje tė forta barku (rrallė)

Temperaturė e lartė ose subfebrile (qė vazhdon mė shumė se 2 ditė).

Lodhje e pėrgjithshme

Ndryshime mendore kryesisht konfuzion

Probleme urinare - gjak nė urinė

Urine jo e kthjellėt, e errėt,

Erė e rėndė e urinės

Urinim i shpeshtė, nė sasi tė pakėt

Urinim edhe natėn (ndėrkohė qė normalisht njeriu nuk ka nevojė tė urinojė natėn).

Urinim me dhimbje ose djegie

Nė kėto raste ėshtė mjaft e nevojshme qė pacienti tė drejtohet menjėherė tek mjeku i pėrgjithshėm ose mė mirė tek mjeku specialist, pasi diagnostikimi i saktė dhe i shpejtė i sėmundjes shtojnė shumė mundėsitė qė mjekimi tė jetė korrekt dhe pėr pasojė tė shmanget kronicizimi i sėmundjes, gjė qė ėshtė mjaft e vėshtirė dhe e kushtueshme pėr tu mjekuar.

Ėshtė i njohur fakti qė shpesh kėto infeksione urinare kanė tendencėn tė vetėshėrohen nė dukje tė parė pa marrė mjekime specifike, dhe pacienti mendon se kaloi njė gjendje tė lehtė dhe me pak mjekim (lėngje, cpirofloxacine, ilaēe kundėr temperaturės etj) e kaloi sėmundjen. Kjo pėrgjithėsisht nuk ėshtė e vėrtetė, pasi thjesht janė zhdukur disa simptoma, por nė realitet kanė mbetur mjaft dėmtime apo infeksione tė fshehura nė sistemin urinar tė cilat gradualisht e dobėsojnė mjaft rezistencėn e aparatit urinar duke e bėrė atė shumė tė ndjeshėm ndaj infeksioneve tė ardhshme tė cilat gjithmonė e mė tepėr do tė dėmtojnė organet urinare duke ēuar nė dėmtimet kronike aq problematike.

Stadi i fundit i sėmundjeve tė veshkave

Disa sėmundje akute tė veshkave dhe shumė nga sėmundjet kronike tė tyre, nė fund tė fundit shkaktojnė njė humbje tė funksionit tė veshkave, humbje e cila mund tė jetė e pjesshme ose e plotė, gjė qė nėnkupton paaftėsinė e veshkave pėr tė kryer detyrat e saj qė janė eliminimi i mbetjeve tė padobishme dhe toksike qė prodhohen nga organizmi ynė, eliminimin e lėngjeve tė tepėrta tė organizmit dhe stabilizimin apo eliminimin e kripėrave minerale, acideve etj.

Humbja e funksionit tė veshakve (ėshtė kusht qė duhen tė jenė tė sėmura tė dy veshkat) shpesh vjen nė mėnyrė graduale (rrallė tė menjėhershme), dhe ėshtė e vazhdueshme deri sa arrin njė moment kur humbja e funksioneve ėshtė e tillė qė mund tė quhet e plotė ose aq e pakėt (mė pak se 10% e funksionit) sa organizmi i njeriut ėshtė e pamundur qė tė jetojė mė dhe ka nevojė pėr pėrdorimin e veshkės artitificiale qė ndryshe quhet edhe Dializė, ose nė rastin mė tė mirė bėhet transplant i veshkės kur ky ėshtė i mundur.

Duhet patur parasysh se njė pacient mund tė vuajė prej 10 - 20 vjetesh nga pamjaftueshmėria e veshkave pėrpara se tė pėrfundojė nė stadin e fundit, pra nė humbje tė parikthyeshme, totale tė funksionit tė veshkave dhe pėr pasojė bėhet e nevojshme dializa ose transplanti.

Njė nga shkaqet mė madhore pėr stadin e fundit tė veshkave, ėshtė sėmundja e diabetit, e cila pothuaj nė mėnyrė tė pashmagshme e ēon pacientin nė dėmtimet pėrfundimtare tė veshkave.

Duke ditur faktin qė dėmtimi pėrfundimtar i veshkave kėrkon kohė dhe vite aq mė tė kuptueshme bėhen edhe rekomandimet e mjekėve pėr kujdes tė hershėm dhe tė vazhdueshėm pėr veshkat, pasi ėshtė krejt e mundur qė nė shumė raste tė shtyhet sa mė shumė. Me njė kujdes disi tė veēantė dhe kontrolle periodike, dėmtimi final i veshkave tė parandalohet pėrfundimisht.

Simptomat e mosfunksioninit tė veshkave:

Rėnie e vigjilencės qė nėnkupton:

Pėrgjumėsi

Konfuzion mendor

Shfaqje tė vegimeve tė ndryshme

Koma(kur pacienti humbet vetėdijen pėr njė kohė tė gjatė,dhe funksionojnė vetėm organet jetėsore si zemra,metabolizmi etj.)

Rėnie e ndjeshmėrisė nė duar ose zona tė tjera tė organizmit

Rėnie e sasisė sė urinės

Shpesh hemoragji tė lehta pa shkak tė dukshėm

Lodhje e vazhdueshme

Lemzė

Dhimbje koke

Theksim i pigmentimit tė disa zonave tė lėkurės, dhe zbehje e ngjyrės sė saj nė zona tė tjera

Kruarje e pėrgjithshme e trupit

Tė vjella me gjak

Ngėrēe muskulare sidomos nė kėmbė dhe duar gjatė natės apo ditėn

Tė pėrziera ose tė vjella

Ndėrprerje e prodhimit tė urinės

Konvulsione

Humbje pa shkak tė dukshėm dhe e vazhdueshmė nė peshė

Mjekimi i vetėm pėr pamjaftueshmėrinė pėrfundimtare tė veshkave konsiston nė pėrdorimin e dializės ose transplantit tė veshkave kur ky ėshtė i mundur.

Pacienti duhet tė pėrgatitet pėr futjen nė procedurat e dializės shumė kohė pėrpara se kjo tė bėhet absolutisht e nevojshme. Parapėrgatitja nėnkupton nė radhė tė parė arsimimin e pacientit mbi faktin se ēfarė ėshtė dializa? Si bėhet ajo? Ēfarė regjimi i jetės ndiqet nga pacienti kur ai bėn dializė? Ēfarė diete, mjekimet, institucionet qė bėjnė dializė pranė vendbanimit tė tyre, pėrgatitja kirurgjikale e venave tė krahut qė do tė shėrbejnė si vend pėr futjen e gjilpėrave tė dializės si dhe mjaft probleme tė tjera psikologjike, tė cilat bėhen me ndihmėn e mjekut specialist ose tė stafit tė tij tė pėrgatitur pėr mbėshtetje psikologjike ndaj pacientit si dhe me literaturė pėrkatėse.

Gurėt e veshkave

Gurėt e veshkave, formohen kryesisht nė veshka dhe mė pas lėvizin nė drejtim tė rrjedhjes sė urinės, pra nė kanalet e veshkave dhe mė pas nė fshikėzėn urinare derisa dalin nėpėrmjet kanalit tė jashtėm urinar.

Gurėt e veshkave formohen nga kristalet e shumta qė prodhohen nė organizėm dhe dalin nė pėrbėrje tė urinės, por nė pamundėsi pėr tu eliminuar tė gjithė nė njė kohė tė caktuar, kristalet ngjiten me njėri tjetrin dhe pėr pasojė formojnė gurė nė pėrmasa tė ndryshme, dhe me pėrmbajtje tė ndryshme kristalesh.

Sasitė e tepėrta tė kristaleve formohen kryesisht nė njerėz qė janė tė dehidratuar, domethėnė qė kanė mungesė lėngjesh nė organizėm nė krahasim me nevojat qė ka trupi. Dehidratimi ėshtė njė fenomen i shpeshtė nė vende tė tilla si Shqipėria, me temperatura relativisht tė larta nė shumicėn e vitit, dhe me zakone jo tė shėndetshme pėrsa i pėrket pėrdorimit tė lėngjeve tė shtuara nė aktivitetin tonė tė pėrditshėm (ne shqiptarėt pėrdorim pak lėngje nė krahasim me temperaturat qė kemi nė vendin tonė).

Pėrbėrėsit kryesorė tė gurėve nė veshka janė: Kalciumi oksalata, carbonate cystine etj. Rrallė gjenden gurė me pėrmbajtje tė pastėr tė njė lloj kristali, zakonisht gurėt janė pėrbėrė nga kombinime tė dy ose mė shumė kristaleve, tė sipėr pėrmendura. Zakonisht nė qendėr tė ēdo guri ka mjaft mikrobe qė shėrbejnė edhe si zanafillė e prodhimit tė gurėve, dhe kjo ėshtė mė e shprehur tek femrat me infeksione tė pėrsėritura urinare.

Prodhimi i gurėve ėshtė i favorizuar edhe nga disa sėmundje tė zorrėve, gjėndrės tiroide, paratiroide, sėmundje tė acidifikimit tė urinės, infeksione tė zgjatura urinare, sėmundje tė metabolizmit, por ka edhe disa tipare trashėguese familjare nė disa raste.

Prania e gurėve nė sistemin urinar zakonisht ėshtė e heshtur, dhe dallohet nė njė ekzaminim tė rastit me EKO, ose kur fillojnė simptomat e pranisė sė tij.

Qė tė shfaqen simptomat e pranisė sė gurit nė sistemin urinar, nė shumicėn e rasteve, ėshtė e nevojshme qė mė parė guri tė dalė nga veshka dhe tė shkojė nė kanalin e urinės. Nė kėtė moment, veshka prodhon urinė, por ajo nuk ka nga tė rrjedhė dhe pėr pasojė veshka fryhet nė brendėsinė e vet, duke u zmadhuar dhe tensionur. Pikėrisht nė kėtė moment fillojnė edhe dhimbjet aq karakteristike tė veshkės, qė zakonisht janė nga njėra veshkė shumė tė forta, tė menjėhershme dhe pacienti nuk gjen dot asnjė pozicion tė pėrshtatshėm pėr tė qetėsuar dhimbjen (ndryshe nga shumė dhimbje tė tjera tė mesit kur ka njė pozicion tė caktuar tė trupit nė tė cilin pacientit mund ti lehtėsohen dhimbjet).

Ndėrkohė pacienti mund tė ketė edhe tė pėrziera, tė vjella (gjė qė e vėshtirėson diagnozėn e menjėhershme), vėshtirėsi tė urinimit (gjė qė tregon se guri ėshtė disi afėr rrugės sė daljes), urinim me gjak, ethe etj.

Gurėt shfaqen mė shumė nė mosha aktive midis 20 dhe 30 vjeē. Nė shumicėn e rasteve prodhimi i gurėve ka tendencė qė tė pėrsėritet, gjė qė e bėn tė detyrueshme kontrollin dhe kujdesin periodik tė veshkave edhe pasi ka dalė guri. Kėta pacientė, duhet tė jenė vazhdimisht vigjilentė pėr gjendjen e veshkave tė tyre pasi ka shumė mundėsi qė guri tė pėrsėritet, (dhe ai pėrsėritet nė heshtje, dhe shpesh mjaft shpejt).

Zakonisht gurėt e veshkave dalin vetė ose/dhe me ndihmėn e disa medikamenteve dhe mjekimeve alternative (bimore, banjo tė ngrohta, aktivitet fizik etj), nė varėsi tė madhėsisė sė gurit, gjendjes sė veshkės (sa e shėndetshme ėshtė ajo, nė mėnyrė qė tė ushtrojė presion mbi gurin e formuar etj), por njė pjesė jo e vogėl e gurėve kanė nevojė pėr ndėrhyrje instrumentale me qėllim qė tė nxirren nga organizmi.

Ndėrmjet instrumentave mė tė pėrdorur, sot ėshtė goditja e tyre me anė tė ultratingujve me frekuencė tė lartė gjė qė bėn tė mundur thėrmimin e tyre dhe pėr pasojė eleminimin nė rrugė natyrale nga kanali i urinės. Gjithashtu pėrdoren edhe metoda tė tjera me futjen e paisjeve tė ndryshme nėpėrmjet kanaleve tė urinės, fshikėzės urinare deri nė vendndodhjen e gurit, ose dhe mė tej, pėrdoren operacione tė hapura tė veshkės ose kanalit tė urinės. Tė gjitha kėto metoda zgjidhen dhe aplikohen nga mjeku specialist urolog nė varėsi tė shumė faktorėve specialė tė vlerėsueshėm vetėm nga mjeku Urolog.

Ashtu siē e theksuam edhe mė lart, ėshtė mjaft vendimtare qė kėta njerėz qė kanė gurė nė veshka edhe pasi i kanė nxjerrė ato, duhet detyrimisht tė fillojnė njė regjim tė kujdesshėm jete nė drejtim tė marrjes sė mjaftueshme tė lėngjeve, kontrolleve tė imėta tė sistemit urinar pėr tė gjetur ndonjė shkak tė mundshėm pėr krijimin e gurit, (anomali urologjike qė pėngojnė rrjedhjen normale tė urinės nėpėr kanale), eleminimi i ēdo lloj infeksioni nė rrugėt urinare si dhe njė dietė tė pėrshtatshme sipas natyrės minerale tė gurit qė kanė nxjerrė (tė cilit ėshtė mirė ti bėhet njė analizė laboratorike e posatshme, pėr pėrbėrjen e tij).

Infeksionet urogenitale (tė organeve tė legenit)

Pothuaj nė mėnyrė tė pėrhershme infeksionet e organeve tė fundit tė barkut (mitra, tubat, vezoret - tek femrat, dhe prostata tek meshkujt) komplikohen me infeksione tė urinės dhe me simptoma tė theksuara urinare mjaft invalidizuese pėr tė dy gjinitė. Pėr kėtė arsye ėshtė mirė qė ti hedhim njė vėshtrim tė shkurtėr infeksioneve tė organeve tė poshtme Urogenitale nė lidhje me njėra tjetrėn.

Ėshtė mjaft e zakonshme tek femrat infeksioni i Vaginės, mitrės, tubave dhe vezoreve me mikrobe qė transmentohen kryesisht nė mėnyrė seksuale. (Chlamydia, tricomonas, gonore, mykoplazma, stafilokok, streptokok, etj).

Kėto lloj infeksionesh transmetohen nė rrugė seksuale nga partneri, ose partneret, nga mėnyrat dhe zakonet e ndryshme seksuale qė janė tė pėrhapura sot (disa partnerė njėkohėsisht, pėrdorimi i diafragmave ose spiraleve pėr njė kohė tė gjatė, abortet), si dhe anomali tė tjera tė sistemit genital tek femrat.

Karakteristikė kryesore e kėtyre infeksioneve janė dhimbjet e mesit ose tė fundit tė barkut, sekrecione vaginale tė shtuara me ngjyrė tė ndryshme (e verdhė, jeshile, si gjizė etj) me aromė kryesisht jo tė kėndėshme (peshk etj) qė e detyrojnė femrėn tė ndėrrohet mė shpesh, dhimbje tė shtuara gjatė periudhės para dhe gjatė menstruale, hemoragji menstruale tė shuar, ose hemoragji edhe nė mes tė ciklit, dhimbje gjatė kontakteve seksuale, etj.

Aktualisht kėto sėmundje janė mjaft tė zhvilluara dhe mjaft tė rrezikshme nė femrat e moshės sė adoleshencės, (para 20 vjeē) edhe pėr vetė faktin se shpesh herė femrat pak tė arsimuara nė kėtė drejtim nuk e kuptojnė se kanė njė anomali nė sekrecionet ose dhimbjet e tyre, ose ju vjen turp tė ankohen dhe tė paraqiten tek mjeku thjesht pėr kėto probleme, etj. Zakonisht kėto femra paraqiten tek mjeku i veshkave pėr ērregullimet urinare qė kanė (qė janė tė pashmangshme siē e theksuam mė lart) ose pėr dhimbje tė veshkave, duke menduar se dhimbjet e mesit kanė lidhje me sėmundje tė veshkave.

Ėshtė mjaft e rėndėsishme pėr njė mjek Nefrolog qė tė bėjė menjėherė dallimin e shkaqeve tė ankesave tė femrave, pėr arsye tė aparatit urinar apo genital dhe me insistim duhet tė orientojė pacienten femėr qė tė trajtohet nė mėnyrė specifike pėr problemet genitale, pasi edhe infeksionet urinare nuk do tė shėrohen lehtė dhe do tė lėnė pasojat e tyre tė mėvoneshme qė u trajtuan mė sipėr, por edhe nė drejtim tė pjellorisė sė femrės, kozmetikės sė saj, invalidizimit tė saj nga dhimbjet kronike tė fundit tė barkut dhe uljen nė masė tė konsiderueshme tė cilėsisė sė jetės femėrore dhe detyrave tė saj si nėnė e ardhshme.

Me mjekimet qė ekzistojnė sot ėshtė mjaft e lehtė qė kėto infeksione tė organeve tė fundit tė barkut tė shėrohen qė nė fillimet e tyre dhe pėr pasojė femra do tė ketė njė jetė tė shėndetshme seksuale femėrore.

Sėmundjet uro- genitale mashkullore

Konsistojnė kryesisht nė infeksionet/irritimet e kanalit tė urinės, i cili del nga fshikėza urinare, kalon mes pėrmes gjėndrės sė prostatės dhe del nė penis, nėse kanali i urinės infektohet apo irritohet, ėshtė e pamundur qė tė mos irritohet apo infektohet edhe gjėndra e prostatės.

Prostata ėshtė njė gjėndėr tė cilėn e kanė vetėm meshkujt me madhėsinė e njė arre tė vogėl 15 - 25 gramė, e pėrbėrė nga dy pjesė ose lobe siē quhen nė mjekėsi, e cila rritet me rritjen e moshės sė mashkullit, dhe bėhet e rėndėsishme qė nė fillimet e adoleshencės.

Prostata shėrben pėr prodhimin e lėngjve qė hollojnė spermėn e cila prodhohet nė testikuj, dhe kalon nėpėrmjet kanaleve nė gjėndrėn e prostates dhe mė pas derdhet nė kanalin e urinės nga ku del nė ambientin e jashtėm. Pra sperma pėrshkon tė njėjtėn rrugė nė kanalin e urinės (nė njė pjesė tė tij) ashtu si edhe urina, dhe nė kėtė mėnyrė mjaft sėmundje tė kanalit apo tė urinės ndikojnė nė sėmundje tė prostatės apo anasjelltas.

Kanali i urinės dhe pėr pasojė edhe prostata infektohet nga mikrobet seksualisht tė transmetueshme qė merren nga partneret femra, por nė shumicėn e rasteve kėto infeksione vetėkufizohen tek mashkulli, ndėrkohė qė prostata ėshtė e irrituar dhe problematike nė njė masė tė konsiderueshme meshkujsh, seksualisht aktivė aq sa thuhet se ėshtė e pėrafėrt me sasinė e femrave qė vuajnė me infeksione genitale. Nė kėtė mėnyrė sot ajo ėshtė njė problem social edhe pėr meshkujt e moshave tė reja (20  50 vjeē).

Shkaqe tė tjera tė irritimit tė prostatės janė edhe puna fizike e rėndė, ose sporte tė rėnda qė shoqėrohen me shumė djersė dhe mos pirjen e lėngjeve nė sasi tė mjaftueshme, (sidomos kur kėto sforcime fizike fillohen nė moshė tė re dhe adoleshencė). Mungesa kronike e lėngjeve, mesa duket, krahas dėmtimeve nė organet e tjera bėn qė edhe nė prostatė tė bjerė rezistenca lokale dhe pėr pasojė, mikrobe qė nė raste normale do tė ishin tė padėmshme, tani kthehen nė mikrobe tė dėmshme duke dhėnė irritime tė prostatės dhe mė vonė edhe kalcifikime tė saj. Mendohet se nė qendėr tė kalcifikimeve (gurėve) ndodhen sasi tė mėdha mikrobesh, tė cilat shpėrthejnė herė pas here, duke e mbajtur nė gjendje alarmi indin delikat tė prostatės.

Gjithashtu, shkaqe pėr irritimin e prostatės janė edhe difektet e lindura apo tė fituara pėrsa i pėrket ngushtimit tė kanalit tė urinės (e lindur ose e fituar nga pėrdorimi i krateteve urinare nė njė operacion, ose goditjet nga poshtė ose nga shala e bicikletės nė adoleshencė, ose nga infeksionet e testeve apo lėkurės sė penisit nė fėmijėri).

Nė shumicėn e rasteve, nuk gjendet njė mikrob i veēantė nė analizat e sekrecioneve mashkullore, dhe kjo ēon nė idenė se irritimet e prostatės nė shumicėn e rasteve janė me origjine jo bakteriale (ose ndoshta vetėm nė fillimet e tyre kanė origjine bakteriale).

Simptomat e irritimit tė prostatės shpesh janė tė menjėhershme por nė shumicėn e rasteve janė tė ngadalta, graduale, dhe mashkulli mėsohet me simptomat, duke shtyrė kėshtu pėr shumė kohė derisa tė paraqitet tek mjeku pėrkatės.

Simptomat janė tė disa llojeve, ose janė bashkė ose tė veēuara, ose nė periudha tė ndryshme shfaqen simptoma tė ndryshme, periodike ose jo, qė mund tė lidhen me motin, stresin psikologjik apo fizik, aktivitetin seksual, pije apo ushqime tė ndryshme. Pra shenjat e acarimit tė prostatės kanė njė variacion shumė tė madh tek meshkuj tė ndryshėm, nė mosha tė ndryshme. Zakonisht sėmundjet e prostatės janė menduar si sėmundje tė meshkujve tė moshuar dhe deri diku ėshtė e pashmangshme qė njė mashkull i moshuar tė mos ketė probleme me prostatėn, pasi dihet qė organi i prostatės zhvillon njė zmadhim tė detyrueshėm me kalimin e moshės, qė ka edhe shenjat e veta specifike, por kjo nuk do tė thotė se edhe meshkujt e rinj seksualisht aktivė nuk preken nga sėmundje tė prostatės qė nuk kanė lidhje me zmadhimin e saj por me irritimin e saj. Kėto sėmundje, quhen prostatite kronike apo edhe akute.

Simptomat e sėmundjeve tė prostatės

Janė tė ndryshme, nė disa raste ka vetėm 1 simptomė, nė disa raste tė tjera ka kombinim simptomash dhe nė kushte tė ndryshme predominon herė njė simptomė herė njė tjetėr.

Urinare

Zakonisht sėmundja e irritimit tė prostatės ose me saktė e Uretro-prostatitit, fillon me njė simptomė, qė pėrgjithėsisht ėshtė djegie e urinės, qė e detyron tė sėmurin tė shkojė tė urinojė me qėllim lehtėsimin e djegies, por djegia rifillon pėrsėri pas pak kohėsh. Ose pacienti fillon tė ngrihet natėn pėr tė urinuar, qoftė edhe 1 herė, ose e fillon urinimin me vėshtirėsi, ose bie presioni i curgut tė urinės, ose duhet tė pėrdorė presėn e muskulaturės sė barkut me qėllim qė tė arrijė presionin e kėnaqshėm tė urinimit.

Ka raste kur pas urinimit i sėmuri nuk ndjehet i zbrazur nga urina por ka ndjenjėn sikur ka mbetur njė sasi urine pėrsėri pa u derdhur, nė raste tė tjera, pacienti ka nevojė tė urinojė menjėherė pasi pi njė kafe, coca cola, red bull, birrė, alkol apo kur ftohet koha ose kur lan duart, shpesh nė lokal me shokėt detyrohet tė shkojė nė banjė mė shumė herė se shokėt e tij tė tavolinės, duke konsumuar tė njėjtat pije (ka edhe persona, me profesione si shofer, stomatologė, avokatė etj, qė nuk kryejne dot zanatin e tyre pasi vazhdimisht duhet tė shkojnė nė tualet, ēdo 10 - 30 minuta, gjė qė e bėn tė pamundur pėrqėndrimin nė punė, po ashtu edhe ngritjet e shpeshta natėn pėr tė urinuar, e ulin mjaft fuqinė psikologjike tė mashkullit, dhe pėr pasojė dhe aftėsinė e tij pėr punė. Pasoja Irritim i vazhdueshėm psikologjik, depresion etj.

Dhimbjet

Karakteristikė pėr kėta meshkuj janė dhimbjet e mesit, tė cilat fillimisht nuk janė gjatė gjithė ditės, apo vitit por mė pas bėhen tė vazhdueshme dhe shpesh herė kėta meshkuj vizitohen pėr sėmundje tė shtyllės kurizore, reumatizėm etj. por pa rezultat. Nė shumicėn e rasteve kėta pacientė kanė edhe shenja urinare apo tė spermės qė nuk i vėnė re ose nuk i thonė pėr shkak tė drojtjes nga mjeku, familjarėt, apo se nuk i kuptojnė. Ėshtė detyrė e mjekut ekzaminues qė ta pyesė pacientin pėr shenjat urinare me imtėsi dhe pėrgjithėsisht do tė zbulohen simptoma tė mjaftueshme qė tė ēojnė nė diagnozėn e prostatit.

Dhimbjet e fundit tė barkut, edhe kėto janė karakteristike pėr kėta tė sėmurė dhe pėrgjithėsisht tregojnė pėr njė fazė tė avancuar tė sėmundjes. Kėto dhimbje mund tė jenė nė tė gjithė fundin e barkut, nė mes, ose tė pėrqėndruara nė njėrėn anė tė rrėzės sė kofshės, pranė testit pėrkates (gjė qė tregon pėr prekje tė qeses sė spermės sė kėsaj ane) djathas apo majtas. Gjithashtu shpesh kėta pacientė kanė ndjenjėn e mpirjes sė lėkurės pėrreth organeve genitale, duke dhėnė pėrshtypjen se i kanė mbathjet tė ngushta, mund tė kenė dhimbje nė zonėn midis penisit dhe anusit, dhimbje ose djegie nė majė tė penisit, nxirje tė penisit ose kanalit brenda tij.

Shpesh herė kėto dhimbje dhe shqetėsime bėhen mė tė forta tek meshkujt qė rrijnė ulur pėr njė kohė tė gjatė nė zyrė apo vende tė tjera dhe pasi ata bėjnė disa ushtrime fizike lehtėsohen (kjo tregon pėr pėrfshirjen nė sėmundje tė muskujve tė fundit tė barkut, nė brendėsi tė tij, ata muskuj qė mbajnė fshikėzėn urinare dhe organet e tjera nė brendėsi tė legenit).

Psikologjike

Meshkujt me irritim kronik tė prostatės (prostatit kronik) kanė edhe njė profil tė caktuar psikologjik, qė instalohet gradualisht sa bėhet i pakuptueshėm edhe pėr vetė pacientin. Shqetėsimi kronik, alarmi kronik i fundit tė barkut, urinės, mesit, etj. e bėjnė pacientin mjaft tė iritueshėm, duke ulur rendimentin e tij nė punė dhe familje, sidomos kur pacienti ka bėrė disa vizita, analiza, mjekime dhe nuk shikon ndonjė rezultat tė qėndrueshėm, kjo e dėrgon atė nė gjendje depresive mjaft tė rėnda , sa shpesh herė kėrkojnė me insistim pėrdorimin e operacioneve, vetėm e vetėm qė tė shpėtojnė nga vuajtjet e vazhdueshme.

Nė literaturėn mjekėsore, shpesh herė pacientėt me prosatin kronik krahasohen me pacientėt e sėmurė me infarkt tė zemrės, pėrsa i pėrket uljes sė cilėsisė sė jetės. Shpenzimi i kohės, parave, pa rezultatet ėshtė njė faktor me rėndėsi nė depresionin e kėtyre pacientėve. Gjithashtu ata nuk mund tė ankohen lirshėm tek shokėt apo familja pasi kanė drojė pėr invaliditetin e tyre qė sidomos nė Shqipėri shikohet me mjaft sarkazėm, sikur ėshtė prekur aftėsia e tyre burrėrore, apo nga fakti qė publiku ėshtė i mėsuar qė sėmundjet e prostatės shfaqen nė pleqėri, pra kėta meshkuj tė rinj na qenkan plakur para kohe. Nė kėtė aspekt kėta pacientė, janė pothuajse vetėm nė vuajtjen e tyre, dhe i vetmi shok ku mund tė shprehen disi hapur ėshtė mjeku specialist, qė edhe kėta janė mjaft tė pakėt nė numėr, qoftė nė vendet e tjera qoftė nė Shqipėri. Ėshtė kjo arsyeja qė kanė lindur mjaft faqe interneti me shoqata tė pacientėve tė sėmurė me prostatė, ku ata shkėmbejnė pėrvojat dhe kėshillat me njėri tjetrin.

Ne parantezė dua tė them se pacientėt qė vuajnė me irritime kronike uretro-prostatike, mund tė diagnostikohen dhe mjekohen mirė. Sot ka njė mori mjetesh dhe medikamentesh pėr tu ardhur nė ndihmė kėtyre pacientėve.

Analizat e nevojshme pėr sėmundjet e veshkave

Analiza e parė dhe mė e pėrdorshme ėshtė analiza e urinės, me anė tė sė cilės zbulojmė mjaft elementė tė sėmundjeve tė aparatit urinar por edhe tė organeve tė tjera, zbulojmė infeksionet urinare, gjakun nė urinė, praninė ose dyshimin pėr gurė nė aparatin urinar, zbulojmė diabetin, aneminė, sėmundje tė mėlēisė, gjendje tė rėnduar nga temperatura, apo sforcimet fizike etj. Pra njė analizė urine e interpretuar me mjeshtėri nga mjeku specialist, ėshtė njė dritare mjaft e gjerė pėr tė gjykuar mbi shumė aspekte tė organizmit, dhe e orienton mjaft drejt mjekun pėr tė kėrkuar analiza tė tjera plotėsuese, pa harxhuar kohė dhe para tė tepėrta nga pacienti.

Duhet theksuar me forcė, se tek meshkujt e sėmurė apo tė infektuar, njė analizė e zakonshme urine mund tė jetė krejt e pastėr, dhe pėr pasojė mjeku nuk mendon se pacienti ka sėmundje uro genitale, duke e ēorientuar edhe pacientin i cili megjithėse analiza e urinės ėshtė e pastėr ka mjaft ankesa uro genitale (qė kėtu fillon depresioni psikologjik).

Nė kėto raste ėshtė patjetėr e nevojshme qė tek kėta meshkuj tė merret njė analizė urine pasi tė jetė kryer njė masazh i lehtė i prostatės, me qėllim qė njė pjesė e sekrecioneve tė prostatės tė dalin nė kanalin e urinės, aty do tė gjenden nė shumicėn e rasteve shenjat e nevojshme tė infeksionit, qoftė leukocite, mikrobe apo eritrocite etj. Ky ėshtė njė vėrtetim i plotė qė kėta meshkuj kanė njė sėmundje organike dhe jo vetėm se ju duket sikur janė tė sėmurė (kjo analizė ėshtė shumė pak e pėrdorshme nė Shqipėri, dhe pėrdoret nė klinika tepėr tė specializura dhe nė raste tė rralla, kryesisht nė rastet e sterilitetit mashkullor, si edhe nga fakti qė pacientėt e moshave tė reja, shfaqin mjaft rezistenecė qė tė pranojnė qė mjeku tu bėjė masazh tė prostatės nga zorra e trashė, pėr arsye tė mentalitetit mashkullor, tė ngacmimit nga njė tjetėr i anusit).

Analizė tjetėr e pėrdorur gjerėsisht ėshtė edhe Urokultura, qė shėrben pėr pėrcaktimin e mikrobit shkaktar pėr infeksionin, si pėrcaktimin e antibiotikut mė efikas pėr luftimin e tij. Njė urokulturė e mirė kursen kohė, para, vuajtje, dhe siguron shėrim mė tė shpejtė dhe efikas.

Ekzaminimi mė nė modė dhe mė i pėrdorshėm sot, bile edhe para analizės sė urinės (gjė qė ėshtė mjaft e gabuar) ėshtė ekzaminimi me EKO i veshkave, apo pjesėve tė tjera tė sistemit urinar.

Me anė tė EKO-s ne shikojmė formėn, madhėsinė, elementėt e strukturės sė aparatit urinar, praninė e gurėve, qeseve, tumoreve, bllokime tė veshkave etj. Tė gjitha kėto ndihmojnė nė mėnyrė tė pakrahasueshme nė pėrcaktimin e njė diagnoze tė saktė tė sėmundjeve urinare (shpesh Eko quhet edhe stetoskopi apo gishtat manjetike tė mjekut specialist). Ėshtė ekzaminim i padėmshėm, i shpejtė dhe komod. Jep tė dhėna tė pazėvendėsueshme pėr disa lloj semundjesh, pėr diagnozėn e tyre por edhe pėr efektshmėrinė e mjekimit.

Akoma mjaft i pėrhapur ėshtė edhe ekzaminimi i veshkave me anė tė radiografisė me kontrast (Pyelografi intravenoze), nė tė cilėn injektohet kontrast nė njė venė tė caktuar, dhe mė pas me anė tė disa radiografive tė bėra me intrvale kohore tė pėrcaktuara, studiohet sesi veshka e eliminon kontrastin, nė ēfarė sasie, shpejtėsie etj. duke na dhėnė mjaft tė dhėna tė paēmueshme mbi funksionin e veshkave, kanaleve etj. (kushton, do kohė, ambiente speciale).

Nė raste tė veēanta mund tė pėrdoret edhe skaneri apo rezonanca manjetike (tė shtrenjta por mjaft efikase).

Ekzaminimet e gjakut janė tė pazėvendėsueshme pėrsa i pėrket sėmundjeve akute dhe kronike tė veshkave, qoftė ose jo infektive. Me anė tė tyre, veshka na flet, tregon dobėsitė e saj, dhe kuptojmė mjaft mirė si funksionon ajo nė njė moment tė dhene, si reagon ndaj mjekimeve etj. Nė shumė sėmundje tė sistemit urinar analizat e gjakut janė vendimtare pėr diagnozė dhe ecuri tė sėmundjes. Nė disa sėmundje (pamjaftueshmėria akute apo kronike e veshkave), bėhen shumė shpesh (me rrezik pėr anemizimin e mėtejshėm) por janė mjaft tė domosdoshme pėr tė pėrcaktuar mėnyrat e mjekimit, tė cilat nė disa sėmundje tė rėnda duhen ndėrruar edhe ēdo 6 apo 12 orė.

Analizat mė tė zakonshme tė gjakut emėrtohen si:

Gjaku komplet

Azotemia

Kreatinemia

Elektrolitet

Acidet

Provat e mėlēisė

Sheqeri nė gjak

Proteinat nė gjak

Yndyrnat

Mikrobet nė gjak

PSA etj.

Rezultatet e kėtyre analizave, janė vendimtare nė pėrcaktimin e diagnozės, dhe ecurisė sė mėtejshme tė sėmundjes.

Mjekimet mė tė pėrdorshme nė sėmundjet e veshkave

Antibiotikėt (qė mund tė pėrdoren edhe pėr kohė mjaft tė gjatė nė disa sėmundje)

Serumet me pėrmbajtje tė ndryshme kripėrash minerale

Medikamentet qė shtojnė prodhimin e urinės (diuretikėt)

Medikamentet me pėrmbajtje sode

Ndėrhyrje tė ndryshme kirurgjikale nė raste e korrigjimit tė difekteve anatomike tė sistemit urinar apo tė gurėve nė kėtė sistem apo tė zmadhimit dhe kancerit tė prostatės ose fshikėzės urinare etj.

Nė sėmundje tė rėnda tė veshkave (pamjaftueshmėrinė e rėndė, pėrfundimtare) pacientėt vuajnė kryesisht nga njė anemi e theksuar, qė ėshtė pėrgjegjėse pėr shumė nga simptomat qė kanė tė sėmurėt. Nė kėto raste, tė anemisė sė rėndė ,pėrdoren me mjaft sukses, njė hormon i cili prodhohet nga veshka (por qė nuk arrin tė prodhohet dot, kur veshkat janė sėmurė mjaft rėndė) qė quhet Eritropoetinė, e cila bėn tė mundur qė tė shtohet prodhimi i gjakut nė organizėm dhe pėr pasojė pacientėt ndihen mjaft mirė, sa shpesh kujtojnė se janė shėruar nga veshkat, gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė, pasi ky hormon (eritropoetina) rregullon vetėm aspektin e anemisė por jo sėmundjet bazė nga tė cilat ėshtė sėmurė veshka. Prandaj e vlen tė theksohet qė pavarėsisht gjendjes sė mirė qė mund tė ndiejne kėta pacientė, gjatė pėrdorimit tė eritropoetinės, ata akoma janė tė sėmurė dhe vazhdimisht duhet tė jenė nėn kontrollin e mjekut specialist. Ky medikament ėshtė mjaft i shtrenjtė dhe pėr kėtė arsye rimbursohet plotėsisht nga sigurimet shėndetėsore ose shteti.

Medikamente mjaft tė pėrdorshme nė sėmundjet e veshkave janė edhe medikamentet qė ulin presionin e gjakut. Pėrgjithėsisht, pacientėt me sėmundje tė veshkave vuajnė njėkohėsisht edhe nga hipertensioni arterial (presioni i lartė i gjakut). Thuhet me mjaft tė drejtė se sa mė i ulėt tė jetė presioni i gjakut (pra sa mė i mirė tė jetė mjekimi) aq mė gjatė do tė jetojė veshka e sėmurė, prandaj sot bėhet ēdo pėrpjekje me ēfarėdo lloj kostoje, qė presioni gjakut tek kėta pacientė tė mbahet nė shifra sa mė tė ulta (mundėsisht nėn 120 /80). Nė kėto raste ndihmon shumė edhe dieta e rreptė pa kripė ose me sasi minimale tė kripės (sipas rastit). Njėkohėsisht, nė pacientėt me azotemi tė lartė, njė nga mjekimet ndihmėse kryesore ėshtė edhe dieta me pak proteina dhe pak fosfor. Pėr kėtė ka skema tė veēanta qė do tė publikohen herė pas here nė kėtė rubrikė (por pėrgjithėsisht dihet qė duhet tė kufizohet mishi, bulmeti, veza etj.)

Pacientėt me sėmundje tė rėnda tė veshkave, janė me imunitet tė ulėt, dhe pėr kėtė arsye janė mjaft tė prekshėm nga infeksionet e zakonshme (grip, bajame, mushkėri, diarre etj). Prania e kėtyre infeksioneve konsiderohet mjaft e rrezikshme pėr kėta tė sėmurė, dhe detyrimisht, gjithmonė merren masa radikale pėr tu mbrojtur nga sėmundjet e stinės, apo infeksionet e zorrėve, (duke pėrdorur vaksina, kufizuar daljet ne publik, apo mjekim tė menjėhershėm me antibiotikė tė pėrshtatshėm).

Shumica e medikamenteve qė merr njeriu, pėr sėmundje tė ndryshme, eleminohet nga veshkat, pasi medikamenti ka kryer funksionet e tij nė organizėm. Kjo ka njė domethėnie shumė tė madhe te pacientėt e sėmurė me pamjaftueshmėri tė veshkave, pasi medikamentet e marra pėr ēdo lloj sėmundje, eliminohen jo plotsisht dhe jo nė kohė nga veshka e sėmurė, kėshtu qė rritet mjaft sasia e medikamentit nė gjak duke dhnė pasoja mjaft tė rėnda tek i sėmuri (efekte toksike). Nė kėta tė sėmurė, zakonisht mjekėt i reduktojn dozat e medikamenteve, sipas nivelit tė pamjaftueshmėrisė sė veshks, (gjė e cila prcaktohet me analiza gjaku), pėr tė shmangur grumbullimin e tyre toksik nė gjak. Kryesisht bėhet fjalė pėr pėrdorimin e antibiotikėve, ilaēeve tė zemrės apo hipertensionit dhe disa medikamente tė tjera qė shfaqin toksicitet mė tė lartė nė organizėm kur grumbullohen nė doza tė larta. Pra mė thjeshtė, njė pacient qė ka nevojė pėr antibiotikė, do tė marrė gjysmėn e dozės sė njė pacienti qė nuk vuan nga veshkat, ose nuk do ta marrė 2-3 herė nė ditė por mund ta marrė dhe 1 herė nė ditė, sipas gjykimit tė mjekut. Pacienti ka pėr detyrė tė paralajmėrojė mjekun (ta njoftojė atė) se ai (pacienti) vuan me sėmundje tė veshkave.

Nė rastet e sėmundjeve tė stadit tė fundit tė veshkave, kur ato nuk eleminojnė mė substancat toksike nga organizmi, atėherė pėrdoret dializa (veshka artificiale ku gjaku pastrohet nė njė aparat tė posatēėm dhe kthehet i pastruar nė trupin e njeriut 2-3 herė nė javė sipas nevojave), ose mė mirė nė kohėt moderne, ka marre njė pėrdorim mjaft tė gjerė dhe me sukses, transplanti i veshkės (qė nėnkupton, marrjen e njerės veshkė nga njė i afėrm, deri nė kushėri tė parė, i shėndetshėm, ose nga njė donator i aksidentuar, dhe vendosjen e saj tek i sėmuri, ku kjo veshkė fillon tė kryejė funksionet e veshkave tė sėmura).

Rezultatet e transplanteve sot janė mjaft tė kėnaqshme duke i siguruar pacientit njė cilėsi jete mjaft tė mirė. Ėshtė mjaft e vėshtirė tė gjenden veshka qė pėrputhen me profilin genetik tė pacientit, janė mjaft tė kushtueshme si operacioni, ashtu edhe mbajtja nė gjendje pune e veshkės sė transplantuar, por ia vlen. Pėrgjithėsisht shpenzimet pėr kėto transplante pėrballohen nga shteti ose sigurimet. Tani kanė filluar transplantet e veshkave edhe nė Shqipėri.

Nė sėmundjet uro gjenitale, pėrdoren antibiotikė me mjaft sukses sidomos tek femrat, por kanė si kusht mjaft tė domosdoshėm qė duhet tė mjekohet edhe partneri seksual nė tė njėjtėn kohė, pasi nė tė kundėrt, femra do tė rimarrė mikrobet qė i ka transmetuar mashkullit dhe sėmundja do tė rifillojė nga e para ose me keq, do tė bėhet kronike. Ėshtė pothuaj e detyrueshme qė femrat me infeksione urinare tė mjekohen edhe pėr infeksione gjinekologjike tė mundshme pėr tė patur njė sukses sa mė tė plotė nė shėrimin e sistemit urinar. Higjena seksuale ėshtė kusht i domosdoshėm (nė ēdo 5 femra, 4 provojnė tė paktėn njė herė nė jetė infeksion urinar tė poshtėm) po kjo mund tė thuhet edhe pėr meshkujt afėrsisht (sidomos nėse pėrdoret metoda e analizės sė urinės, pas masazhit tė prostatės qė u pėrmend mė lart, rastet me infeksion nė sekrecione prostatike afrohen me ato tė femrave).

Nėse tek infeksionet e femrave, pėrdorimi i antibiotikėve apo dezinfektantėve tė tjerė ėshtė mjaft efikas, me rezultate mjaft tė kėnaqshme, nuk mund tė themi kėtė pėr infeksionet uretro prostatike tė meshkujve. Pėrdorimi i antibiotikėve, tek meshkujt e sėmurė, shpesh rezulton pa efekt, edhe kur pėrdoren antibiotikė tė zgjedhur sipas mikrobit shkaktar tė infeksionit. Nuk dihen akoma saktė arsyet se pse infeksionet uretro prostatike janė kaq rezistente ndaj mjekimit, po dihet qė prostata dhe indet qė e rrethojnė atė, kanė pak nevoja pėr gjak, pra dhe antibiotiku qė do tė shkojė nė prostatė me anė tė gjakut, ėshtė nė sasi tė pakėt, tė pamjaftueshme pėr tė luftuar mikrobet qė janė nė prostatė (nėse ka), sepse thuhet qė nė shumė pak raste ne mund tė gjejmė mikrobin e vertetė shkaktar tė sėmundjes.

Pėr tė mjekuar sėmundjet uretro-prostatike pėrveē antibiotikėve, pėrdoren me mjaft sukses edhe njė sėrė metodash tė tjera tė ashtuquajtura alternative, vetėm ose nė kombinim me antibiotikėt tė cilat pėrdoren gjerėsisht dhe me mjaft sukses nė klinika tė dėgjuara amerikane apo europiane dhe aziatike. Ndėr kėto metoda mund tė pėrmendim mjekimin e prostatės me termoterapi (nxehje) e cila duke e nxehur prostatėn rrit shumė qarkullimin e gjakut, shkrifton indet e gjėndrės, ngordh mikrobet qė mund tė jenė tė pranishėm nė indet e prostatės, zgjeron mjaftueshėm kanalet e shumtė qė ndodhen nė prostatė dhe pėr pasojė mashkulli lirohet nga shumė simptoma munduese qė ka patur pėr vite me radhė. Po ashtu me mjaft sukses pėrdoren metoda tė masazhit tė prostatės, qė mund tė kryhet nga njė person i specializuar, partneri ose nga vetė pacienti. Edhe nė kėto raste, masazhi ndikon nė hapjen e kanaleve nė brendėsi tė prostatės, duke i ēliruar ato, (ėshtė njė lloj fiskulture speciale), ndėrkohė qė masazhi ndihmon mjaft edhe nė shkriftimin e muskulaturės sė fundit tė barkut e cila ėshtė vazhdimisht e kontraktuar nga sėmundja duke dhėnė dhimbje mjaft shqetėsuese pacientit. Tė dyja kėto metoda (termo terapi dhe masazh), mund tė pėrdoren veēmas ose nė kombinim me njėra tjetrėn, por edhe nė kombinim me pėrdorimin e antibiotikėve nė tė njėtėn kohė (gjė qė rrit mjaft depėrtimin e antibiotikėve nė indet e sėmura tė prostatės, por duhet kujdes, gjė qė e pėrcakton mjeku kurues).

Nga ekseprienca personale, mund tė them se metodat alternative tė pėrmendura mė sipėr, janė mjaft efikase edhe nė pacientė qė kanė vite tė tėra qė vuajnė dhe nuk gjejnė lehtėsim me pėrdorimin e medikamenteve tradicionale. Sa mė i ri tė jetė pacienti, aq mė shumė sukses do tė ketė, (si nė pakėsimin e simptomave deri nė zhdukje). Shpesh kėta pacientė i rikthehen jetės normale.

Duke pėrfunduar, tė vetėdijshėm se nuk ėshtė e mundur tė pėrmblidhen tė gjitha problematikat e imta qė pėrfshijnė sėmundjet e sistemit urinar, shpresojmė qė ky material tė ndihmojė nė arsimimin fillestar tė lexuesve tė nderuar dhe mirėpresim ēdo lloj pyetje apo vėrejtje nė lidhje me sa ėshtė paraqitur nė kėtė kapitull.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
#F5k9

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.