Përshkrimi i punës
Mektrin-Motors sh.p.k eshte nder kompanite me te rendesishme, qe operojne ne shqiperi, ne fushen e automobilave. Rritja e vazhdueshme e kompanise qe prej vitit 2005 sjell nevojen per force te re shitese per markat shume prestigjioze si: Volvo, Jaguar&Land Rover dhe te tjera. Aktualisht jemi ne kerkim te tre punonjesve ne pozicionin e SALES MANAGER. Detyrat: -Prezantimi dhe Promovimi i Automjeteve tek klientet dhe vizitoret e salloneve te ekspozimit. -Mbajtja e mardhenieve te vazhdueshme me klientet ekzistues dhe kontakt per kliente te rinj. -Organizimi dhe prezantimi tek klientet i materialeve informuese mbi automjetet dhe mbi menyrat e financimit. -Ndjekja e te gjithe procesit te shitjes, nga prezantimi deri ne dorezimin e mjetit, si dhe dokumentacionit perkates. -Kontrolli dhe mirembajtja e mjeteve te reja per shitje. -Detyra te tjera ne lidhje me aktivitetin e shitjes. Kualifikimet / Kėrkesat: 1- Te kete mbaruar Arsimin e Larte 2- Te jete zoterues shume i mire i gjuhes Angleze dhe Italiane 3- Te jete ne gjendje te perdori paketen Office 4- Te kete aftesi shume te mira komunikuese 5- Te kete njohuri ne fushen e Automobilave 6- Eksperienca ne kete fushe perben perparsi 7- Te jete i pajisur me leje drejtimi. Per ata qe plotesojne kriteret, mund te dergojne CV-ne e tyre duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne ne: d.hoxha@mektrin.al