Perspekti - Pesė shenja tė cilat tregojnė se jeni nė punėn e duhur.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pesė shenja tė cilat tregojnė se jeni nė punėn e duhur.

Nėse rezultati ėshtė pozitiv, vlerėsimi yt pėr punėn vetėm do tė rritet. Nė qoftė se ėshtė negativ, atėherė duhet tė kėrkosh ca ndryshime.

Pesė shenja tė cilat tregojnė se jeni nė punėn e duhur.
Pesė shenja tė cilat tregojnė se jeni nė punėn e duhur.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 05/10/2017 09:28, Ndryshuar: 05/10/2017 16:39

Ka disa shenja, tė cilat tė tregojnė se jeni nė punėn e duhur. Ndoshta nuk ėshtė kjo puna juaj ideale, ama mund tė jeni drejt asaj rruge me ca sinjale tė vogla: bėn atė qė tė pėlqen, ndihesh i plotėsuar, jeni energjikė, krenarė, keni bėrė shumė miq rreth e rrotull, ndiheni pjesė e grupit. Ky ėshtė njė fillim i mirė! Shikoni detajet!

1. Jeni energjikė

Edhe pse je nisur pėr nė punė, vetja tė duket sikur po shkon pėr tė kaluar njė ditė argėtuese dhe ndihesh e lehtė si pupėl. Nė qoshen tėnde tė punės ndihesh si nė njė pistė kėrcimi. Je e gatshme pėr ēdo gjė dhe ke energji sa t'u japėsh edhe kolegėve. Bingo! Ėshtė njė shenjė e mirė qė je nė punėn e duhur.

Rezervat e pėrditshme tė energjisė janė argument se ndihesh e lumtur dhe produktive nė punė. Po ushqehesh mirė, e ruan trupin nga toksinat dhe ndihesh e ekuilibruar. Rruga pėr nė punė ėshtė shumė e ēmuar pėr ty. Gjatė udhėtimit me autobus merresh gjithmonė me diēka qė ka tė bėjė me punėn ose dėgjon njė kapitull tė librit tė preferuar kur je nė makinė.

Erdhi e premtja e shumėpritur dhe tė gjithė janė tė ngazėllyer pėr fundjavėn, por ti nuk ndihesh sikur ke nevojė pėr njė pushim tė plotė. Tė dielėn nė mbrėmje bie nė shtrat herėt pėr t'u zgjuar e freskėt dhe e gatshme pėr tė hėnėn nė mėngjes, sepse perspektiva tė thėrret.

2. Jep kontributin tėnd

Mendja ėshtė stimuluar dhe ēdo ditė gjeneron ide, tė cilat mezi pret t'i bėsh realitet. Nuk pret qė kompania tė ndėrtojė strategji pėr tė bėrė realitet idetė e tua. Kjo mund tė ndodhė nė ēdo nivel dhe frekuencė tė situatės tėnde.

Mendon se gjithmonė mund tė gjesh mėnyrat pėr tė pėrmirėsuar operacionet e departamentit tėnd. Kėrkon tė investosh nė konceptimin e njė produkti tė ri tė kompanisė. Po ashtu, preferon tė qėndrosh nė kutinė e rezervave tė kompanisė, kur ėshtė fjala pėr sugjerimet qė kėrkon ajo herė pas here. Kontribuuese do tė thotė qė jep mė shumė se bazat e pritshme nga ty, sipas pėrshkrimit tė punės qė bėn.

Ndihmon shpeshherė edhe kolegė tė tjerė, kur ėshtė fjala pėr ndonjė prezantim. Je vullnetare pėr komunitetin edhe kur je me pushime. Ditėlindjen e feston gjithmonė nė zyrė duke u shpėrndarė tortė tė gjithėve.

3. Jeni krenarė

Disa aspekte tė punės qė bėn tė bėjnė shumė krenar. Disa gjėra duhet tė kalojnė patjetėr nė sipėrfaqen e mendjes sate. Kompania ku punon tė ka besuar projektin e menaxhimit, klientėt e saj ndodhen nė listėn tėnde. Po ashtu, pėrfitimet e kompanisė janė edhe pasojė e kontributit tėnd.

Je krenare pėr gjithēka bėn dhe ēdo punė depėrton nė identitetin tėnd. Nė ēdo situatė tė papritur, fjalėt dhe mbrojtja tė vijnė natyrshėm dhe gjithēka mendon e thua me zė tė lartė dhe krenare.

4. Je gjithmonė mes miqsh

Puna jote nuk ėshtė thjesht njė flluskė lumturie. Ėshtė pjesė e njė grupi faktorėsh tė paparashikuar, duke pėrfshirė qasje tė pėrditshme me njerėzit me tė cilėt punon. Mendon gjithmonė se si ta ushqesh shoqėrinė. Ke gjėra tė pėrbashkėta me ta, ndan kohė, ndan kėnaqėsi, ndan tė qeshura, jep mbėshtetje. Pėrndryshe, puna mund tė ishte e tmerrshme dhe me tė drejtė do tia bėje vetes pyetjen: ēfarė po bėj kėtu? Miqėsitė nė punė inkurajojnė forcė dhe mbėshtetje tė jashtėzakonshme. Nėse ke pasur ndonjėherė njė mik qė tė do, e di mjaft mirė se ē'ndihmė mund tė jetė.

5. Mėson gjithmonė nga puna

Kjo ėshtė njė pikė, e cila nuk ka lidhje me moshėn. Nuk ka rėndėsi nėse je tetė apo tetėdhjetė. Mundėsia pėr tė mėsuar tė fal mė shumė kėnaqėsi nga puna. Por kjo praktika e tė mėsuarit nuk ka tė bėjė drejtpėrdrejt me punėn tėnde. Tė mėsuarit mund tė jetė thjesht njė stimul periferik. Ti mund tė mėsosh nga tė qenit i ekspozuar pėrballė klientėve interesantė, nga punėt vullnetare apo edhe nga aktivitetet e bamirėsisė.

Teknikisht ėshtė njė pjesė e punės, e cila tė kėnaq dhe tė bėn tė ndėrtosh marrėdhėnie tė reja me njerėzit. Nė fakt, kjo mund tė jetė edhe pjesa mė e mirė e punės, shkruan revistaclass. Pavarėsish punės qė bėn dhe profesionalizmit, ti mund tė jesh njė anije relativisht bosh qė ka nevojė tė mbushet me dituri dhe urtėsi.

Duke i thėnė tė gjitha, intuita tani duhet tė jetė nė gjendje tė kuptojė nėse je nė punėn e duhur apo nė punėn e gabuar. Sido qė tė jetė, tė paktėn kur e di se ku je, fuqizohesh. Nėse rezultati ėshtė pozitiv, vlerėsimi yt pėr punėn vetėm do tė rritet. Nė qoftė se ėshtė negativ, atėherė duhet tė kėrkosh ca ndryshime. Ėshtė plotėsisht nė dorėn tėnde!

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
e?#%T

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė