Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

6 kėshilla qė do t'ju bėjnė tė humbni peshė.

Mbajtja e dietave nuk ėshtė njė punė e lehtė. Ju mendoni se qėllimi kryesor ėshtė qė tė filloni tė hani ushqime tė shėndetshme, por ēelėsi kryesor ėshtė qė tė adoptoni zakone tė reja pėr dietėn.

Mbajtja e dietave nuk ėshtė njė punė e lehtė, por rezultati gjithmonė ėshtė i kėndshėm.
Mbajtja e dietave nuk ėshtė njė punė e lehtė, por rezultati gjithmonė ėshtė i kėndshėm.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 27/02/2017 09:03

Pėr ta bėrė procesin e humbjes sė peshės mė tė lehtė, 6 kėshillat tona do tju ndihmojnė shumė.

Kur hani jashtė shtėpisė, gjithmonė zgjidhni racionin mė tė vogėl tė mundshėm.

Lexojeni menunė me kujdes. Edhe nėsė ėshtė njė vend ku shesin hamburger dhe ushqime tė tjera tė pashėndetshme, zgjidhni racionin mė tė vogėl qė kanė. Sipas studimeve mė tė fundit, njerėzit qė nuk porosisin pjatėn e tyre kanė tendencėn tė hanė gjithēka qė ndodhet nė tavolinė edhe nėse janė tė ngopur.

Bėhuni mė optimistė! Ēdo mendim pozitiv ka rėndėsi.

Ideja ėshtė qė tė fokusoheni vetėm nė gjėrat e mira dhe tė pėrsėrisni qėllimet nė njė mėnyrė pozitive. Pėr shembull: Kam humbur njė kilogramė! Kjo ėshtė e mrekullueshme! Ngadalė por sigurtė! Duhet tė ha vetėm racionin qė kam pėrpara. Mund tu them JO ėmbėlsirave. Fraza tė tilla optimiste mund tju ndihmojnė tė arrini qėllimet me anė tė njė sjellje pozitive.

Tė hani vetėm ėshtė mė mirė se tė hani nė shoqėri

Kur ju filloni tė bėni ndryshime nė dietėn tuaj ju zakonisht doni qė miqtė tuaj dhe familjarėt tju ndihmojnė nė kėtė rrugė. Gjithsesi, ėshtė shkencėrisht e vėrtetuar qė njerėzit qė hanė nė grup konsumojnė sasi mė tė mėdha ushqimi. Kjo ndodh sepse ju shpenzoni mė shumė kohė nė tavolinė dhe si pėrfundim, ndėrkohė qė flisni dhe qeshni nuk e kontrolloni sa shumė keni ngrėnė.

Kjo nuk do tė thotė qė ju duhet tė hani vetėm gjatė gjithė kohės, por pėrpiquni qė tė uleni nė tavolinė vetėm nėse do tė hani, dhe nė tavolinė vendosni vetėm racionin tuaj personal, kėshtu qė mund tė shijoni njė bisedė tė mirė pa u shqetėsuar pėr sasinė qė konsumoni.

Nėse jeni i uritur, nuhasni njė banane

Kjo mund tė duket ēmenduri, por ėshtė provuar qė nėse nuhasni fruta si mollėt, mentet ose bananet mund tė gėnjeni trurin tuaj dhe ta bėni atė tė besojė qė po hani.

Njė studim qė pėrfshiu 3 000 vullnetarė qė nuhatėn kėto ushqime kur ishin tė uritur, e ulėn urinė e tyre dhe rezultatet u reflektuan nė peshė. E mahnitshme!

Ngjyra blu do tė jetė ngjyra juaj e preferuar

Njė studim i kohėve tė fundit ka treguar qė ngjyra blu pakėson oreksin. Kėshtu qė provoni disa ndryshime si dekorimi i tavolinės me mbulesė blu, peceta blu, pjata blu dhe gota blu.

Kjo quhet psikologjia e ngjyrave, dhe ka disa ngjyra qė e stimulojnė oreksin tuaj. Por ngjyra blu bėn tė kundėrtėn pėr ju.

Hani pėrballė pasqyrės

Ju me shumė mundėsi do tė thoni qė kjo gjė ėshtė qesharake, por faktet shkencore sigurojnė qė ngrėnia pėrballė pasqyrė ndėrkohė qė shikoni veten nė pasqyrė redukton sasinė e ushqimit qė konsumoni me njė tė tretėn.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
.bc9/

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė