Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Njerėzit mė tė suksesshėm nė botė dikur kanė punuar si...

"Puna nuk ėshtė turp", kjo shprehje e justifikon mė sė miri artikullin qė do tė lexoni mė poshtė.

Njerėzit mė tė suksesshėm nė botė dikur kanė punuar si...
Njerėzit mė tė suksesshėm nė botė dikur kanė punuar si...
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 23/11/2017 11:39

Shumė njerėz tė suksesshėm, kanė punuar punė tė ndryshme pėrpara se tė arrinin aty ku janė sot.

Kėta janė 7 njerėz tė fuqishėm tė cilėt na vėrtetojnė se rruga drejt suksesit nuk ėshtė e drejtė:

Jeff Bezos punonte nė skarėn e McDonald's

Themeluesi dhe CEO i Amazon, kur ishte adoleshent filloi tė punonte pėr MacDonald's gjatė verės, sipas librit "Opportunity Golden: Karriera tė shquara qė filluan nė McDonald's."

"Gjėja mė sfiduese ishte tė mbaje ritmin e duhur edhe kur kishte shumė porosi," tha Bezos. "Menaxheri i McDonald's ishte shumė i mirė. Shumė adoleshentė punonin pėr tė nė atė kohė, dhe ai na mbante tė fokusuar edhe kur donim tė argėtoheshim."

Presidenti Donald Trump mblidhte kanaēe

Lideri i Shteteve tė Bashkuara u rrit i pasur, por babai i tij kėmbėngulte qė ai tė mėsonte vlerėn e punės qė nė moshė tė vogėl.

Kur ishtė fėmijė, i ati e merrte nė vendet e ndėrtimit dhe e detyronte Donald bashkė me vėllain e tij tė mblidhnin kanaēe pėr t'i kėmbyer me para, thotė Trump pėr Forbes. Ai pohon se kjo eksperiencė nuk zgjati shumė, por i mėsoi atij si tė punonte pėr paratė e tij.

Presideti Barack Obama shiste akullore

Si njė adoleshent i rritur nė Honolulu, Obama filloi tė punonte pėr herė tė parė nė banakun e Baskin-Robbins, raporton Time.

Richard Branson ishte njė rritės zogjsh

Branson, themeluesi miliarderė i Virgin Group, ka punuar jithmonė pėr veten.

Nė moshėn 11 vjeēare, Branson shkruan nė njė postim nė LinkedIn, ai dhe miku i tij, Nik Powell, filluan tė shisnin papagajė si kafshė shtėpiake pėr shokėt e tyre tė klasės. Zogjtė filluan tė shtoheshin shpejt, kėshtu qė ata e provuan veten nė njė treg tjetėr.

Ndėrkohė qė Krishtlinjdet afroheshin, ata blenė bredh tė vegjėl dhe shpresuan tė pėrfitonin prej tyre, por lepujt i shaktėrruan pemėt pėrpara se ato tė rriteshin, shkruan ai.

Warren Buffett shpėrndante gazeta

Buffett gjithmonė ka dashur tė bėj dhe tė kursejė para qė nė moshė tė vogėl. Sot, kryetari dhe CEO i Berkshire Hathaway gėzon njė pasuri me vlerė 61.2 miliardė $, sipas Forbes, dhe ėshtė njė nga njerėzit mė tė pasur nė botė.

Nė moshėn 13 vjeēare, Buffett ēdo mėngjes shpėrndante kopje tė gazetės The Washington Post. Po atė vit, ai investoi 1 200$ tė kursimeve tė tij nė njė fermė 40 hektarė.

Papa Franēesku punonte roje nė njė klub nate

Para se Jorge Mario Bergoglio t'i bashkohej Jezuitėve si prift, ai u bė Kryepeshkop i Buenos Aires dhe mė pas Kardinal, dhe pėrfundimisht fitoi kurorėn papale, duke u bėrė Papa Franēesk, ai ka bėrė shumė punė fantastike.

Sipas Shėrbimit Katolik Informativė, nė riniė e tij Papa bėnte teste nė laboratorin kimik, pastronte pallatet dhe punonte si bodyguard nė njė klub nate.

Oprah Winfrey punonte nė njė ushqimore

Perandoria mediatike e Winfrey e bėri atė femrėn e parė me ngjyrė miliardere, sipas Forbes ajo gėzon njė pasuri me vlerė 3 miliardė dollarė. Para se tė arrinte nė majė, ajo u pėrpoq tė largohej nga njė fėmijėri e vėshtirė dhe e varfėr. Kur ajo jetonte me babain e saj nė Nashville si njė adoleshente, ajo punonte nė njė dyqan tė vogėl ushqimesh, raporton Forbes.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
/EQA^

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.