Përshkrimi i punës
Kompania e mirenjohur Klar Sh.P.K. me ekskluzivitetin e brandit te mirenjohur te Kafes Segafredo per Shqiperine, Kerkon te punesoje nje Pergjegjese Finance.. Funksioni baze dhe qellimi i pergjegjesive: Organizon drejtimin dhe mbykqyrjen (dhe ne departamentet e tjera si shitje/blerje/logjistike etj) e te gjitha funksioneve te menaxhimit te departamentit te financave dhe kontabilitetit, Ndihmon ne pregatitjen e planeve strategjike, buxheteve dhe parashikimeve financiare. Kontrollon ne pergjithesi sistemet e menaxhimit financiar, Organizon dhe drejton proceset financiare duke u perkujdesur per permiresimin e proceseve ekzistuese. Detyrat dhe pergjegjesite: Te mbykqyre dhe te mbaje nen kontroll teresine e sistemit financiar/kontabel te shoqerise. Te krijoje dhe te mbaje nen kontroll procedurat e hedhjes se te dhenave ne programin kontabel. Te mbikqyre ne vazhdimesi dhe me perpikmeri proceset financiare, te kryeje analiza/kontrolle te rregullta te faturimeve & pagesave te klienteve duke evidentuar klientet me probleme me likujdime ; Te mbaje raportet me klient - furnitoret per ceshtje financiare. Te siguroje qe dokumentacioni te arkivohet ne menyre korrekte me te gjitha te dhenat e nevojshme per te maksimizuar eficenzen e departamentit te finances (dosjet perkatese te klient furnitoreve, arkes/bankes, te punonjesve dhe listpagesave, te aseteve etj). Kualifikimet / Kėrkesat: Te kete mbaruar arsimin e larte ne Fakultetin Ekonomik, dega Finance. Te kete njohuri shume te mira te kontabilitetit dhe Finance 5. Te kete njohuri shume te mira te legjislacionit fiskal. Te kete njohuri shume te mira te planifikimit dhe zhvillimit te problemeve ekonomike-financiare. Te kete eksperience pune mbi 5 vjet. Te kete njohuri shume te mira te gjuhes angleze. Te interesuarit te dergojne CV ne adresen info@klar.al Suksese!