Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XVII - Jeronim De Rada
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XVII - Jeronim De Rada

Vepra Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XVII nga Jeronim De Rada

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XVII - Jeronim De Rada
Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XVII - Jeronim De Rada
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 16/01/2018 00:09

Kangjelji XVII

Shpi tona tė shprishura

dej menat u mė ju shoh.

Shoh hjillon e Rakanieljit

e vashat ēe ljanjen.

Nesėr mbė tė sėrposurit,

shkon vasha ka dera ime

e mė sheh shumė garė;

pien: - C'e kjo garė?

- E garė e tė birit zotit,

ēė na vjen nesėrith.

Zemėra vashės i llaftarisen.

Mbjidhet ndėr te motėrat,

uljet, ngrehet, delj te dera.

Gjith gonėt janė pjono zjarre:

ven me ur ndė dorjet

prapa ljakuriqėvet

udhėvet ganjunėzit.

Shkėpėten vashėza garės,

porsi djalji njė menat

cė i dihet me gadhi.

Mbi shtratin e mundasht

drita ce m'i gapjet

m'i kėputėn gjumėthin.

Sheh tė jėmėn pėr ndė shpi

me kėshėn tė shpjeksurith,

jetullen nde dorjet,

mbi bufet sheh pasiqiren

e patakset, se kuljton

trimate ndė Shurezet

e stoljit e vashavet

tė pėrgjunja Shėn Lli,

pėrpara Mesosporitės.



Kėnga XVII

Shtėpi tona tė shpėrndara,

do t'ju shoh pasnesėr.

Do shoh bregn' e Rakanielit

e vashat qė lajnė.

Nesėr ndaj tė ngrysur

shkon vasha nga dera ime

edhe sheh shumė hare;

pyet: - C'ėshtė kjo hare?

- Esht' hareja e t'bir tė zotit,

qė po na vjen nesėr.

Zemra vashės i kėrcen.

Mblidhet tek tė motrat,

ulet, ngrihet, del te dera.

Nga ēdo anė sheh plot zjarre:

ēunat, me urė nė dorė,

ndjekin udhve lakuriqėt.

Shėndrit vasha prej hareje,

porsi djali njė mėngjesi

qė gdhihet me gaz.

Pėrmbi shtratin e mėndafshtė,

drita qė m'i ndehet,

m'i kėput atija gjumin.

Sheh tė ėmėn nėpėr shpi

me gėrshet tė shpleksur

e me lidhėse nė dorė;

mbi tryezė sheh pasqyrėn;

brof nė kėmbė, se kujton

trimatė nė Shurezet

e stolitė e vashave

pėrgjunjur nė Shėndelli

pėrpara Mesosporitės.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
7CihW

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė