Shkėndija - Migjeni
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Shkėndija - Migjeni

Poezia "Shkėndija" nga Migjeni.

Poezia
Poezia "Shkėndija" nga Migjeni.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 21/09/2017 21:14

Nga zjarrmi i votrės u shkėput njė shkėndi

dhe nėpėr oxhak, u vėrsul nė liri,

nėpėr mes t'errsinės

muer udhėn e qiellės

dhe nė mes hyjve tė natės

zu vendin e Hanės.

Ndrit shkėndi e gjallė nė qiell plot me hyjė,

ndrit shpirti i ri, lidhe me t'arta nyje

nyjet e dashnis,

dashni e fėminis

pėr tė mjeruemėt nė botė

qė vuejnė, derdhin lotė.

Sa bukur shkėndija xhixhillon n'errsinė,

vallzon bashkė me hyjė dhe andrron lumninė...

e poshtė votra fiket,

pranė saj zemra liget,

zemra e njė plaku,

i cili del te praku

dh'e ngreh shkopin nė hyjė shkėndin pėr me gjetė,

rebelin, qė votrėn e shtėpisė e la tė shkretė...

O ti fėmi i ri!

E zjarrta shkėndi!

Pse votrėn e le?

Mė thuaj, pse? Pse?

E shkėndija, hyjet, tė tanė qiella arbnore

nė net't e argjenta, tė reja - posi hark kunore

zbret mbi shtėpia tona...

e na gzohna, gzohna...

dhe puthim agimin...

- qashtu rrfejmė gėzimin.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
%Z"JL

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė