Përshkrimi i punës
HISTORIKU MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit Do It Yourself ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kėrkon te punesoje: Specialist Ndertimi Qellimi i Pozicionit: Siguron asistence dhe sherbim te shkelqyer ndaj Klienteve te departamentit te ndertimit. Detyrat dhe Pergjegjesite: Mirepret me etike te larte profesionale cdo Klient qe interesohet per produktet e departamentit te Ndertimit. Kupton nevojen e klientit perkates, duke degjuar me vemendje maksimale kerkesen e Klientit. Ndihmon klientin ne gjetjen e produkteve per te cilat Klienti eshte i interesuar. Ofron keshilla, te cilat i vijne ne ndihme Klientit, dhe u pergjigjet me dedikim pyetjeve te Klientit. Finalizon procesin e shitjeve te produkteve ne perputhje me nevojen e Klientit. Ne bashkepunim me Supervizorin perkates kontrollon ekzpozimin per te mbushur stokun dhe angazhohet ne sistemin e stokut ne nivelin e kerkuar. Perfshihet ne projekte te ndryshme ne fushen e ndertimit. Detyra te tjera sic nevojiten/kerkohen Kualifikimet dhe Aftėsitė e Kėrkuara: Edukimi: Te kete perfunduar shkollen e mesme profesionale per ndertim. Eksperiencė pune: Preferohen eksperiencat e ngjashme te punes ne fushen e ndertimit. Aftėsite: Te jete i gatshem dhe i afte te punoje ne grup. Te pelqeje punen me njerezit. Te paturit e nje paraqitje te denje eshte kerkese. Njohuri te mira te produkteve. Procedura e Aplikimit: Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni CV te detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim deri me 20 Shkurt 2018: 1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com 2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme: MEGATEK S.A Divizioni i Burimeve Njerezore Autostrada Tirane-Durres km 7. Tirana, Albania