Cilat janė veshjet e duhura pėr nė vendin e punės?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Cilat janė veshjet e duhura pėr nė vendin e punės?

Perspekti ju sjell 6 sugjerime pėr veshjet e zyrės.

Cilat janė veshjet e duhura pėr nė vendin e punės?
Cilat janė veshjet e duhura pėr nė vendin e punės?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 13/02/2018 17:45

Fund dhe xhaketė. Veshja qė tipizon kodin e zyrės, duket disi e mėrzitshme, gati-gati njė veshje pa fantazi. Nga ana tjetėr, a e keni menduar se sa tė kufizon kjo veshje pėr tė dalė me miqtė apo kolegėt pas pune, pėr tė pirrė njė birrė?

Sa i pėrshtatshėm do tė ishte njė kostum gri a i zi, i shoqėruar me njė kėmishė tė bardhė a njė tjetėr ngjyrė? Pėr tė thyer kėto "mite", kaq tipike pėr veshjet e zyrės, por njėkohėsisht pėr tė mos humbur asgjė profesionale nga pamja, ne do t'ju sugjerojmė disa veshje pune me tė cilat do tė ndiheni mirė edhe gjatė orarit zyrtar.

Si fillim: Ora 7 e mėngjesit nuk ėshtė idealja pėr tė bėrė zgjedhjen e duhur para dollapit. Ndaj, kėshilla numėr njė ėshtė: Bėjeni veshjen gati pėrpara se tė shkoni nė krevat.

Sugjerimi numėr 1:

Njė fund lėkure, treēerekėsh me njė bluzė tė ngrohtė, disi tė trashė, qė mund ta kombinoni shumė mirė edhe me njė kėmishė tė thjeshtė, nga ato qė vishni me kostum, apo me njė kanotiere mėndafshi dhe njė xhaketė. Nė kėtė rast, ju fitoni veshjen e zyrės dhe njė pamje tejet moderne. Mos harroni bizhutė ama, ato luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė pamjen tuaj. Tė lehta dhe fine. Jeni nė punė apo jo?

Sugjerimi numėr 2:

Nėse ėshtė dita e njė mbledhjeje tė rėndėsishme, apo keni njė prezantim serioz, atėherė njė fustan njėngjyrėsh elegant, i gjatė deri te gjunjėt, por pa i zbuluar ata, do t'ju jepte seriozitetin e duhur. Pėr mė tepėr, qė kjo veshje nuk do tė tėrhiqte vėmendjen e askujt. Kėshtu qė, tė gjithė do tė fokusoheshin te fjala juaj. Por bėni kujdes, bizhutė duhet tė jenė minimaliste. Mos zgjidhni ato qė tėrheqin vėmendjen.

Sugjerimi numėr 3:

Do tė flisni nė publik dhe keni nevojė pėr vetėbesim. Zgjidhni njė fustan tė ngushtė qė ju tregon linjat, treēerekėsh nė tonalitetet e ngjyrės lejla. Kjo do t'i jepte prezencės suaj, pamjen e pėrsosur nė sytė e publikut. Nė kėtė rast, bizhutė duhet tė jenė tė thjeshta, por luksoze nė dukje. Fustani do tė ketė magjinė e duhur pėr t'ju bėrė imponuese tė asaj qė thoni edhe sikur tė tjerat tė mungojnė.

Sugjerimi numėr 4:

Nėse doni tė bini nė sy nė festėn e zyrės, por ama me stil, ju sugjerojmė njė fustan dizenjo printi, me gjatėsi mesatare, njė ngjyrė disi e fortė buzėkuqi dhe pamja ėshtė e plotėsuar. Zbuloni vathėt duke i kaluar flokėt pas veshėve dhe ja ku ėshtė pamja juaj festive.

Sugjerimi numėr 5:

Ende nuk ka ardhur fundjava, por diēka disi mė moderne mund tė vishet. Njė pulovėr e lehtė, e ngrohtė, e kombinuar me njė fund me tendenca moderne, me gjatėsinė mbi gju, do ju japė njė pamje shumė tė bukur dhe ndryshe nga java. E nėse ju del ndonjė takim pas pune apo nėse do tė dilni me kolegėt, ju do tė keni veshjen e pėrshtatshme. Mjafton tė shtoni pak buzėkuq dhe ndonjė bizhu.

Sugjerimi numėr 6:

Ju duhet tė punoni nė fundjavė? Nuk keni se pse tė hiqni dorė nga rahatia juaj. Sė pari, mund tė vishni njė palė kėpucė tė rehatshme dhe njė veshje qė ju bėn tė ndiheni mė tė shkujdesura. Njė palė xhinse ngjyrė blu e errėt, pulovrin tuaj tė ngrohtė dhe tė rehatshėm, qė nuk rrudhoset, dhe ja ku jeni. Tė paktėn rehatia e veshjes, do t'a bėjė mė pak tė dhimbshme humbjen e ditės sė pushimit.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
g.@[@

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.