Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot III - Migjeni.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot III - Migjeni.

Pjesa e tretė e novelės "Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot" nga Migjeni.

Pjesa e tretė e novelės
Pjesa e tretė e novelės "Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot" nga Migjeni.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 23/09/2017 23:57

- Lil! Hajde, nanė, hajde, me ra me fjetė, se tė ka shtrue nana.

- Jo pra, jo! Aspak! S'due me fjetė! Due me pritė babėn.

- Po baba vjen vonė, moj nanė. Hajde, tė pastė nana.

- Jo, praaa...

- Po tė dėftoj njė prrallė tė re tė bukur.

- Cilėn? - ngau djali nga dhoma e zjarrmit, iu avit s'amės dhe e shikonte me shkėlqim nė sy.

- Njė tė re... U, po tė mėsoj uratė...

- Jo, jo, s'due uratė, due prrallė...

- Mirė pra, prrallė. Por edhe ti me e mėsue pėrmendsh?!

- Pooo - dhe u fut fėmija ndėr shtresa dhe e ama u shtri pranė tij.

- Hajt, nanė, prrallėn...

- Ndėgjo, pra. Venia veshin mirė dhe thueje ti mbas meje. Ati ynė qė rri nė qiejt...

- Ati ynė... uf... jo, jo, thueje ti vetė ma parė.

- Mirė pra: Ati ynė qė rri nė qiell, shejtnue qoftė emni i yt, tė mbrijė mbrentimi yt, tė bahet vullneti i yt sikur nė qiell edhe nė tokė...

- U nanė, po kjo nuk asht prrallė! Kjo ėshtė uratė! E din edhe Zefi, ia ka mėsue gjyshja...

- E, a shef sa mirė e din Zefi?... Duhet edhe ti me xanė.

- Mirė, pra... Si fillon? - dhe strukej Lili nė prehėn tė s'amės. Kryet i mbshteti ndėr gji tė saj, NDIENTE ERĖ NANE.

- Ati ynė qė rri..., - shqyptonte nga njė rrokje e ama e Lili pėrsrite. I ndalohej vėmendja ndėr fjalė qė s'kuptonte, por makinalisht vazhdonte tė pėrsrisi fjalėt nga buza e s'amės.

- Bukėn tonė tė pėrditshme epna sot, - vazhdonte e ama uratėn.

Mbas kėtyne fjalve tė pėrsrituna, Lili mbet:

- Bukė tė bardhė, nanė, iha qysh kur s'kena hangėr! - dhe ēok kryet me ia pa ftyrėn s'amės.

- Hajt, tash me e thanė ti vetė deri kėtu...

- Po... e dij. Si fillon?

- Ati ynė...

- Ati ynė, bukėn e bardhė na fal...

T'amėn e zu gazi, dhe nisi tė qesh heshtaz, por e zu kolli:

- Jo, more... ti i re shum pėr shkurt...

- Uuu, kjo prrallė asht shum e gjatė, s'e due - jo, aspak, - u zemrue Lili.

- Sa mirė Zefi e din uratėn? E ti s'e din. Marre!

- Pooo, posi... ai nuk din asnjė prrallė qė dij unė. Ai asht qyqe. Ta kam rrahė, t'i kam ra grusht, pse mė ka thanė se s'kena ēka me hangėr dhe pse s'ia kena pague paret pėr qira.

- Si, more, me i ra djalit tė zotnis?! Tė raftė pika duerve!

- Po fort, pra! Tash e mbys.

- Besa, s'guxon ma me e prekė me dorė... Jo, moj nanė nuk duhesh me e rrahė Zefin..., - ndrroi e ama me tė butė.

- Po, po pse me mė thanė ai mue se s'kena bukė me hangėr, - shfajėsohej Lili e zani i dridhej gjithnjė ma tepėr. Ishte gati tė zhgrehet nė vaj.

E ama e muer me tė mirė. Ia kruente kryet. Dhe shpejt e zu gjumi. Lili merrte frymė tė rregullt. E ama u suell nė shpine dhe ashtu e shtrime nė shtresė kundronte nėpėr gjysėmerrsinėn e dhomės. Llamba, e ulun gati krejt, lėshonte erė vojguri nėn tavanin e ultė tė dhomės. Ia digjte cipėn e hollė tė hundės sė ftofun, nga e cila kullonte ujė. Ajo e fshinte me gisht. Ndiente, ashtu e shtrime, si e terheq shtresa, e thith, e pėrpin nė njė gjum tė randė si plumbi e tė pakuptueshėm si errsina. Por, mendimi, si njė korb i zi, ka ba ēerdhen nė njė skaj tė trunit nė rrashtė, pjell tė keqen mbas tė keqes dhe s'len me fjetė. Diku nga fundi i mides i doli si njė tė dridhun, diēka si afsh i njė dashjes, i njė dėshirės, i njė nevojės sė domosdoshme. Edhe ēudi! Ashtu e lodhun, e undhsme dhe me shpirt e vujtun, ajo n'at ēast dėshronte, si net e para tė martesės, t'i shtrohej dėshirėn me gjith zjarrmin e njė trupit qė vuen. Aty, aty asht harresa, shpėtimi, e vetmja kėnaqsi e jetės sė saj varfanjake. Por edhe njajo punė bahet shpejt e hidhet si bėrthamė e kumllės sė gjelbėrt dhe pa pjek... Nė kėsi nate, kur trupi zgjohet nga zjarrmi i etheve tė mfshehta, njajo dėshirė asht si dėshira e njeriut, i cili mbasi ka vendosė tė mbytet, hidhet n'ujė, i zehet fryma, mbytet, mbytet me siguri dhe qė ndien kėnaqėsi bash pse mbytet.

Kola sonte ende s'ka ardhė, por ka me ardhė. Tė vijė. Kola nuk asht ma Kola qė ishte. Kola i mirė, i qeshun, me duer plot qė vinte nė shtėpi nuk asht ma, - por asht Kola pė punė.

Ē'e do burrin pa punė? - i tha njė shoqe kėto ditė. Dhe grueja e votrės nuk ndjen shumė pėr burrin pa punė. Po burri me ēka dallohet nga grueja? Jo vetėm me pantallona, por me punėn qė ban pėr t'i sigurue grues mirėgjendjen. Dhe pikėrisht me njatė dallohet. E kur burri s'e ka at punė, atėherė ē'e do? Tė na lėshojnė vetė ta fitojmė jetesėn, - por as njatė s'tė lanė, tė qesin ngatresa, - i tha grues sė Kolės njė shoqe e cila gjithastu e kishte burrin pa punė. Ajo, bile, dhe i uha dhetė lekė. Dhe i tha:

- Kur tė kesh nevojė tė madhe, eja tek unė.

Grueja e ndershme e Kolės desh t'i thoshte kėsaj grueje: jo, moj grue, unė nuk vij nė shtėpi tande - pse e tanė bota fliste pėr tė se nuk asht e ndershme. Ajo desh t'i thoshte njashtu, por tė dhet lekėt, qė i kishte shtrengue fort nė dorė, i thanė: ndal! Dhe ajo tė gjitha ato mendime tė kėqija i kapėrdin. E kur i kapėrdin, nuk i duken gjithaq tė kėqija. E sonte burri i saj ka me ardhė. Por, burri pa punė, a asht burr? Grues s'i bahet, s'i duket se asht burr. Dhe sonte kur tė vijė, ka pėr tė hymė si nė shtėpi tė huej, pa tė drejta dhe marrėveshje. E ndėr shtresa, ratė, kur dora ka me udhtue me gjetė harresėn, grueja ka me i thanė: mos mė prek!

Po Lili ē'ka pat? Pse u zbe qė nga maja e hundės deri te veshėt? E syt pse i xhixhėllojnė nė zjarrmi? Mos e zu malli pėr babėn? Pėr babėn qė shkoi diku, nga do t'i bijė ēukulada...

- Mos harro me i prue Lilit ēukuladė, - i tha nana babės, kur ky me njė valixhe tė shkyeme, marrun uha, nisej nga dera e me sy tė turbullt shikonte fėmin.

U nis, shkoi nė kryeqytet. Atje, i thanė, se ka me gjetė punė. E kėshilloi me gjithė mend dhe zoti Filipi. I dha diēka edhe pėr udhtim, uha. E shoqja nuk bėzani fare kur i shoqi ia tha mendimin e vet. E Kolėn, kur kjo s'bani za, diēka e theri thellė mfshehtas nė zemėr. Por u nis, me vendim tė premė qė t'u dėrgojė fėmis dhe grues sa me parė pėr jetesė. Me gjith vendim tė premė tė tij, kaluen disa dit tė mira e ai nuk i lajmoi gja shtėpis. E shoqja priti dy javė rresht, dit' e natė, ndoj lajm, letėr a pare, por kur s'erdh gja, e kojet e bukės munguen e vdekja nė rini nuk pritet me duer kryq, ajo ndryshoi jetėn.

Po Lili? Lili ēka pat? - Jo, s'e zu malli pėr babėn. As pėr ēukuladė... Por u zbardh, u zbe qė nga balli nėn flokė deri nė birė tė mjekrės sė hollė, e nė mes tė fėtyrės syt i qitshin shkėndija.

- Nanė, ujė...ujė nanė, - dhe nė jastėk sillte kryet herė nė njė anė, herė nė tjetren, me gishta qė dridheshin kapte safen e ujit dhe s'e lėshonte pa e pi deri nė fund. E e ama ia tėrhiqte:

- Mjaft, moj nanė... Lil, mjaft ke pi...

Dhe pėr njė muej, i cili ka 30 ditė, ditė pėr ditė e zunė Lilin ethet. Kur ish ndėr ethe, i skuqeshin mollzat e syt vogloheshin; e me tekaluemen e tyne zbehesh dhe qante ose pse nana nuk ia plotsonte dėshirėn, ose pse i pėlqente tė qajė. Me qa, kur ke vner dhe ethe, asht njė ngushllim ndosha, kushedi.

- Uf, si ma plase shpirtin, - i thoshte e ama kur ky qante. E Lili vazhdonte tė qajė jo pse ia plaste shpirtin s'amės, por pse i pėlqente tė ndėgjojė si i oshtin zani i vet ndėr veshė dhe i pėlqente tė qajė nga inati, nga inati. Pse mos tė qaj? Po fort! - mendonte Lili me vete.

- Pse s'mė nep, pra, bukė tė bardhė? E, pse s'mė nep? - i sillej s'amės, e cila i kish mendet e humbuna dhe vazhdonte tė qajė.

Pau e ama se si Lili u zverdh si drita e bishtukut e ethet nuk po e lenė. Dhe e dinte se duhet me thirrė mjekun, me ble barna, me i ba Lilit minester pėr me hangėr, me pimė limonadė nė vend t'ujit kur ka zjarrmi, me u veshė trashė kur del perjashta, tė gjitha kėto i din e ama e Lilit, i ka mėsue te zotnia kur, si vajzė shėrbėtore, por...

Dhe njė ditė, kur Lilin, mbas etheve tė forta e zu gjumi, e ama e ndryni shtėpinė dhe shkoi te grueja qė i kish dhanė uha dhetė lekė. Shkoi shpejt, pa kthye djathtas e as majtas dhe pa u mendue ma gjatė, por me vendim tė premė, si dhe burri i saj, pėr me gjetė tė hollat e nevojshme qė i duheshin pėr mjekimin e Lilit.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
O*88#

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.