Pėrmeti - Njė destinacion i mrekullueshėm turistik
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pėrmeti - Njė destinacion i mrekullueshėm turistik

Qyteti karakteristik i njerėzve tė urtė dhe mikpritės, i luleve, kėngėve popullore lirike me saze, qyteti i verės por veēanėrisht i glikove unikale, vetėm gjatė kėtij sezoni u vizitua nga rreth 25 mijė turistė, vendas dhe tė huaj.

Pėrmeti - Njė destinacion i mrekullueshėm turistik
Pėrmeti - Njė destinacion i mrekullueshėm turistik
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 19/11/2017 20:51

I njohur edhe me emrin "Qyteti i trėndafilave", pėr shkak tė natyrės sė bukur dhe monumenteve tė shumta kulturore dhe historike, Pėrmeti ka qenė njė mundėsi mė shumė pėr turistėt qė kanė mundur tė shijojnė dhe pėrjetojnė bukuritė e tij, si nė turizmin kulturor, shėndetėsor dhe atė ekologjik.

Falė edhe investimeve tė qeverisė me vlerė rreth 103 milionė lekė pėr zona rekreative, pėrmirėsimin e ndriēimit dhe rikonstruksionin e rrugėve pėr kėmbėsorėt, rikonstruksionin e rrugėve automobilistike, tė shtėpisė sė kulturės dhe rikonstruksionin e fasadave, Pėrmeti tė tėrheq gjithnjė e mė shumė me bukuritė qė ofron, historinė dhe traditėn pėrmetare.

Pėr tė gjitha kėto veēanti qė e karakterizojnė mund tė quhet pa frikė "Perla e Jugut", pasi edhe tė udhėtosh drejt tij, sot ėshtė mjaft komode pėr shkak tė njė rruge tė asfaltuar rishtazi.

"Guri i Qytetit", ėshtė kthyer nė njė pikė referimi pėr qytetin nga ku mund tė sodisėsh rrugėt, ndėrtesat, shtėpitė karakteristike, kishat, xhamitė deri te saksitė e luleve nė parvazet e dritareve.

Njė nga resurset natyrore mė tė ēmueshme janė burimet termale tė Bėnjės, fshat i ndodhur rreth 8 km nga Pėrmeti.

Burimet e ujėrave termale janė natyrore dhe tė mbledhura nė gjashtė vaska tė vogla qė formojnė liqene natyrale me njė bukuri tė vyer.

Ēdo vaskė, me temperatura qė variojnė nga 25°C - 28°C, ėshtė e pėrdorshme pėr trajtimin e njė problemi specifik nė bazė tė cilėsive kurative tė burimit qė rrjedh: reaumatizėm, sėmundje dermatologjike, akne, ostoporozė, gastrit etj.

Pėrmeti ėshtė vendi ideal pėr pushime dhe aventura familjare, pasi kombinon ecjen nė kanion, lundrimin e lumit me gomone apo kajak dhe climbing, tė gjitha kėto aktivitete tė njė familjeje aktive.

Duke u shndėrruar nė njė pikė tė veēantė turistike, edhe vetė familjet pėrmetare po hedhin hapat e parė tė zhvillimit tė agroturizmi.

Tradita e gatimeve tė njohura Pėrmetare sikundėr e prodhimit tė reēelėrave dhe glikove, e rakisė sė njohur, kanė vendin e tyre nė mozaikun e permeti6agroturizmit duke u shndėrruar nė njė shtysė shumė tė fortė ekonomisė dhe punėsimit familjar.

Disa vlera tė veēanta nė kėtė qytet turistik, janė ikonostaset e mrekullueshme tė kishės sė Leusės, ku mjeshtėria e artit tė gdhendjes sė drurit ka kaluar nė pėrsosmėri, krahas afreskeve me ikona shenjtorėsh, plot ngjyra, art tė vėrtetė dhe mister.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
HNAd

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė
Reklamė