Si ta kuptoni se ėshtė koha tė lini punėn?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Si ta kuptoni se ėshtė koha tė lini punėn?

Shumė njerėz presin shumė gjatė pėr tė lėnė njė punė tė keqe dhe shėndeti i tyre vuan nga kjo.

Si ta kuptoni se ėshtė koha tė lini punėn?
Si ta kuptoni se ėshtė koha tė lini punėn?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 09/01/2018 21:01

Nėse jeni si shumica e njerėzve, ju kaloni mė shumė orė tuaja tė vlefshme nė punė, se sa qė kaloni kudo tjetėr. Ėshtė e rėndėsishme qė ju tė kaloni kohėn tuaj nė kompaninė e duhur, duke ndjekur mundėsinė e duhur.

Menaxhimi i keq nuk diskriminon nė bazė tė pagės ose titullit tė punės. Njė ekip udhėheqės i Fortune 500 mund tė pėrjetojė mė shumė paknaqėsi sesa baristėt nė njė dyqan lokal kafeje. Sa mė kėrkuese qė ėshtė puna juaj dhe sa mė pak kontroll qė keni nė atė qė bėni, ka aq mė shumė gjasa qė ju tė vuani. Njė studim nga Shoqata Psikologjike Amerikane ka zbuluar se njerėzit puna e tė cilėve i plotėson tė dyja kėto kritere kanė mė shumė gjasa tė pėrjetojnė lodhje, gjumė tė dobėt, ankth dhe depresion.

Duke qėndruar nė njė punė tė keqe pėr njė kohė tė gjatė mund tė jetė shumė e dėmshme pėr karrierėn tuaj. Nėse keni provuar ēdo gjė qė keni pasur nė mendje qė gjėrat tė shkojnė mė mirė dhe nuk keni parė ndryshime tė mėdha, mund tė jetė koha tė largohesh nga ajo punė.

Zgjedhja pėr tė lėnė njė punė mund tė jetė njė vendim i dhimbshėm. Ju duhet tė dini se jeni duke bėrė zgjedhjen e duhur. Lajmi i mirė ėshtė se ka disa shenja tė qarta se- nė qoftė se keni pėrjetuar mjaft prej tyre-kjo do tė thotė se ėshtė koha tė largoheni.

Kompania ėshtė duke shkuar drejt dėshtimit

Njė studim i kohėve tė fundit ka treguar se 71% e bizneseve tė vogla i mbyllin kompanitė e tyre, nė vitin e dhjetė tė punės. Nėse jeni tė shqetėsuar pėr suksesin e kompanisė tuaj, ka gjasa tė mira se ju keni tė drejtė. Kėrkoni tė dhėna, sikur papritmas keni nevojė pėr miratimin e menaxhimit pėr shpenzime edhe tė vogla, po ashtu edhe tė filloni tė shpeshtoni takimet me dyer tė mbyllura, dhe tė shikoni numrin e rritur tė largimeve tė menaxhmentit tė lartė. Nėse ju dyshoni se biznesi ėshtė nė vėshtirėsi, mund tė jetė koha pėr ta lėnė atė. Nėse ju prisni derisa kompania tė mbyllet, ju do tė jeni nė tregun e punės duke konkurruar kundėr ish-bashkėpunėtorėve tuaj.

Nuk ka vend pėr avancim

Ėshtė e lehtė tė mbėrthehesh nė njė punė dhe, nė qoftė se ju e doni atė qė jeni duke bėrė, kjo gjė mund tė jetė e rehatshme. Megjithatė, ėshtė e rėndėsishme tė mbani nė mend se ēdo punė duhet tė shtojė aftėsitė tuaja, dhe tė shtojė vlerėn tuaj si njė punonjės. Nėse ju nuk jeni duke mėsuar me ndonjė gjė tė re, dhe jeni vetėm duke bėrė tė njėjtėn gjė tėrė kohėn, derisa njerėzit rreth jush ngrihen nė pozitė, kjo ėshtė koha kur ju duhet tė shikoni dikund tjetėr.

Ju jeni jashtė rrjedhave

A ju duket sikur ju jeni gjithmonė i fundit qė dėgjoni atė qė po ndodh nė punė? Nėse ju keni mbetur jashtė takimeve, apo rrallė jeni takuar me menaxhmentin e lartė, dhe gati kurrė nuk keni dėgjuar pėr projektin e madh pėr tė cilin tė gjithė janė tė emocionuar, kjo mund tė nėnkuptojė se shefat ju shohin vetėm si njė trup i cili plotėson njė tavolinė, nė vend tė njė kontribuesi tė vlefshėm. Ky ėshtė lajm i keq pėr karrierėn tuaj dhe mund tė nėnkuptojė se ėshtė koha pėr ta lėnė atė punė.

Ju dini mė shumė se shefat tuaj

Ėshtė frustruese tė punosh pėr dikė qė ju besoni se ėshtė mė pak i aftė ose qė ka mė pak njohuri se ju, por ēėshtja e vėrtetė ėshtė mė e thellė se kaq. Nėse ju nuk mund t'i besoni drejtuesit tė kompanisė pėr tė marrė vendime tė mira dhe tė drejtojė anijen nė drejtimin e duhur, ju mund tė jeni duke jetuar nė njė gjendje tė vazhdueshme ankthi. Dhe, nėse ju me tė drejtė mendoni se shefat tuaj nuk dinė se ēfarė po bėjnė, ju mund tė mbeteni pa punė kur kompania falimenton.

Ju keni njė shef tė keq i cili nuk ėshtė duke arritur asgjė

Shefat shkojnė e vijnė, qė do tė thotė se sipas kėsaj fjale tė urtė mė e mira ėshtė tė presėsh njė shef tė keq. Por, kjo nuk ėshtė gjithmonė lėvizja e duhur. Nėse keni njė shef tė keq i cili pėlqehet nga menaxhmenti i lartė, mund tė jetė koha tė largohesh. Nė mėnyrė qė t'ju bėjė tė mjerueshėm ēdo ditė, njė menaxher me dy fytyra i cili ėshtė i dashur nga tė tjerėt mund tė bėjė dėm nė karrierėn tuaj duke marrė kredi pėr punėn tuaj, tė flasė keq pėr ty tek tė tjerėt dhe tė fajėsojė kur gjėrat shkojnė keq.

Ju i druheni shkuarjes nė punė

Ne tė gjithė kemi raste kur nuk e preferojmė ditėn e hėnė, por nė qoftė se edhe tė menduarit nė lidhje me punėn tuaj ju mbush me frikė, kjo ėshtė ndoshta koha pėr tu larguar. Mos vazhdoni t'i thoni vetes tuaj se jeni duke pasur njė javė tė keqe kur ju nė tė vėrtetė keni njė punė qė nuk pėrshtateni.

Ju keni humbur pasionin tuaj

Edhe nė qoftė se ju e doni kompaninė, shefin tuaj dhe bashkėpuntorėt, nuk kanė vlerė nėse ju e urreni punėn. Pasioni ėshtė njė pėrbėrės i domosdoshėm pėr sukses. Nėse ju jeni jo entuziast apo indiferent nė lidhje me punėn qė bėni, ėshtė koha tė mendoni pėr karrierėn tuaj.

Shėndeti juaj ėshtė duke vuajtur

Asnjė mėditje nuk ka vlerė pėr tė sakrifikuar shėndetin tuaj. Stresi nga puna mund tė ēojė drejt depresionit, pagjumėsisė, kokėdhembjes, sėmundjeve tė shpeshta dhe mė keq. Mos e lėr kėtė tė ndodhė.

Jeta juaj personale ėshtė duke vuajtur

Nėse ju punoni shumė orė, apo jeni tė stresuar kur ktheheni nė shtėpi, ėshtė koha tė largoheni kur puna fillon tė ndikojė nė jetėn tuaj personale.

Pėrfundimi

Nėse ju keni vendosur tė largoheni, bėhuni tė zgjuar pėr kėtė. Mos djegni urat pėr shkak tė arsyeve qė jeni duke u larguar. Me kėtė nuk arrihet asgjė, dhe mund t'ju ndjekė edhe mė vonė. Nė vend tė kėsaj, thjesht shpjegoni se jeni duke u larguar pėr tė ndjekur njė tjetėr mundėsi, dhe pastaj bėni kėshtu me mirėsjellje.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
B&:KD

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė