Cilat janė sėmundjet e shpirtit?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Cilat janė sėmundjet e shpirtit?

Siē shkruan filozofi rumun Costandin Noica (Sase maledii ale spiritului contemporan, 1978; trad. it. Sei malatie dello spirito, il Mulino, Bologna 1993), njė ditė edhe yjet janė sėmurur.

Cilat janė sėmundjet e shpirtit?
Cilat janė sėmundjet e shpirtit?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 21/01/2018 19:20

Pasi kanė vigjėluar mbi njė botė nėn nivelin e pritshmėrive, disa prej tyre janė tėrhequr dhe janė bėrė yje dembelė, disa janė pėrzier me tepri nė punėt njerėzore duke rrezikuar pėrfundimisht natyrėn e tyre qiellore, dhe tė tjerėt e kanė kushtėzuar aq fort veten, saqė pėrkojnė mė shumė me pėrllogaritjet e astronomėve sesa me zotat. Yjet janė sėmurur.

Edhe qielli ėshtė sėmurur. Tė vjetrit besonin nė pakorruptueshmėrinė e sferave qiellore, ashtu siē besonin nė pakorruptueshmėrinė hyjnore. Sot ėshtė arritur tė zbulohen edhe sėmundje galaktike. Nė kozmos ėshtė fshehur njė krimb.

Edhe drita ėshtė sėmurur. Gėte besonte ende nė pėrsosmėrinė e saj, ndaj edhe protestonte kundėr Njutonit, i cili e konsideronte pėrzierje tė shtatė ngjyrave, e si rrjedhim tė papastėr. Pastaj dritės iu mat shpejtėsia e transmetimit dhe u zbulua se ėshtė e pėrēarė sė brendshmi, duke qenė njėherėsh thėrrmijė edhe valė. Kaq shumė sėmundje, nė njė rreze tė thjeshtė drite.

Edhe koha ėshtė sėmurur. Koha absolute, homogjene, uniforme na u shpalos si mė pak e madhėrishme qė prej ēastit ku u shndėrrua nė kohė tė thjeshtė lokale.

Edhe jeta ėshtė sėmurur, me pėrafėrsitė dhe pasiguritė e sinjalizuara nga biologjia bashkėkohore, pėr tė cilėn jeta ėshtė njė mbufatje e thjeshtė e materies, njė rastėsi e shndėrruar nė domosdoshmėri.

I sėmurė ėshtė edhe logosi, i copėtuar nė gjuhė trevash, ndėrkohė qė do tė duhej tė sillte me vete bashkimin e arsyes.

Po nėse tė gjitha etnitetet e mėdha janė sėmurur dhe, nėse kultura na i shpjegon sėmundjet e tyre si strukturore, me ē'sy mund ta vėshtrojmė ende qiellin? Kėshtu ndodhi qė leximi i qiellit, rregulli i tij, ligji, masa e tij, u fundosėn nė pandėrgjegjen e njerėzve dhe u pėrzien nė indet e irracionales, pėr t'u shkredhur mė pas si refren i pėrditshėm mbi kuptimin e kohės dhe fatit.

Sot nuk jemi mė nė lartėsinė e peisazhit antik. Sot njohim vetėm shpirtra individualė tė asfiksuar prej pazotėsisė pėr ta lidhur vuajtjen e tyre tė pėrditshme me dhimbjen e botės.

Njė vėllim i kuptimit, ai qė tė vjetrit e lidhnin me kupėn qiellore, ėshtė thithur nga shkencat psikologjike, tė cilat duke e kufizuar fushėn e tyre te pėrshkrimi i thjeshtė i proceseve psikike individuale, kanė shmangur pyetjen bazike qė pėrshkonte frymėn e botės nė pėrpėlitjen e kėsaj mes shpirtit dhe materies, aty ku mbetej e pavendosur nėse njeriu ishte autor i njė historie me gjithė erashkėn e krijimeve tė veta, apo thjesht ekzekutuesi i njė destini tė shkruar mė parė nė trashėsinė e materies.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
k=-JF

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė