Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Google alfabetizohet.

Google nuk ėshtė njė firmė konvencionale. Dhe nuk duam tė bėhemi tė tillė.

Logo e re e Google
Nga: Ndricim Topalli
Publikimi: 02/10/2015 13:51

"Google nuk ėshtė njė firmė konvencionale. Dhe nuk duam tė bėhemi tė tillė." Me kėtė fjali themeluesi i firmės, Larry Page kumton reformėn radikale nė koncernin e njohur. Tregtia nė "web" dhe reklama online duhet tė ndahen nga degėt e reja tė firmave qė prodhojnė automjetet automatikė apo dronet. Google do tė vazhdojė tė mbajė kėtė emėr, por do tė transferohet nėn njė "ēati" me koncernin e ri holding qė do tė mbajė emrin "Alphabet". Holding ėshtė njė firmė qė nuk prodhon, por merr pjesė nė aksione financiare. Kėtu do tė kategorizohen pėr shembull degėt e specializuara pėr lidhjen e ambienteve shtėpiake me rrjetin "Nest", apo laboratori inovativ "Google X" apo firma start-up "Ventures" do tė ekzistojnė si firma tė pavarura.

"Koncerni ynė ėshtė nė gjendje tė mirė, por ne besojmė se mund ta bėjmė mė transparent dhe mė tė verifikueshėm", shkruan Page. Google ka kohė qė nuk ėshtė mė thjesht njė makineri kėrkimi nė internet, ashtu si filloi. Emri Google qė simbolizon kėrkimin nė internet do tė jetė vetėm si degė bijė e internetit nėn firmėn e re "Alphabet". Google do t'i mbetet nė thelb tregtia me kėrkimin nė internet, videoplatforma YouTube si edhe sistemi mobil Android.

Themeluesi i Google Larry Page tani mund tė ketė mė shumė kohė pėr t'iu kushtuar ideve tė reja.

Mė shumė transparencė?

Struktura e re do tė krijojė mė shumė transparencė, qė duket se ka humbur nė valėn e ideve tė reja tek Google. Koncerni zhvillon automjete automatikė, termostate tė lidhura nė rrjet, eksperimenton me drone dhe balona qė krijojnė akces nė internet - pra koncerni ėshtė i shpėrndarė nė shumė fusha, e nuk dihet ende se kur do tė startojnė ato si duhet, dhe kur do tė kthehen nė minierėn e re tė arit pėr koncernin.

Dihet qė Google i financon degėt eksperimentuese me reklamėn nė internet. Por nuk dihet se sa para fitojnė degėt e veēanta - kjo i zemėron investitorėt. Nėse nė tė ardhmen do tė ndahen shifrat e fitimit tė tregtisė bazė tė Google-it nga fitimet e degėve eksperimentuese si Nest apo Google X kjo do tė kontribuojė pėr mė shumė transparencė. Investitorėt e vlerėsuan kėtė hap duke i rritur me gjashtė pikė vlerat e bursės sė Google.

Ajo qė bie nė sy ėshtė se YouTube me mė shumė se 1 miliardė pėrdorues nuk do tė dalė si pjesė mė vete e koncernit Alphabet, por do tė mbesė brenda firmės sė re bijė, Google. Analistėt besojnė se YouTube nė kėtė rast nuk duhet tė bėjė publike shifrat e fitimit, qė mendohet se janė shumė mė tė ulta se pritshmėritė.

Karriere e shkėlqyer: Sundar Pichai drejton firmėn-bijė Google brenda Alphabet

Ajo qė nuk ndryshon ėshtė se kush do tė jetė bosi qė ka fjalėn e fundit. Kreu i koncernit, Larry Page do tė jetė tani nė krye tė Alphabet, dhe do tė mbetet bosi i koncernit. Page shkroi se bashkėthemeluesi Sergey Brin do tė qėndrojė krah tij si president... Por struktura e re sjell me vete ngjitjen spektakolare nė karrierė pėr Sundar Pinchai, topmenaxher bei Google.

Specialisti nga India erdhi nė vitin 1993 me njė bursė pėr universitetin e Stanfordit. Para dhjetė vitesh Pinchar erdhi tek Google. Propozimi i tij Google duhet tė krijojė "browser"-in e tij i bindi themeluesit e firmės- kėshtu suksesi i "Chrome" i hapi menaxherit rrugėn e karrierės. Tani Pichai do tė jetė kreu i firmės bijė Google, dhe do tė ketė pėrgjegjėsinė qė koncernit tė mos i mbarojnė fondet pėr projekte tė reja.

Emri i ri "Alphabet" ėshtė njė sfidė pėr konvencionet. Me kėtė emėr nuk duan tė krijojmė njė markė tė re, shkruan Page, firmat e Alphabetit do tė duhet ta kenė lirinė dhe pavarėsinė pėr t'u zhvilluar si marka mė vete. "Dhe mos kini frikė: Edhe ne duhet tė mėsohemi me emrin e ri.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
Y

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė