Sami Frashėri - Gjave
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Sami Frashėri - Gjave

Gjave ėshtė dramė e shkruar nga Sami Frashėri.

Sami Frashėri - Gjave
Sami Frashėri - Gjave
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 05/01/2018 15:26

Drama njihet edhe me emrin Farkėtari Gave. Konsiderohet si drama e rinisė sė Sami Frashėrit e botuar nė Stamboll mė 8 janar 1876. Kur flitet pėr dramaturgjinė e rilindasit, ėshtė Besa ajo qė pėrmendet mė shumė.

Besa u vu nė skenėn e teatrit perandorak nė Stamboll nė vitin 1874, njė vit para botimit. Kėsaj drame i njihen disa pėrkthime nė shqip dhe njė variant tjetėr anglisht. Janė tre drama gjithsej qė i njihen Sami Frashėrit.

Por tek "Gjave" pėr tė cilėn ai vetė do shprehej se deri-diku mund tė quhet njė dramė kombėtare, jo nė kontekstin shqiptar, por nė atė turk.

Njihen prirjet e tij drejt mitologjisė botėrore dhe asaj shqiptare nė veēanti, prirje e natyrshme kjo pėr njė rilindas qė rėndėsi tė madhe i kushtoi kėrkimit tė rrėnjėve nė njė kohė kur nocioni komb pėr ballkanasit po niste tė ngjizej. Xhevat Lloshi, redaktori i veprės shqip nė 20 vėllime tė Sami Frashėrit pohon se "Gjave", dramė nė pesė akte e merr temėn nga "Shah-Nameja" ose i njohur si Libri i Mbretėrve i poetit tė madh persian Firdesiu, i cili jetoi nė shekullin X.

"Sami Frashėri nė kėtė dramė hedh poshtė njė kult paramonoteist siē ėshtė kulti i gjarpėrinjve. Nuk kemi tė bėjmė veēse me kthimin nė dramė tė disa pjesėve nga Shah-Nameja",- thotė profesor Lloshi, meqenėse edhe vetė autori pretendonte se ky ishte interpretim i njė kulti tė vjetėr nė disa popuj, kult pėr tė cilin kishin ngritur tempujt e kėsaj mėnyre tė besimit. Nė qendėr tė dramės ėshtė Farkėtari Gave i cili lufton kundėr kėtij kulti.

Kėtė dramė tė Sami Frashėrit tė panjohur nė botėn shqiptare gjithmonė studiuesit e kanė pėrmendur sa herė flitej pėr "Librin e Mbretėrve" dhe botėn iraniane nė veprėn e Sami Frashėrit. Nė 100-vjetorin e vdekjes sė tij, prof.dr Gazmend Shpuza, botoi veprėn ku e trajton kėtė figurė jo nė atė tė atdhetarit, por tė studiuesit dhe hulumtuesit skrupuloz mbi kulturėn orientale.

Sami Frashėri i ishte vėnė punės pėr tė pėrkthyer dhe studiuar veprėn e madhe epope "Shah - Name-ja" dhe arriti tė pėrgatisė "Ajkėn e Shah-Name-sė", njė pėrmbledhje tė pjesėve mė tė mira tė veprės, tė cilėn e pėrktheu edhe nė gjuhėn turke. Me kėtė synonte t'ua ofronte kėtė kryevepėr poetike tė thjeshtėzuar e tė shkurtuar, tė gjithė njerėzve. Ndodhi pikėrisht gjatė kėsaj kohe, kur ishte rreth 24-vjeēar qė tė shkruante dramat "Suhrab" mė 1875 dhe "Gjave".

Mbi kėtė njohje tė thellė tė kulturės sė vjetėr perse dhe kultivimit tė motiveve nga kjo botė nė disa vepra, Sami Frashėri do tė bėnte studime mbi ngjashmėritė dhe lidhjet mes gjuhės shqipe dhe asaj perse. Sipas profesor Xhevat Lloshi, nga tė dhėnat qė dalin nga bibliografitė e veprės sė Sami Frashėrit, mėsohet se ai ka shkruar dramėn "Tetari plak" pėr tė cilėn thuhet se nė 1874 ėshtė vėnė nė skenė dhe njė dramė tjetėr "Dhuna e Andaluzisė", pėr tė cilėn nuk ka tė dhėna.

Tė pabotuar kemi prej tij nė dorėshkrim dramėn "Ndėrgjegjja".

Veprat dramaturgjike tė Sami Frashėrit i pėrkasin moshės sė rinisė, para se tė hidhej nė gazetari e publicistikė si redaktor dhe kryeredaktor nė gazetat "Mėngjezi" 1876, "Java", etj. Ishte kjo fazė kapėrcyell pėr dijetarin e ardhshėm, shkencėtarin, linguistin, sociologun, ideologun e lėvizjes kombėtare shqiptare, njeriu qė kontribuoi shumė pėr gjuhėn, alfabetin dhe shkollėn shqipe.

E pėrkthyer pėr herė tė parė shqip, "Gjave" nuk i kalon 100 faqet, ndodhet nė tryezėn e punės tė drejtorit tė Teatrit Kombėtar nė Tiranė. Drama nė fjalė, "Farkėtari Gjave" ėshtė shqipėruar nga origjinali turqisht, pas 130 vitesh, nga Raif Morina nėn konsulencėn pėr turqishten e vjetėr tė prof. Irfan Morina.

Kėtė vepėr e ka tashmė nė dorė edhe dramaturgu e regjisori Mihal Luarasi. Ndoshta mendohet qė njė ditė tė vihet nė skenė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
>W'Nl

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė