Toka deri nė vitin 2100 mund tė ngrohet 15% mė shumė se parashikimi i ekspertėve tė OKB-sė, sipas njė studimi tė publikuar sot, qė nėnvizon nevojėn pėr tė reduktuar akoma mė shumė emetimet e gazit me efekt serrė pėr tė shpresuar qė tė qėndrojnė nėn dy gradė Celsius.
Grupi i ekspertėve ndėrqeveritarė mbi evolucionin e klimės (Giec), organ shkencor reference pėr ngrohjen globale, publikoi nė vitin 2014 njė sėrė skenarėsh duke paralajmėruar grohje klimatike nė fund tė shekullit XXI nė funksion tė volumit tė emetimeve tė gazit me efekt serrė.
Patrick Brown dhe Ken Caldeira, klimatologė nė Institutin Carnegie tė Universitetit tė Stanford nė Kaliforni theksojnė nė kėtė studim tė publikuar nė tė pėrjavshmen "Nature" se ngrohja klimatike do tė jetė mė e madhe se modelet e Giec.
Duke vėnė nė dukje shkallėn e pasigurisė sė skenarėve klimatikė, ata theksojnė se modelet mė pesimiste, qė supozojnė njė rritje tė emetimeve tė gazit me efekt serrė pėrgjatė shekullit, parashikojnė njė rritje tė temperaturave me rreth 3.2 - 5.9 gradė deri nė vitin 2100 nė raport me periudhėn paraindustriale.