Perspekti - Java - Sintaksa Bazė
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Java - Sintaksa Bazė

Kur ne marrim nė konsideratė njė program JAVA, ai mund tė pėrcaktohet nga njė koleksion objektesh qė komunikojnė nėpėrmjet thirrjes sė metodave me njėra tjetrėn.

Pjesė kodi nga gjuha e programimit JAVA.
Pjesė kodi nga gjuha e programimit JAVA.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 24/06/2017 15:08, Ndryshuar: 24/06/2017 22:14

Le tė shikojmė fillimisht ēfarė nėnkuptojmė me klasė, objekt, metodė dhe variabla tė instancės.

Objekt Objektet janė gjendje dhe sjellje. Pėr shembull: Njė qen ka gjendjet: ngjyrėn, emrin, racėn dhe ka sjellje si: lėvizja e bishtit, lehja dhe ngrėnia. Njė objekt ėshtė njė instancė e klasės.

Klasa Njė klasė mund tė pėrcaktohet si njė template qė pėrshkruan sjelljen ose gjendjen e objektit dhe tipin qė ky objekt suporton.

Metodat Njė metodė ėshtė njė sjellje. Njė klasė mund tė pėrmbajė shumė metoda. Nė metodat e klasės ku shkruhet logjika, tė dhėnat manipulohen dhe kryhen veprime.

Variablat e Instancės Ēdo objekt ka njė set unik tė variablave tė instancės. Gjendja e njė objekti ėshtė krijuar nga vlerat e dhėna nė kėto variabla tė instancės.

Programi i parė JAVA

Le tė shikojmė njė shembull qė printon "Pėrshėndetje!".

Shembull:


public class ProgramiImIPare {

/* Ky ėshtė programi im i parė JAVA.

/* Ky program do tė printojė Pėrshėndetje! si output

*/

public static void main(String []args) {

System.out.println("Pershendetje!"); // printon Pėrshėndetje!

}

}

Le tė shikojmė si ruhet, si kompilohet dhe si run-ohet njė program JAVA.

Ndiqni hapat e mėposhtėm:

1. Hapni Notepad dhe shtoni kodin qė ndodhet mė lart.

2. Ruani dosjen si: ProgramiImIPareJAVA.java.

3. Hapni njė dritare command prompt dhe shkoni nė drejtorinė ku keni ruajtur klasėn. Zakonisht dosjet ruhen nė C:\.

4. Shkruani 'javac ProgramiImIPareJAVA.java dhe shtypni Enter pėr tė kompiluar kodin tuaj. Nėse nuk ka gabime nė kod, komanda do tju ēojė nė linjėn tjetėr (Do tė shfaqet: The path variable is set).

Tashmė, shkruani 'ProgramiImIPareJAVA.java' pėr tė run-uar programin tuaj.

5. Ju do tė shikoni rezultatin 'Pėrshėndetje!' tė printuar nė dritare.

Rezultati

C:\> javac ProgramiImIPareJAVA.java

C:\> java ProgramiImIPareJAVA

Pėrshėndetje!

Sintaksa Bazė

Pėr programet JAVA, ėshtė shumė e rėndėsishme tė kemi parasysh pikat e mėposhtme.

E ndjeshme ndaj shkronjave tė mėdha dhe tė vogla JAVA ėshtė e ndjeshme ndaj shkronjave tė mėdha dhe tė vogla, qė do tė thotė se identifikuesi Pėrshėndetje dhe pėrshėndetje kanė kuptime tė ndryshme nė JAVA.

Emrat e klasave Pėr tė gjitha emrat e klasave shkronja e parė duhet kapitale. Nėse janė pėrdorur disa fjalė pėr tė formuar emrin e njė klase, ēdo shkronjė e parė e fjalėve duhet tė jetė kapitale.

Pėr shembull: class ProgramiImIPare

Emrat e metodave Tė gjitha emrat e metodave duhet tė fillojnė me shkronjė tė vogėl. Nėse janė pėrdorur disa fjalė pėr tė formuar emrin e metodės, atėherė ēdo shkronjė e parė e fjalėve tė pėrdorura duhet tė jetė kapitale.

Pėr shembull: public void emriIMetodesTime()

Emri i dosjes sė programit Emri i dosjes sė programit duhet tė jetė ekzaktėsisht si emri i klasės.

Kur ruani njė dosje, ju duhet ta ruani atė duke pėrdorur emrin e klasės (Mbani mend JAVA ėshtė e ndjeshme ndaj shkronjave tė mėdha dhe tė vogla) dhe prapashtesa '.java' nė fund tė emrit (nėse emri i dosjes dhe emri i klasės nuk janė tė njėjta, programi juaj nuk do tė punojė).

Pėr shembull: Supozoni qė 'ProgramiImIPare' ėshtė emri i klasės. Atėherė dosja duhet ruajtur si 'ProgramiImIPare.java'

public static void main(String args[]) Procesimi i programit JAVA fillon me metodėn main() qė ėshtė nė mėnyrė tė detyrueshme pjesė e ēdo programi JAVA.

Identifikuesit JAVA

Tė gjithė komponentėt e JAVA kėrkojnė emra. Emrat e pėrdorur pėr klasat, variablat, dhe metodat janė quajtur identifikues.

Nė JAVA, ka disa pika qė duhen mbajtur mend pėr identifikuesit.

Jua tregojmė kėto pika mė poshtė.

1. Tė gjithė identifikuesit duhet tė fillojnė me njė shkronjė (nga A nė Z ose a nė z), karakter vlefte ($), ose vijė (_)

2. Pas karakterit tė parė, identifikuesit duhet tė kenė njė kombinim karakteresh.

3. Njė fjalė ēelės nuk mund tė pėrdoret si identifikues.

4. Mė e rėndėsishmja, identifikuesit janė tė ndjeshėm ndaj shkronjave tė mėdha dhe tė vogla.

5. Shembuj tė identifikuesve tė lejueshėm: mosha, $paga, vlera, 1_vlere.

6. Shembuj tė identifikuesve tė palejueshėm: 123abc, -paga.

Modifikuesit nė JAVA

Ashtu si gjuhėt e tjera tė programimit, ėshtė e mundur qė tė modifikohen klasat, metodat, etj., duke pėrdorur modifikuesit.

Ka 2 kategori modifikuesish.

Modifikuesit e aksesit default, protected, private, public.

Modifikuesit jo tė aksesit final, abstract, strictfp.

Do ti shikojmė mė pas mė nė detaj modifikuesit.

Variablat e JAVA

Disa nga variablat nė JAVA janė:

Variablat lokale

Variablat e klasės (Variablat Statike)

Variablat e instancės (Variablat Jo-Statike)

Tabelat nė JAVA

Tabelat janė objekte qė ruajnė variabla tė shumta tė tė njejtit tip. Gjithsesi, njė tabelė nė vetvete ėshtė njė objekt. Ne do tė tregojmė si deklarohet, ndėrtohet dhe inicailizohet njė tabelė nė kapitujt e ardhshėm.

Enums nė JAVA

Enums janė prezantuar nė JAVA 5.0. Enums kufizojnė njė variabėl qė tė ketė mė shumė se njė ose disa vlera tė predefinuara. Vlerat nė kėtė listė tė renditur quhen enums.

Me pėrdorimin e enums bėhet e mundur qė tė reduktohet numri i viruseve nė kodin tuaj.

Pėr shembull, nėse marrim nė kosideratė njė aplikacion pėr njė dyqan qė shet lėngje tė freskėta, mund tė jetė e mundur tė pėrkufizojmė madhėsinė e gotės si tė vogėl, mesatare dhe tė madhe. Kjo mund tė sigurojė qė tė mos lejojė askėnd tė porosiste njė madhėsi tė ndryshme nga e vogėl, mesatare dhe e madhe.

Shembull:


class LengIFresket {

enum MadhesiaELengutTeFresket{ VOGEL, MESATARE, MADHE }

MadhesiaELengutTeFresket madhesia;


public class TestLenguIFresket {

public static void main(String args[]) {

LengIFresket leng = new LengIFresket();
leng.madhesia = LengIFresket.MadhesiaELengutTeFresket.MESATARE;

System.out.println("Madhėsia: " + leng.madhesia);

}
}

Shembulli i mėsipėrm do tė japė rezultatin:

Madhėsia: MESATARE

Shėnim: Enums mund tė deklarohen mė vete ose brenda njė klase. Variablat e njė metode, konstruktorėt mund tė pėrcaktohen brenda enums gjithashtu.

Fjalėt kyēe nė JAVA

Lista e mėposhtme tregon fjalėt e rezervuara nė JAVA. Kėto fjalė tė rezervuara nuk mund tė pėrdoren si konstante ose variabla ose si emra tė tjerė identifikuesish.

abstract assert Boolean break
bytecasecatchchar
classconstcontinuedefeault
dodoubleelseenum
extendsfinalfinallyfloat
forgotoifimplements
importinstanceofintinterface
longnativenewpackage
privateprotectedpublicreturn
shortstaticstrictfpsuper
switch synchronized thisthrow
throws transienttryvoid
volatile while

Komentet nė JAVA

Java suporton komentet me njė linjė ose me shumė linja nė mėnyrė tė ngjashme me gjuhėt C dhe C++. Tė gjitha karakteret qė gjenden brenda njė komenti injorohen nga kompiluesi i JAVA.

Shembull


public class ProgramiImIPareJAVA {

/* Ky ėshtė programi im i parė JAVA.

* Ky kod do tė printojė Pėrshėndetje! si output.

* Ky ėshtė njė shembull i komentit me shumė linja.

*/

public static void main(String []args) {

// Ky ėshtė njė shembull i komentit me njė linjė.

/* Ky ėshtė gjithashtu njė shembull i komentit me njė linjė */

System.out.println("Pėrshėndetje!");

}

}

Rezultati

Pėrshėndetje!

Pėrdorimi i linjave boshe

Njė linjė qė pėrmban vetėm hapsirė tė bardhė, mundėsisht me njė koment, ėshtė i njohur si linjė boshe, dhe JAVA e injoron totalisht atė.

Trashėgimnia

Nė JAVA, klasat mund tė trashėgohen nga klasat. Bazikisht, nėse ju keni nevojė tė krijoni njė klasė tė re dhe e keni njė klasė qė ka tė njėjtin kod qė kėrkoni, ėshtė e mundur tė trashėgoni klasėn e re nga kodi ekzistues.

Ky koncept ju lejon qė tė ripėrdorni fushat dhe metodat e njė klase ekzistuese pa qenė nevoja qė ta rishkruani kodin nė njė klasė tė re. Nė kėtė skenar, kodi ekzistues ėshtė quajtur superklasė dhe klasa e derivuar quhet nėnklasė.

Ndėrfaqet

Nė gjuhėn JAVA, njė ndėrfaqe mund tė pėrcaktohet si njė marrėveshje mes objekteve dhe si komunikoni me njėri tjetrin. Ndėrfaqet luajnė njė rol tė rėndėsishėm kur bėhet fjalė pėr konceptin e trashėgimnisė.

Njė ndėrfaqe pėrcakton metodat, njė klasė tė derivuar (nėnklasė) qė duhet pėrdorur. Por implementimi i metodave varet nga nėnklasa.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
GhJl

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.