Formimi i shtetit tė epirotėve dhe organizimi politik i tij.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Formimi i shtetit tė epirotėve dhe organizimi politik i tij.

Nė gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e.sonė ndodhėn ndryshime tė njė rėndėsie tė veēantė nė organizimin shtetėror tė Epirit.

Formimi i shtetit tė epirotėve dhe organizimi politik i tij.
Formimi i shtetit tė epirotėve dhe organizimi politik i tij.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 18/07/2017 19:35

Lidhja e Molosėve shndėrrohet tani nė njė formė tė re shtetėrore tė njė karakteri gjithnjė federativ, si edhe mė parė, por me njė emėrtim tė ri kushtetues, tė quajtur aleancė e epirotėve.

Ky shtet i epirotėve, siē rezulton nga tė dhėnat e ndryshme burimore tė kohės, u formua nga bashkimi i shtetit tė molosėve me aleatėt (symahoi) e tij, me Kasopene dhe qytetet e Eleasė fqinje me tė, si edhe me shtetin e thesprotėve. Nuk njihen me saktėsi motivet qė ēuan nė konsolidimin juridik tė kėtij organizimi tė ri shtetėror; po kėshtu ekzistojnė mendime tė ndryshme rreth saktėsimit tė datės sė kėsaj ngjarjeje, duke e vendosur atė nė kohėn e Aleksandrit ose fill pas vdekjes sė tij kur ishte regjente e shoqja e tij Kleopatra.

Nė qoftė se do tė pranohet se organizimi i kėsaj forme tė re shtetėrore u bė nga Aleksandri Molos, pėrpara se ai tė fillonte fushatėn luftarake nė Itali, atėherė kjo duhet tė ketė qenė rrjedhojė e fuqizimit tė mėtejshėm tė Mbretėrisė Molose. Por, nėse formimi i saj do tė ketė ndodhur fill pas vdekjes sė Aleksandrit, ky organizim duhet parė si rrjedhojė e dobėsisė sė autoritetit tė sundimtarėve molosė.

Megjithatė, ėshtė e sigurt, se rruga drejt kėsaj zgjidhjeje tė re nė organizimin shtetėror tė vendit qe hapur nga Aleksandri me politikėn e federimit tė territoreve tė reja qė i ishin atashuar Lidhjes Molose.

Federata epirote nga pikėpamja e formės sė qeverisjes, pėrfaqėsonte njė shtet federativ me bazė monarkike dhe me tė drejta tė barabarta tė tė gjithė pjesėmarrėsve nė tė. Nė kuadrin e kėsaj federate ēdo bashkėsi e madhe apo e vogėl etnike kishte organizimin e brendshėm tė saj, Kuvendin e popullit, prostatin e tij.

Bashkėsitė merrnin pjesė nė qeverisjen e shtetit epirot nėpėrmjet kolegjit tė pėrfaqėsuesve (damiorgė) tė tyre, qė dilte nga ēdo komunitet i veēantė etnik.

Institucionet drejtuese tė kėtij shteti nuk ndryshonin nga pikėpamja funksionale nga ato tė Lidhjes Molose. Ndryshimi i emrave tė tyre nga molos nė epirot, nuk shprehin ende ndonjė diferencim real tė institucioneve shtetėrore.

Nė kėtė drejtim mund tė thuhet se Lidhja e Molosėve vazhdon, zgjerohet, por pa u dobėsuar, nė njė formė tė re, nė atė tė shtetit epirot. Nė krye tė shtetit qėndronte mbreti, i cili zgjidhej gjithnjė nga familja mbretėrore e molosėve tė dinastisė tradicionale tė Eakidėve, por tani si mbret i shtetit epirot. Si edhe mė parė, pushteti i tij vazhdoi tė ishte i kufizuar nga prostati, i cili megjithėse ruante titullin i molosėve ushtronte autoritetin e tij mbi tė gjithė territorin e shtetit epirot.

Ai kishte pėr detyrė tė ruante ligjet, tė organizonte mbledhjet e asamblesė tė nėnshtetasve epirotė, ti drejtonte ato, tė bėhej interpret midis mbretit dhe nėnshtetasve nė kėmbimin e premtimeve reciproke nė faltoren e Zeusit Arcios, nė Passaron etj.

Eklesia e molosėve, ia lėshon vendin tani njė asambleje tė re mė tė gjerė ku merrnin pjesė popullsia e tėrė shtetit epirot. Kjo asamble me funksione legjislative, qė miratonte edhe dekretet shtetėrore quhej Symahia e epirotėve.

Kjo federatė me karakter tė theksuar politik-ushtarak merrej edhe me ēėshtje tė veēanta ekonomike dhe financiare qė ishin nė funksion tė saj. Kėshtu p.sh. nė bazė tė njė mbishkrimi dekretor tė viteve 317-312 p.e.sonė, gjetur nė Dodonė, nxirret pėrfundimi se tė ardhurat doganore ishin caktuar tė mblidheshin pėr llogari tė kėsaj aleance.

Me krijimin e kėsaj kushtetute konfederale epirote, ndryshoi dhe sistemi i mėparshėm monetar. Monedhat e molosėve, tė thesprotėve dhe tė kasopasve, tė cilat qarkullonin deri atėherė nė Epir si monedha autonome, zėvendėsohen tani me njė prerje tė pėrbashkėt pėr tė tėrė Epirin, gjė qė pasqyrohet qartė dhe nė legjendėn e tyre, e epirotėve. Nuk dihet me saktėsi se ku qenė prerė kėto monedha tė Symahisė. Mund tė mendohet tė ketė qenė Dodona, ku mė vonė do tė provohet dhe ekzistenca e njė punishteje monetare. Por kjo nuk pėrjashton mundėsinė qė ato tė jenė prerė dhe nė ndonjė vend tjetėr, si p.sh. nė Pasaron.

Aleanca epirote, me gjithė ndryshimet qė mund tė ketė pėsuar gjatė jetės sė saj, historikisht vazhdoi tė ekzistonte rreth njė shekulli deri nė vitet 334-233 p.e.sonė, kur u zėvendėsua nga Lidhja Republikane Epirote.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
6+2f

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė