Ėvetari i Naum Veqilharxhit
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ėvetari i Naum Veqilharxhit

Ndoshta sot lexuesit mund t'i duket ēudi qė pėr njė libėrth tė tillė prej 8 faqesh tė ketė pasur aq jehonė, tė jenė shkruar artikuj tė shkurtėr dhe tė gjatė, tė jenė botuar edhe monografi dhe vazhdon tė rikujtohet edhe pas njė shekulli e gjysmė e mė shumė.

Ėvetari i Naum Veqilharxhit
Ėvetari i Naum Veqilharxhit
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 20/11/2017 23:22

E ky ėshtė "Ėvetari" i Naum Veqilharxhit, i pari abetar i shqipes, shkruar me njė alfabet tė veēantė dhe qarkulluar nė vitin 1844, 165 vjet mė parė.

Kush ishte Naum Veqilharxhi? Ishte njė patriot nga Vithkuqi i Korēės, qė qe njė ndėr qendrat ekonomiko-kulturore tė mėdha tė vendit tonė nė shekullin XVII-XVIII, qė mė pas u shkatėrrua, duke u kthyer nė njė fshat tė zakonshėm. Nė njė zonė tė tillė me tradita patriotike dhe arsimore lindi Naum Veqilharxhi, nė fund tė shekullit XVIII dhe vdiq, siē thuhet i helmuar nga patrikana greke, mė 1846, duke u bėrė kėshtu dėshmori i parė i Rilindjes sonė Kombėtare. Shumė i ri, sė bashku me familjen emigroi nė Galac tė Moldavisė pėr tė mos u kthyer mė nė atdhe. Mė pas do tė punojė si avokat nė Braila tė Rumanisė, e cila ishte njė qendėr e emigracionit nė Ballkan, e kulturės iluministe dhe e lėvizjes ēlirimtare.

Naum Veqilharxhi qe atdhetari i parė shqiptar qė formuloi kėrkesat kulturore tė lėvizjes sonė pėr ēlirim kombėtar, duke u bėrė kėshtu pararendėsi i Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Nė formimin e tij luajti njė rol edhe mjedisi patriotik i kohės ku ai jetoi dhe pjesėmarrja nė lėvizjen eteriste qė luftoi nė atė vend pėr tė shporrur pushtuesin e huaj.

Kėshtu me emrin e Veqilharxhit lidhet njė veprimtari e gjerė patriotike qė do t'i shėrbente zgjimit tė ndėrgjegjes kombėtare tė popullit shqiptar dhe pati njė ndikim tė veēantė tek atdhetarėt shqiptarė, tė cilėt nė veprimtarinė e tyre ecėn nė gjurmėt e Naum Veqilharxhit. "Ata, theksonte M. Islami, shihnin tek ai njeriun qė kishte hapur njė rrugė tė re pėr ēėshtjen kombėtare dhe pėr kėtė arsye e nderonin dhe e ruanin tė gjallė kujtimin e tij".

N. Veqilharxhi ishte iluminist dhe si i tillė u jepte pėrparėsi lėvrimit, pėrhapjes dhe shkrimit tė gjuhės amtare, kur dihej se shqiptarėt, duke qenė tė pushtuar, kishin pengesa nė lėvrimin dhe pasurimin e saj, pasi politika e pushtuesit ishte e tillė qė donte tė pėrjetėsonte prapambetjen shekullore. Prandaj mbėshteste pikėpamjet iluministe se njė popull mund tė dalė nga padituria, vetėm duke shkruar e lėvruar gjuhėn amtare e duke e konsideruar faktor tė rėndėsishėm edhe pėr zhvillimin mendor tė fėmijėve dhe mjet tė fuqishėm pėr pėrvetėsimin e njohurive. E gjithė veprimtaria e tij politike e pedagogjike ka bėrė qė N. Veqilharxhi tė zėrė njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e shkollės, tė shkrimit shqip dhe tė historisė sė mendimit politik dhe pedagogjik.

Rrethanat e kohės diktonin qė tė zhvillohej arsimi nė gjuhėn amtare, tė arsimoheshin shqiptarėt e kjo duhej realizuar nė njė kohė sa mė tė shkurtėr. E bėnte tė domosdoshme njė veprimtari tė tillė, pasi mund tė zhdukeshin edhe ato akte tė trashėguara nga e kaluara. Veprimtaria e tij kulturore ėshtė pėrqendruar nė hartimin e njė alfabeti tė veēantė pėr shqipen dhe botimi i dy abetareve. Ka edhe ndonjė informatė tjetėr, se pėrveē abetareve deshti tė botojė edhe njė gramatikė, por vdekja ia ndėrpreu planet e tij. M. Domi, disa vite mė parė, pati deklaruar se N. Veqilharxhi kishte pėrgatitur lexime pėr moshėn fėminore dhe tė rriturit, ndėrsa Dh. S. Shuteriqi pranonte se qė mė 1844 kishte gati njė pėrkthim tė "Njė mijė e njė netėve". Tė gjitha kėto njoftime na bėjnė tė mendojmė se N. Veqilharxhi duhet tė ketė lėnė nė dorėshkrim edhe vepra tė tjera tė pabotuara.

* * *

Punėn e parė Naum Veqilharxhi e nisi me hartimin e njė alfabeti tė veēantė pėr shqipen pėr tė qenė kėshtu nismėtar pėr njė vepėr tė tillė, pasi ky alfabet do tė ishte jashtė ndikimeve politike dhe fetare tė kohės. Ai ishte i bindur se njė punė e tillė mund ta bėnin edhe vetė shqiptarėt. Kujtojmė Ēajupin, i cili gjysmė shekulli mė vonė, deklaronte se alfabeti duhet tė zgjidhet prej nesh. Naumit i kushtoi shumė kohė pėr tė hartuar kėtė sistem shkrimor, ku thuhet se punoi rreth 20 vjet, diēka e ekzagjeruar. Tek alfabeti i kėtij punėtori atdhetar duhet tė vlerėsojmė ndjenjat patriotike tė autorit, qė kėrkonte me insistim qė tė shkėputej nga ēdo ndikim i huaj, duke dhėnė njė alfabet tė veēantė, pasi populli shqiptar ishte njė popull mė vete, kishte historinė dhe gjuhėn e tij, prandaj duhet tė kishte edhe alfabetin e vet. Por ky sistem shkrimor nuk ishte praktik, si nga pėrdorimi, ashtu edhe se krijonte vėshtirėsi financiare pėr tė blerė shtypshkronja, pasi atyre ekzistueseve u mungonin tė gjitha karakteret e veēanta.

Burimi i kėtij alfabeti ka ngjallur diskutime nė qarqet shkencore tė kohės dhe mė vonė. Autorėt e ndryshėm qofshin vendės apo tė huaj kanė dhėnė shpjegime tė ndryshme. Ne kemi mendimin se Naum Veqiharxhi nuk ėshtė mbėshtetur nė asnjė nga alfabetet ekzistuese. Ai krijoi njė alfabet tė veēantė, por nuk pėrjashtohet mundėsia e ndikimit tė ndonjė elementi nga alfabeti cirilik sllav dhe ciriliku sllav civil. Mithat Frashėri, njė shekull mė parė, theksonte se shkronjat e Naum Veqilharxhit janė tė veēanta dhe sė largu ngjajnė me armenishten. Njė ide tė tillė pėr njė ndikim nga alfabeti armen e ka shprehur edhe ndonjė autor tjetėr. Njė shtjellim mė tė hollėsishėm e ka bėrė dr. Gjystina Shushka, e cila ėshtė marrė ekskluzivisht me veprėn e Veqilharxhit, kryesisht, nė rrafshin gjuhėsor, qė pėrveē tė tjerave nė vitin 1999 botoi nė Prishtinė monografinė "Gjuha nė veprėn e Naum Veqilharxhit". Mundėsinė e ndikimit nga alfabeti armen ajo e shpjegon me kontaktet qė ka pasur Naum Veqilharxhi me armenėt nė lagjen ku banonte nė Braila gjatė viteve 1834-1839.

* * *

Duke qenė se e zgjidhi sipas pikėpamjes sė tij ēėshtjen e alfabetit, Naum Veqilharxhi u mor me hartimin e abetareve pėr gjuhėn shqipe, kur nė atė kohė nuk kishte njė alfabet tė vetėm tė gjuhės sonė dhe nuk kishte shkolla nė gjuhėn amtare. Kjo ide nuk i lindi rastėsisht. Ka pasur faktorė qė e kanė nxitur pėr tu marrė me njė nismė tė tillė. Ai jetonte nė njė mjedis ballkanik, kur lėvizja pėr ēlirim nga Turqia sa vinte e rritej dhe ndėrgjegjja politike sa vinte e forcohej, kur popujt e Ballkanit njė nga njė kishin fituar pavarėsinė. Edhe historiku i hartimit tė abetareve nė popujt e Ballkanit nuk ishte i hershėm. Brenda 2-3 dhjetėvjeēarėve tė shekullit XIX tė gjithė kėta popuj hartuan abetaret e tyre. Prin fillimisht Greqia, duke hartuar abetaren e parė nė Ballkan, pėr tė vazhduar me atė tė Rumanisė (1820), tė Bullgarisė (1824) dhe tė Serbisė (1827). Roli i kėtyre abetareve ishte i madh, duke ditur se ai ėshtė libri i parė i nxėnėsit. Patjetėr edhe ky faktor ka pasur ndikimin e vet te N. Veqilharxhi. Sė pari hartoi njė abetare prej 8 faqesh me titull "Fort i shkurtėr e i pėrdorshim Ėvetar shqip pėr ēdo si cillė qė do tė mpsonjė tė kėnduarit e tė shkruarit bukur shqip". Autori e shihte se pak faqe nuk ishin tė mjaftueshme, por e ndiente tė domosdoshme tė bėnte edhe ndonjė sqarim. Kėshtu nė parathėnien e botimit tė dytė theksonte se "mos i vėshtroni tė vogėlmit e ti, koha do t'i dėftenjė tė mathtė e tė rendit (=rėndėsinė e tij). Njė vit mė vonė Veqilharxhi, mė 1845 botoi abetarin e dytė prej 50 faqesh me titull "Fare i ri Ėvetar shqip pėr djelm nismėtorė, nxjerrė e dhėnė mbė dritė tani herėn e parė pėr djem tė vegjėl me njė tė zgjedhur nga disa gjė tė mirash e tė fitimshme".

Ky abetar humbi nga qarkullimi gati njė gjysmė shekulli dhe sė fundi u gjet nė Greqi nė njė bibliotekė tė atjeshme. Menjėherė u transkriptua nga Ll. Nase, Tiranė, 1984 dhe mė vonė nga Gj. Shushka, Prishtinė, 1994.

Parathėnia e botimit tė dytė ka si titull "E parthėnme pėr mbi djemt e rinj shqipėtarė". Ishte njė manifest i vėrtetė i lėvizjes sonė kombėtare. Pėrveē tė tjerave, kjo parathėnie kishte vlera edhe pėr mendimet qė jep pėr zhvillimin e gjuhės dhe tė arsimit kombėtar. Nė Ėvetar ka dhėnė edhe kėshilla pėr tė rinj, shumė prej tyre me pėrmbajtje praktike dhe edukative, si: Secili ka pėr detyrė tė dojė vendin e tij. Mė e madhe gjė se tė mėsuarit nuk ka mbė kėtė jetė; Kush nuk mėson e nuk punon, nuk duhet tė hajė.

Ėvetari u prit me interes nė Shqipėri, kryesisht nė atė juglindore. Korēarėt nė letrėn qė i dėrgojnė mė 4 maj 1845 N. Veqilharxhit, posa kanė marrė Ėvetarin, i shkruajnė: "duke lavdėruar dhe lartėsuar tė plotėfuqishmin Perėndi, qė ju ka ndriēuar pėr t'i paraqitur nė gjuhėn tonė shkronja me tė cilat prej aq shekujsh kombi ynė ka hyrė nė histori. Tani me kėtė zotėsi tė zotėrisė suaj tė denjė pėr t'u lavdėruar, kombi ynė do tė numėrohet me kėtė fillim me kombet e ndriēuara tė Europės" dhe emri i Zotėrisė suaj do tė mbetet i pavdekshėm deri nė fund tė shekujve".

Me interes ėshtė edhe gjuha e pėrdorur nė kėto dy abetare, kur vihet re njė prirje pėr ti afruar dialektet e shqipes qė rilindėsit tanė tė shquar do ta ngrenė nė veprat e tyre. Kjo duhet parė lidhur ngushtė me mundėsitė e tij dhe kushtet historiko-shoqėrore kur Veqilharxhi punoi. Te Veqilharxhi gjithashtu, vihet re dėshira dhe pėrpjekja pėr pasurimin dhe pastrimin e gjuhės, zėvendėsimin e fjalėve tė huaja me fjalė tė shqipes nė pėrputhje me strukturėn e gjuhės sonė etj. Me gjithė dėshirėn e mirė qė kishte Veqilharxhi pėr tė krijuar fjalė tė reja, nuk qe dorėmbarė. Pėr kėtė mund tė kenė ndikuar edhe mungesa e njė pėrgatitjeje tė shėndoshė gjuhėsore.

Megjithatė mund tė pėrmendim ndonjė prej tyre, ndonėse shumica nuk pati jetė, si: tėrulmt-pėrulje, tėrsjellt=pėrkthej, pėrgjykonj=rigjykoj, pėrflaē=pėrbuzėsh parfolmėsi=profet, parpleqtė=stėrgjyshėrit, mfshersės=spiun, nxjerės- hartues, krerėtore=shkronjė e madhe, mėzėtore=bashkėtingėllore, vendlermi=atdhe, vendlehti=parajsė etj. Nė Ėvetarėt e tij gjallėroi edhe ndonjė fjalė tė vjetėr, si gėrbje pėr kullė, ose i pėrdori me zgjerim kuptimi, si dora pėr fara, komitė pėr shėrbyes, kuvėnt pėr fjalė etj.

Nga fjalėt e krijuara disa u trashėguan, si fletore pėr libėr, abetare, broshurė qė mė vonė u pėrdor pėr gazetė, e parthėnme pėr parathėnie, zėtore mė zanore etj.

Veqilharxhi ishte plotėsisht i ndėrgjegjshėm pėr ēdo punė qė bėnte nė interes tė atdheut dhe tė gjuhės shqipe. Nė parathėnien e "Ėvetarit" tė vitit 1845 shkruante: "Sa vjet i madhi Zot tė mė falnjė i kam pėr tė tėrthertur (=sakrifikuar) duke punuar pėr vendin time pėr kėtė gjuhėnė tėnė".

* * *

Nė vitin 1846, atė vit qė mendohet se e kanė helmuar, ai hartoi njė qarkore (Enciklikė) greqisht, drejtuar bashkatdhetarėve ortodoksė tė pasur dhe tė mėsuar nė Shqipėri, nė tė cilėn formuloi pėr herė tė parė kėrkesat nė fushėn e kulturės pėr lėvizjen tonė kombėtare, duke i dhėnė pėrparėsi mėsimit tė gjuhės amtare dhe ngritjes kulturore qė do tė shėrbenin pėr ta radhitur popullin tonė krahas popujve tė tjerė tė qytetėruar. Kultura, sipas N. Veqilharxhit, mund tė fitohet vetėm me anė tė gjuhės amtare. Ai e kupton se nga i vjen rreziku shqiptarėve. Duke qenė iluminist, edhe nė kėtė qarkore shtron nevojėn se cilat do tė ishin kėrkesat pėr popullin tonė. Nė kėto momente ishte e domosdoshme qė tė rrisnim dijet tona, ta shkruajmė gjuhėn shqipe. Pėr kėtė ai shkruante: "Ato kombe qė mbetėn nė padije u shėmbellejnė thjesht skllevėrve kėto vetėm atėherė do tė mund tė dalin nga gjendja e turpshme e mjerimit kur do tė fillojnė tė lėrojnė gjuhėn e tyre kombėtare, mirėpo kjo nuk fitohet ndryshe veēse me shkronja tė posaēme kombėtare, gjė qė ėshtė filluar para meje, por qė pėr shkak tė pėrzierjes me tė huaj dhe tė intrigave tė ziliqarėve, tė gjitha mbeten pa fryt".

Po nė atė vit kemi njė letėr tė gjatė me karakter polemizues qė i drejton tė nipit tė tij Jani Calit, qė studionte nė Vjenė. Veqilharxhi me njė gjuhė tė ashpėr i drejtohet shqiptarėve dhe tė nipit, duke i treguar se cilat do tė ishin detyrat e tyre. Me botimin e abetareve nga disa elementė antishqiptarė kishte nisur lufta kundėr tij. I nipi, grekoman, qė ishte kundėr pėrpjekjeve tė Veqilharxhit pėr ēėshtjen shqiptare, e kėshillon xhaxhanė qė tė mos merret me shqipen se po rrezikonte pasurinė, moralin e jetėn. Veqilharxhi nė kėtė letėr i pėrgjigjet, nė mes tė tjerash, se padija sjell qė tė mohohet kombi shqiptar, historia dhe gjuha e tij.

E gjithė letra ėshtė njė dokument i rėndėsishėm qė pasqyronte patriotizmin e tij tė flaktė tė Naum Veqilharxhit, si dhe botėkuptimin e tij.

* * *

Vepra e tij nuk ishte e gjerė dhe voluminoze, por me vlerė, si abetaret dhe nė mėnyrė tė veēantė parathėnia e botimit tė dytė tė "Ėvetarit", Qarkorja dhe letra dėrguar Jani Calit janė dokumente me vlerė historike pėr atė periudhė.

N. Veqilharxhi mbetet njė nga figurat mė tė rėndėsishme tė kulturės sonė tė gjysmės sė parė tė shekullit XIX qė kontribuoi pėr lėvizjen tonė kombėtare pėr ēlirim nga Turqia.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
&f>:!

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė