Perspekti - Sami Frashėri - Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Sami Frashėri - Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet

Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet ėshtė njė nga veprat madhore tė Rilindjes, manifesti politik e ideologjik i saj.

Sami Frashėri - Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet
Sami Frashėri - Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 05/01/2018 08:53, Ndryshuar: 05/01/2018 15:55

Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet u botua nė Bukuresht mė 1899, nė prag tė ngjarjeve tė mėdha do tė ēonin nė fitoren e pavarėsisė. Pėr kėtė, shqiptarėt duhet tė ishin tė pėrgatitur, tė kishin programin e luftės dhe tė ndėrtimit tė shtetit tė ri. Duke pėrgjithėsuar pėrvojėn e gjeratėhershme tė lėvizjes kombėtare, kjo vepėr e plotėsonte mė sė miri kėtė mision. Siē tregon titulli, vepra pėrbėhet nga tri pjesė.

Pjesa e parė

I kushtohet historisė sė kaluar tė Shqipėrisė. Qėllimi i autorit ėshtė tė provojė se populli shqiptar ėshtė nga popujt mė tė vjetėr tė Evropės, me njė gjuhė nga mė tė vjetrat e mė tė bukurat, me kulturė e tradita tė pasura, qė ka tė drejtė tė jetojė i lirė nė mes tė popujve tė tjerė dhe kombeve tė qytetėruara. Si shumė rilindės tė tjerė, Samiu mbron origjinėn pelazgjike tė popullit shqiptar.

Njė vend me rėndėsi i jep nė kėtė pjesė figurės sė Skėnderbeut dhe epokės sė tij. Skėnderbeun e cilėson si njė burrė qė i ka shokėt e rrallė nė histori, kurse pėr epokėn e tij shkruan se "ėshtė m'ė bukur e m'ė bekuar e gjithė kohėrave pėr vendin tėnė" se atėherė i gjithė kombi ishte i bashkuar dhe u nderua nė gjithė botėn. Kjo ėshtė njė nga synimet kryesore tė veprės; tė forcojė te shqiptarėt ndėrgjegjen dhe krenarinė kombėtare.

Pjesa e dytė

Jep me nota tronditėse njė tablo realiste tė Shqipėrisė pas Tanzimatit. "Si janė sot shqiptarėt?" -pyet Samiu me shqetėsim dhe tregon se gjendja e vendit ėshtė e mjeruar nga ēdo pikėpamje. Burimin e kėtij mjerimi ai e sheh nė rradhė tė parė te zgjedha e huaj, qė e ka lėnė vendin nė varfėri, padituri, dhe errėsirė. "Shqiptarėt", - shkruan Samiu, - "janė robėr tė poshtuar(poshtėruar) e t'unjurė, tė shkelur e tė ēpėrnderė (turpėruar)".

Pėrshkrimi ėshtė edhe mė i gjallė nė kontrast me tė kaluarėn, tė cilėn nė pėrgjithėsi autori e idealizon. Ndaj dhe stili bėhet mė zemėrak, vepra e patriotit vlon nga revolta kundėr shtypjes kombėtare. Ata shqiptarė tė veshur dikur me "roba tė arta" e tė farkėtuar me armėt e argjendta tė trimėrisė, shkruan Samiu, "Janė sot lakuriq, me njė kėmishė qė qė s'ka ku ta zėrė qeni. Vete edhe zaptija e taksidari, e ngre shkopnė e i rreh duke thirrur: Pagoni! E ku tė gjejė i ziu qė tė paguajė? Atėherė shesin kanė, dhinė, ē'tė kenė, edhe gjer nė qeramidhet e shtėpisė".

Vend tė rėndėsishėm zė analiza qė Samiu u bėn rreziqeve qė i kanoseshin Shqipėrisė.

Si gjithė rilindėsit, ai mendonte se rreziku i parė Shqipėrisė i vinte nga Perandoria Osmane, tė cilėn Samiu e quante njė tė vdekur qė duhej varrosur sa mė parė. Sa mė gjatė tė mbetej lidhur Shqipėria me kėtė perandori tė kalbur, aq mė keq do tė ishte. Shteti osman do tė shembej sė shpejti dhe Shqipėria mund tė groposej nė gėrmadhat e tij. Rreziku tjetėr, mendon Samiu, shqiptarėve u vinte prej lakmive tė shovinistėve fqinjė, lakmi qė i mbėshtetnin fuqitė imperialiste.

Rreziqe tė mėdha shqiptarėve edhe prej grindjeve e pėrēarjeve midis tyre, sidomos prej pėrēarjes fetare, gjithashtu prej padijes, prej mungesės sė shkollave shqipe. Kėto rrethana i hapnin shteg rrezikut tė asimilimit tė shqiptarėve prej tė huajve.

Pjesa e tretė

Fillon me pyetjen: "A mund tė qėndrojė Shqipėria si ėshtė? Pėrgjigjja ėshtė, jo". Nė pėrgjithėsi nė kėtė pjesė Samiu paraqet programin e lėvizjes pėr tė ardhmen e Shqipėrisė.

Nga analiza qė u bėri rrethanave politike nė fund tė shekullit XIX, Samiu arriti nė pėrfundimin se rruga e vetme pėr tė shpėtuar nga zgjedha osmane dhe nga rreziku i copėtimit prej shteteve fqinje ishte qė Shqipėria tė shkėputej nga Turqia menjėherė, para se ajo tė shembej dhe shqiptarėt tė formonin shtetin e tyre tė pavarur. Autori mendonte se kjo s'arrihej me lutje, por me rrugėn e luftės sė armatosur. "Shqiptarėt duhet t'i marrin ato qė duan me pahir, t'i kėrkojnė me fjalė, po tė kenė edhe pushkėn plot".

Si mendimtar demokrat dhe iluminist, Samiu parashtron njė projekt tė gjerė me ide tė pėrparuara pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. Ai nuk e pranon idenė e monarkisė. Si formė regjimi sipas tij, Shqipėria duhet tė ishte republikė parlamentare qė do tė kishte nė krye njė pleqėsi. Kushtetuta e shtetit tė ardhshėm shqiptar qė propozonte Samiu, pėrshkrohet nga fryma demokratike. Ideali i tij pėr kėtė shtet ishte ideali i njė demokracie borgjeze. Si shprehės i pikėpamjeve tė klasės sė re tė borgjezisė, ky ishte njė ideal i pėrparuar pėr kohėn, sepse ai i kundėrvihej shtetit despotik osman.

Shumė i guximshėm e i pėrparuar pėr kohėn ishte projekti i Samiut edhe pėr zhvillimin ekonomik e shoqėror tė vendit. Ai kėrkonte tė ngrihej njė industri kombėtare, tė mėkėmbej bujqėsia, tė zhvillohej komunikacioni automobilistik dhe hekurudhor, tė forcohej mbrojtja etj. Vėmendje tė veēantė Samiu i kushtonte zhvillimit tė arsimit e tė kulturės shqiptare. Si gjithė rilindėsit, ai kishte bindjen se ajo qė u duhej mė shumė shqiptarėve ishte dituria. Pėr pėrhapjen e saj ai kėrkonte njė sistem arsimi tė pėrgjithshėm e tė detyrueshėm pėr tė gjithė, djem e vajza. Arsimin e donte nė gjuhėn amtare shqipe dhe shkolla tė ishte laike, e shkėputur nga kisha e xhamia, njė shkollė qė tė shėrbente si vatėr diturie dhe atdhetarizmi.

Samiu ėndėrronte Shqipėrinė me shkolla tė tė gjitha kategorive, me universitet ("gjithėmėsime" siē e quante ai), me akademi tė shkencave, muzeume e biblioteka.

Siē shihet, nė veprėn "Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet" gjeti shprehje mendimi shqiptar mė i pėrparuar politiko-shoqėror i kohės. Me kėtė vepėr Samiu u bė ideologu mė i shquar i lėvizjes kombėtare shqiptare. Vepra e tij ėshtė njė traktat politiko-shoqėror, megjithatė ajo ka vlera tė mėdha stilistike, njė gjuhė e gjallė, e shprehėse. Stili i prozės sė Samiut ėshtė energjik, herė polemist, herė fshikullues e herė me patos thirrės e mobilizues. "O burrani o shqiptarė! Zihuni me tė dy duart nė besė, nė lidhje e nė bashkim, se kjo do t'ju shpėtojė!"

Fraza e Samiut ėshtė e qartė, me mjete gjuhėsore plot ngarkesė emocionale. Mbasi ka parashtruar krejt programin e tij, ja si e mbyll veprėn; "Ja qėllimi ynė! Ja puna jonė e shenjtėruarė! Ja besa jonė! Nė mes tė shqiptarėve tė vėrtetė s'ka ndonjė ndarje, ndonjė ēarje, ndonjė ndryshim! Janė tė tėrė vėllezėr, tė gjithė njė trup, njė mendje, njė qėllim njė besė!"

Kjo vepėr solli njė ndihmesė tė madhe pėr pasurimin e gjuhės letrare shqipe dhe pėr formimin e stilit publicistik. Samiu vdiq nė Stamboll mė 1904, i pėrndjekur nga autoritetet dhe i respektuar nga populli dhe opinioni pėrparimtar.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.