Përshkrimi i punës
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani leader ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare. Tek CCBS, ne jemi te bindur per rritjen e biznesit tone, per kontributin ne komunitetet lokale dhe ne zhvillimin e burimeve njerezore me ane te aftesive te forta organizative dhe me njerezit e duhur ne vendin e duhur. CCBS po kerkon kandidate te pershtatshem ne pozicionin e meposhtem: EKZEKUTIV SHITJESH NE MARKETE (Sezonal) Roli dhe pergjegjesite: · Viziton cdo market/supermarket ne zonen e tij sipas programit ditor. · Sigurohet qe produkti eshte i pozicionuar ne vendin e duhur dhe sipas standarteve te CCBS. · Garanton vendosjen e materialeve promocionale ne piken e shitjes dhe sipas standarteve te CCBS. · Sigurohet qe produktet te shperndahen ne kohe tek klientet. · Ekzekuton ne bashkepunim me departamentin e trade marketing dhe marketing te gjitha aktivitetet promocionale. Aftesite dhe kualifikimet: · Te kete mbaruar arsimin e mesem (Arsimi i Larte perben avantazh) · Preferohet te kete eksperience pune ne merchandizing · Te kete aftesi shume te mira komunikuese dhe te punoje ne grup · Leje drejtimi automjeti. Te interesuarit duhet te dergojne nje email ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen: hr@cocacola.al, brenda dates 7 Gusht 2017. Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen. Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta