Husarėt n'Adriatik - Migjeni
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Husarėt n'Adriatik - Migjeni

Proza "Husarėt n'Adriatik" nga Migjeni.

Proza
Proza "Husarėt n'Adriatik" nga Migjeni.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 25/09/2017 17:49

Nga Tirana nė Durrės shndrruem tre automobilė. Jo pėr qejf! Por pse i pari na hudhi nė hendek dhe bani stop si me i pas ra pika, tė dytit - posa erdh nga Durrsi dhe u ndal para nesh  ia zu ngėrēi frejt dhe s'u lėviz ma, e tė tretit mu nė Durrės i mungoi benzina. Fati ynė qė anija nuk ishte Gjermane, tė niset n'ora 9 pėrpikė simbas orarit. Nuk ishim dhe pa fat si na tha shoferi i automobilit qė iu prishėn frejt: siete infortunati (jeni pa fat). Na mbante pėr Italianė.

-Deti asht i qetė. Kemi me udhtue mirė, - mė thoshte shoku dhe, i inkurajuem, mė tregonte se si njeni qė e kish shumė frigė detin derisa ish n'ani tue udhtue, e uronte detin: O det i bekuem, sa i madhnueshėm je, sa e madhe asht mirsia jote, ti lidh tė gjitha qytetet e botės, bashkon tė dashtunit, miqtė dhe armiqėt... Por kur kambėt e kėtij frigacaku prekėn tokėn e sigurtė, ai u suell detit dhe e pėshtyni: Fuj! Tė marroftė Zoti, ti katil...hė...gjithkuj ia more shpirtin...dhe shaj detin me gojė tė plotė.

-E bukur qenka... i thashė shokut dhe shikojshe bregun tė cilit ju largoheshim. Madhshtia e detit mė bani tė mendoj subeternitas. E humba ndjenjėn e kohės nė tė cilen jetoj dhe mė shkoi mendja te stėrgjyshnat tonė, husarėt qė mu nė kėt ujė, ndėr kėto dallga husarojshin dhe plaēkitshin anijet e pasuna tė Romakve. Kush mund ta parashifte se dikur, mbas mija - vjet, stėrnipat e kėtyne husarve ilirė me stėrnipat e romakve tė pasun, kush e mendonte se do bahen miq, dhe miq kaq tė sinqertė?! Nga miqsia e madhe tė rroken e tė puthen, t'i ndihmojnė shoqi-shoqit me rasėn e ndoj disfatės.

-Aaah!... - zani i shokut me solli nė vete. Ish zbemė dhe syt iu ishin zmadhue. Po fillon, - tha, i shtrėngoi dhambet s'e shikonte me sy detin. U ulėm poshtė nė barkun e anijes. Shoku zuni vend dhe u shtri si nė tabut.

E anija - herė dridhej korrizi, herė lėkundej djathtas e majtas, herė vente poshtė e nalt. Po mos ta kishte njeriu miden nė kėt rasė, do bante qejf.

Po njeriu do bante qejf dhe nė shumė rasa tė tjera po mos tė kish miden. Sidomos ne, stėrnipat e ilirve, do t'ishim tė lumtun pa mide. Nuk do vuejshim as nė tokė, as nė det.

(Po, ē'e do dhe jetėn pa mide?  mendoj bashkė me ata tė cilve midja u bluen ar e diamante. Po, ē'e do jetėn pa mide?). Shikoj djathtas dhe majtas. Tė gjith pothuej kryevrarė dhe tė zbemė, t'emocionuem nga inspiracioni nė mide... - E anija - i dridhej korrizi, lėkundet djathtas, e majtas, shkon posht pėrnjėherė. Njashtu qė ne, udhtuesit, ndjejshim nė njė kohė se ngjitemi nė qiell pa mide, si zbrasim nė ferr pa krye dhe si pėrsri pėrtypshim gjellėn e drekės qė na u kthente nė gojė.

Baaau!...Ia vė shokut dorėn mbi sup. Qėndro, qėndro!  i tham. Baaauu! Prap ai. Qėndro, bre! Si kanė qėndrue idealistat e mdhaj tė botės tė cilėt nuk e kanė qitė kurr at gja qė pa ngushllime tė mia, se edhe mue mė sillej kryet verdallė.

Nisa tė vuej edhe unė dhe shikojshe pėrqark. Ndėgjojshe se si anijes i bante korrizi krrk - krrk. Dhe mue mė bante po ashtu korrizi, megjithse s'i shembėllej anijes. Shikoj. Njeni, ishte shtrie nė poltron, duert e zbeta iu varshin dhe s'i hapte syt nga deboleca. Njenit, si shifej, iu ish pėrmbys keqas midja dhe iu ishin zbardhė krej syt. Njė tjetrit, qė s'kish ngranė, i kishin ardhė mushknitė mu nė fyt. E njenit nė njė skaj t'errtė i kish dalė zorra nėpėr vrimat e hundės dhe i zvarrisej nėpėr tokė.

Prap i avitem shokut i cili ish zbe dhe shtri si i vdekun. As i hap syt. Unė i avis buzėt e mia te veshi i tij dhe i flas: po nuk deshe tė qėndrojsh si idealistat e mbdhaj tė botės, ti atėherė qėndro si stėrgjyshnit tonė ilirė, tė cilėt husarojshin nėpėr kėt det, pa frikė, fitojshin bukėn si burra tė lirė dhe vdisshin si burra tė lirė nė kėt det, por nuk e shajshin, si e shave ti parė, kur ishim sipėr.

- Jo asht anekdodė qė e kam ndėgjue - m'u pėrgjigj shoku.

- Autori i sė cilės je ti vetė. Por e pagove.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
`/YO8

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.