Perspekti - Ėmbėlsirė me fruta pylli dhe luleshtrydhe.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ėmbėlsirė me fruta pylli dhe luleshtrydhe.

Kjo ėmbėlsirė me fruta pylli ėshtė fantastike. Njė recetė ėmbėlsire e lehtė pėr tu pregatitur nga kushdo.

Ėmbėlsirė me fruta pylli dhe luleshtrydhe
Nga: Ndricim Topalli
Publikimi: 16/10/2015 22:05

Pėrdorni frutat tuaja tė preferuara ose zgjidhini kuq e zi si nė rastin tonė, me fruta pylli dhe luleshtrydhe.

Pėrbėrėsit pėr ėmbėlsirė me fruta pylli dhe luleshtrydhe.

Pėr brumin:

200 gramė miell.

125 gramė gjalpė.

50 gramė bajame tė grira.

1 e verdhė veze.

40 mililitra ujė.

3 lugė sheqer.

pak kripė.

Pėr kremin:

300 mililitra pana (krem qumėshti- ajkė).

250 gramė mascarpone.

50 gramė sheqer.

2 pako vanilje.

Pėr sipėr:

150 gramė fruta pylli tė zeza ose tė pėrziera.

100 gramė luleshtrydhe.

Pėrgatitja e brumit:

Nė njė enė qelqi hedhim miellin, pak kripė dhe sheqerin. I pėrziejmė sė bashku. Shtojmė gjalpin nė temperaturė ambienti (nėse do tė pėrdorim robot kuzhine, gjalpi duhet tė jetė i ftohtė). Pėrziejmė tė gjithė masėn me kujdes me majat e gishtave. Shtojmė mė pas edhe bajamet e grira.

Mė pas hedhim masėn dhe nė mes hedhim vezėn sė bashku me ujin. E pėrziejmė mirė derisa tė arrijmė njė masė homogjene. Brumin e krijuar duhet ta mbėshtjellim me qeskė dhe ta lėmė tė pushojė nė frigorifer pėr tė paktėn 30 minuta.

Pasi brumi ka pushuar, e vendosim nė tavolinėn e punės dhe e hapim me trashėsi rreth gjysmė centimetri dhe me diametrin e tavės. Nėse brumi ėshtė ngurtėsuar mund ta lini pak tė pushojė. E shtrojmė nė tavolinė duke vendosur letėr kuzhine. E shpojmė sipėr me pirun nė mėnyrė tė njėtrajtshme.

Siper i vendosim edhe njė shtresė me letėr kuzhine, dhe sipas dėshirės mund tė shtoni oriz ose fasule. Kėshtu peta nuk rrezikon tė fryhet dhe do tė ruajė formėn. E pjekim nė furrė tė nxehtė, nė temperaturė 180 gradė Celsius pėr 15 minuta.

Pėrgatitja e kremit:

Rrahim panėn e ftohtė (kremin e qumėshtit) me mikser ose robot kuzhine. Mė pas shtrojmė mascarpone dhe nė shpejtėsi mesatare i pėrziejmė mirė. Shtojmė sheqerin dhe vaniljen dhe vazhdojmė ti rrahim. Rrisim shpejtuesin e mikserit dhe sapo kremi fillon tė trashet, e hedhim nė xhepin e pastiēerit dhe e ruajmė nė frigorifer.

Pėrgatitja e ėmbėlsirės me fruta pylli:

Pasi kemi larė me kujdes frutat dhe luleshtrydhet, i presim kėto tė fundit pėr sė gjati.

Marrim tavėn tashmė tė ftohur, dhe shtrojmė njė shtresė me krem. Sipėr hedhim fruta pylli tė zeza ose tė pėrziera dhe luleshtrydhe.

Ėmbėlsirėn e ruajmė nė frigorifer. Nė momentin e serviries e presim nė copa dhe ėmbėlsira me fruta pylli dhe luleshtrydhe ėshtė gati.

Ju bėftė mire!

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
%&A0!

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė