Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Shpikjet myslimane qė i dhanė formė botės moderne

Ka njė vrimė nė njohuritė tona: ne kėrcejmė si bretkosa nga Rilindja tek ndaj grekėt e lashtė, thotė pėr CNN, profesori Salim al-Hassani, kryetar i Fondacionit pėr Shkencė, Teknologji dhe Civilizim dhe redaktor i librit "1001 Shpikjet".

Shpikjet myslimane qė i dhanė formė botės moderne
Shpikjet myslimane qė i dhanė formė botės moderne
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 29/12/2017 17:44

Hassani cek pėr CNN 10 shpikjet mė tė jashtėzakonshme tė botės myslimane:

Kirurgjia

Rreth vitit 1000, mjeku i njohur El Zahraėi botoi njė enciklopedi me 1 500 faqe tė ilustruar tė kirurgjisė, e cila ėshtė pėrdorur nė Evropė si njė referencė mjekėsore pėr 500 vitet e ardhshme. Ndėr shpikjet e tij tė shumta, Zahraėi zbuloi dhe pėrdorimin e zorrėve tė shpėrbėrshme tė maces pėr tė qepur plagėt. Pėrpara kėsaj bėhej njė operacion i dytė pėr tė hequr penjtė. Ai gjithashtu thuhet se ka kryer operacionin e parė cezarian dhe se krijoi picetat operatore.

Kafeja

Ajo u prodhua nė Jemen pėr herė tė parė, rreth shekullit tė 9IXtė. Nė ditėt e tij tė hershme, kafeja ndihmoi sufitė tė qėndrojnė pa gjumė netėve vonė gjatė pėrkushtimit. Mė vonė ajo u soll nė Kajro nga njė grup studentėsh, por lėvizja e kafesė kaploi shpejt gjithė Perandorinė. Deri nė shekullin e XIII-tė ajo ka arritur nė Turqi, por nė Evropė nuk erdhi mė herėt se nė shekullin e XVI-tė ku u soll nga njė tregtar prej Venediku.

Makina Fluturuese

"Abbas ibn Firnas" ishte personi i parė i cili bėri njė pėrpjekje tė vėrtetė pėr tė ndėrtuar njė makinė fluturuese. Nė shekullin e IX-ė ai projektoi njė aparat me krahė, tė ngjashėm me puplat e njė zogu. Nė gjyqin e tij mė tė famshėm pranė Kordobės nė Spanjė, Firnas fluturoi lart pėr disa ēaste, para se tė bjerė nė tokė ku theu pjesėrisht shpinėn. Planet e tij padyshim kanė qenė njė frymėzim pėr artistin famshėm italian dhe shpikėsin Leonardo da Vinēi.

Universiteti

Nė vitin 859 njė princeshė e re me emrin Fatima al-Firhi themeloi tė parėn diplomė universitare qė u dha nė Fez-Marok. Motra e saj, Miriam, ndėrtoi njė xhami tė bukur dhe ngjitur me tė u ndėrtua kompleksi Qaraėiyyin. Kėto janė ende nė funksion sot pas 1 200 vjetėsh. Hassani thotė se shpreson se pėrkujtimi i veprės sė motrave al-Firhi do tė frymėzojė gratė e reja myslimane nė mbarė botėn sot.

Algjebra

Algjebėr - Fjala vjen nga titulli i famshėm i traktatit tė njė matematikani persian qė jetoi nė shekullin e IX-tė: "Kitab el-Xhabr Wa l-Mugabala" e cila pėrkthehet pėrafėrsisht si "Libri i arsyetimit dhe i hesapeve". E ndėrtuar mbi rrėnjėt e sistemeve greke dhe hindu, rendi i ri algjebrik ishte njė sistem unifikues pėr numrat racionalė, numrat irracionalė dhe madhėsitė gjeometrike. I njėjti matematikan, Al-Khėarizmi, ishte gjithashtu i pari qė futi konceptin e ngritjes sė njė numri nė fuqi.

Optika

"Shumė nga pėrparimet mė tė rėndėsishme nė studimin e optikės vijnė nga bota myslimane", vijon rrėfimin e tij profesor Hassani. Rreth vitit 1000, Ibn el-Haitham ka vėrtetuar se njerėzit shohin objektet nga drita e reflektuar jashtė tyre, e cila hyn nė sy, duke hedhur kėshtu poshtė teoritė e Euklidit dhe Ptolemeut qė thoshin se drita emetohet nga vetė syri. Ky fizikan i madh mysliman gjithashtu zbuloi fenomenin e dhomės sė errėt, e cila shpjegon se si syri sheh imazhe vertikale pėr shkak tė lidhjes midis nervit tė shikimit dhe trurit.

Muzika

Siē shpjegon Hassani, muzikantėt myslimanė kanė pasur njė ndikim tė thellė nė Evropė, qė datojnė nga epoka e Karlit tė Madh, i cili synonte pėr tė konkurruar me muzikėn e Bagdadit dhe Kordobės. Nė mesin e shumė instrumenteve qė mbėrritėn nė Evropė pėrmes Lindjes sė Mesme janė harpa dhe rahab, njė paraardhės i violinės. Shkalla moderne muzikore janė nxjerrė si derivat i alfabetit arab.

Furēa e dhėmbėve

Profeti Muhamed popullarizoi pėrdorimin nė masė tė furēės sė parė tė dhėmbėve, rreth vitit 600. Duke pėrdorur njė degėz nga pema Mesėak, Ai pastronte dhėmbėt dhe freskonte frymėn. Substanca tė ngjashme me Meswak janė pėrdorur nė furēat e dhėmbėve moderne.

Maniveli

Shumė nga bazat e automatikė modernė janė vėnė pėr herė tė parė nė pėrdorim nė botėn myslimane, duke pėrfshirė sistemin revolucionar manivelė. Nga konvertimi i lėvizjes rrotulluese nė lėvizje lineare, shumė objekte tė rėnda lėvizeshin lehtėsisht. Kjo teknologji e zbuluar nga Al-Jazari nė shekullin e XII, shpėrtheu nė tė gjithė globin duke ēuar nė prodhimin e ēdo gjėje: nga biēikleta tek motori me djegie tė brendshme.

Spitalet

Spitalet siē i njohim sot, me reparte dhe katedrat universitare, vijnė nga shekulli IX-tė nė Egjipt. E para qendėr e tillė mjekėsore ishte spitali Ahmed Ibn Tulun, i themeluar nė vitin 872 nė Kajro. Spital ka ofruar kujdes shėndetėsor pa pagesė pėr tė gjithė ata qė kishin nevojė, njė politikė e bazuar nė traditėn myslimane tė kujdesit pėr tė gjithė ata qė janė tė sėmurė. Nga Kajro, spitale tė tilla u pėrhapėn nė mbarė botėn myslimane.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
':.jP

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.