Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Historia e Pekinit nga sheshi Tienanmen deri tek Muri i Madh Kinez

Pekini ėshtė njė ndėr qytetet me numrin mė tė madh tė trashėgimive kulturore nė botė.

Historia e Pekinit nga sheshi Tienanmen deri tek Muri i Madh Kinez
Historia e Pekinit nga sheshi Tienanmen deri tek Muri i Madh Kinez
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 25/10/2017 19:20

Nga arkitektura deri tek kultura, gjithēka duhet tė dini mbi kryeqytetin Kinez.

Qindra vjet mė parė, Pekini u ndėrtua pėr tė shpėrfaqur idealin mė tė lartė tė Perandorisė Kineze. Edhe nė ditėt e sotme ende gjenden gjurmėt e njė pjesė integrale tė teorive tė fengshui-t dhe bagua-sė. Si njė kryeqytet perandorak pėr mbi 800 vjet, funksionet e Pekinit pėr tė treguar idealet morale dhe humaniste janė mė tė dukshme se funksionet e banimit.

Pekini, kryeqyteti i Kinės, ėshtė qyteti me bazat mė tė shumta kėrkimore- shkencore, por edhe me arsimin mė tė zhvilluar nė Kinė. Si qendra e shkėmbimeve me botėn e jashtme nė shumė fusha, si politike, kulturore, ekonomiko-tregtare etj. Pekini ėshtė mė tėrheqės pėr elitėn nė krahasim me qytetet e tjera, si dhe nxit kultivimin e njerėzve tė aftė. Pekinasit janė kryesisht njerėz tė ngeshėm. Ata ose tė huajt qė vijnė nė Pekin mund tė takohen shpesh nėpėr bulevarde apo parqe, pika turistike etj. Gjatė pushimeve apo fundjavės, pekinasit pėlqejnė tė dalin me familjen dhe miqtė pėr tė pirė diēka apo pėr tė ngrėnė nė restorante, ose edhe tė luajnė me letra. Megjithatė, pėrveē kėtyre ata janė edhe shumė tė dhėnė pas veprimtarive sportive. Historia dhe kultura e pasur kanė kultivuar njė atmosferė tė theksuar kulturore nė Pekin, i cili ėshtė qyteti qė ka numrin mė tė madh tė trashėgimive kulturore nė botė. Pekini, qyteti me zhvillimin mė tė shpejtė nė histori, po tėrheq njė numėr gjithnjė e mė tė madh tė huajsh, si pėr turizėm, ashtu edhe pėr tė jetuar.

1. Muri i Madh i Kinės, monumenti kulturor mė i famshėm nė botė

Muri i Madh i Kinės

Muri i Madh i Kinės

Muri i Madh i Kinės - Changcheng (qyteti/fortesa e gjatė) ėshtė njė numėr fortifikimesh prej guri ose prej balte ne veri tė Kinės, i ndėrtuar, i rindėrtuar dhe i mirėmbajtur gjatė shekujve.

Ai ka njė gjatėsi prej afro 10 mijė kilometrash, nis nga Shanhaiguani i qytetit Qinhuangdao tė provincės Hebei dhe pėrfundon nė perėndim, nė Jiayuguan tė provincės Gansu. Pjesėt mė tė njohura tė Murit tė Madh janė Badalin, Jinshanling, Mutianyu, Juyongguang, Jiankou etj. Muri i Madh luante nė atė kohė njė rol mbrojtės kundėr agresorėve tė huaj, prandaj edhe deri nė dinastinė Ming perandorėt vazhduan ta ndėrtonin.

2. Pallati i dimrit

Pallati i dimrit

Pallati i dimrit

Nė qytetin perandorak, pasi tė shihni kėtė oborr gjigant ku jetonin dhe punonin perandorėt e lashtė, do tė ndieni ritmin e jetės sė pekinasve dhe kulturėn e tyre. Pėr tė njohur Pekinin, duhet patjetėr ta nisni udhėtimin tuaj nga Pallati i Dimrit. Pallati i Dimrit ndodhet nė zemėr tė Pekinit. Quhet edhe Qyteti i ndaluar dhe tani ėshtė kthyer nė njė muze. Ai ka qenė pallati perandorak i dinastitė Min dhe Qing (1368-1912) dhe nė tė kanė jetuar 24 perandorė. Ndėrtesat janė vepra madhėshtore arkitekturore dhe janė ndėrtesat mė tė mėdha prej druri nė botė.

3. Sheshi "Tienanmen"

Sheshi

Sheshi "Tienanmen"

Sheshi "Tienanmen" ėshtė simboli i Pekinit dhe i gjithė Kinės. Ky shesh me histori 500-vjeēare mbetet ende mė i madhi nė botė. Ai ėshtė vendi i shenjtė pėr zhvillimin e ceremonive madhėshtore dhe pėr pritjen e mysafirėve tė huaj. Tė gjithė ata qė vijnė nė Pekin, sigurisht qė nuk mund tė lėnė pa vizituar sheshin "Tienanmen". Vizita e turistėve nė Pekin nuk mund tė quhet e plotė nėse nuk bėjnė njė fotografi me portretin e kryetarit Mao Ce Dun nė sheshin Tienanmen.

4. Tempulli i Qiellit

Tempulli i Qiellit

Tempulli i Qiellit

Tempulli i Qiellit nė Pekin ėshtė njė nga komplekset mė tė mėdha tė ndėrtesave tė lashta pėr nderimin e zotave nė botė. Nė Kinė ceremonia pėr nderimin e zotave fillon nga dinastia Zhou. Qė nga dinastia Han, perandorėt e dinastive tė ndryshme i kushtuan shumė rėndėsi kėsaj ceremonie. Pas periudhės Yongle tė dinastisė Ming, nė ēdo ditė tė rėndėsishme perėndorėt vinin kėtu pėr tė organizuar ceremoni pėr nderimin e zotave dhe pėr tė uruar pėr korrje tė bollshme. Nė qoftė se koha ishte e thatė, organizoheshin dhe ceremoni lutjeje pėr rėnien e shiut. Koncepti kryesor i projektimit tė ndėrtesave tė Tempulli tė Qiellit ėshtė dallimi i gjerėsisė dhe i lartėsisė sė qiellit, pėr tė treguar madhėsinė e zotave dhe vogėlsinė e njeriut. Tempulli i Qiellit shpėrfaq kudo edhe konceptin e simbolikėn e kulturės tradicionale kineze. Muri i tempullit, qė ėshtė i rrumbullakėt nė veri dhe katror nė jug, dhe ndėrtesa e rrumbullakėt me murin e jashtėm katror, simbolizojnė konceptin e kozmologjisė tradicionale kineze tė "qiellit tė rrumbullakėt dhe tokės katrore". Po tė mos vish kėtu, nuk mund ta njohėsh plotėsisht qytetin perandorak.

5. Pallati i Verės

Pallati i Verės

Pallati i Verės

Pallati i Verės, si qendra mė e rėndėsishme politike dhe diplomatike gjatė dinastisė Qing, i vendosur jashtė "Qytetit tė ndaluar", ka pėrjetuar shumė ngjarje historike. Perandoresha Ci Si ishte njė pacifiste dhe meritat e saj mund tė krahasohen me Ying Zheng, perandori i dinastisė Qin tė Kinės sė lashtė. Ajo shpenzoi fonde shumė tė mėdha pėr tė krijuar njė kopsht gjigant. Pallati i Verės ka njė sipėrfaqe prej afro 290 hektarėsh dhe ndahet nė disa pjesė, si zona e aktiviteteve politike, zona e jetės sė pėrditshme perandorake, zona turistike me malin Wanshou dhe liqenin Kunming. Turistėt mund tė ngjiten nė malin Wanshou, tė vizitojnė ndėrtesėn me figurat budiste, ose tė vozisin nė liqenin Kunming. Nė digėn lindore tė liqenit mund tė shijoni legjendat pėr fatkeqėsitė e shkaktuara nga uji, tė shihni lopė bronzi, e pastaj tė pushoni nė korridorin mė tė gjatė i pėrfshirė edhe nė librin e rekordeve "Gines" e tė bisedoni me miqtė. Argėtimi perandorak ishte i tillė.

6. Tempulli i Lamės

Tempulli i Lamės

Tempulli i Lamės

Nė Tempullin e Lamės nė Pekin ndėrthuren karakteristikat e arkitekturave tė ndryshme tė kombėsisė hane, manēure, mongole, etj. Nė kėtė tempull ende banojnė mjaft murgj. Gjatė rrugės drejt tempullit mund tė nuhatėsh erėn e fortė tė temjanit. Me tė shkelur nė bulevardin pas hyrjes, mund tė ndieni qetėsi tė plotė shpirtėrore. Buda gjigante nė pallatin kryesor ėshtė njė kryevepėr mahnitėse artistike. Pėr njerėzit qė kanė nevojė tė gjejnė mbėshtetje shpirtėrore, tempulli ėshtė njė vend shumė i mirė, sepse lutjet e tyre shpesh realizohen. Kėshtu qė tempulli pret pėrditė shumė vizitorė, sidomos nė ditėn e parė dhe tė pesėmbėdhjetė tė ēdo muaji sipas kalendarit kinez, tė cilat vlerėsohen si ditėt pėr tė kryer ritet fetare budiste.

7. Hutong-ėt e Pekinit

Hutong-ėt e Pekinit

Hutong-ėt e Pekinit

Nė qytetin e Pekinit ka njė fjalė tė urtė, qė thotė "Po tė mos hysh nė hutong, nuk e njeh mirė Pekinin, dhe po tė mos hysh nė hutong, kot vjen nė Pekin". Hutongėt e mėdhenj dhe tė vegjėl kryqėzohen dhe shpėrndahen si enė gjaku nė tė gjithė Pekinin. Kjo ėshtė njė nga veēoritė arkitekturore tė kryeqytetit kinez.

Turistėt, nėse dėshirojnė tė ndiejnė thellėsisht kulturėn e lashtė dhe atmosferėn jetėsore tė Pekinit, duhet tė shkojnė nė hutongėt nė lagjet e vjetra tė qytetit tė Pekinit.

Hutongėt kanė filluar tė formohen nė shekullin e 13-tė, kur Pekini u caktua si kryeqytet i dinastisė Juan. Nė atė kohė sundimtarėt ishin mongolė. Fjala hutong vjen nga gjuha mongole dhe ka kuptimin "pus". Nė fillim fare hutongėt ishin tė shpėrndarė sipas vendeve ku gjendeshin puset e ujit. Kjo pėr arsye se atėherė nė ēdo hutong duhej tė kishte njė pus. Zakonisht hutongėt shtrihen nga lindja nė perėndim dhe gjerėsia e tyre ėshtė mė pak se 9 metra. Nė tė kaluarėn, nė tė dy anėt e hutongėve kishte pothuajse vetėm oborre katrore. Oborri katror ėshtė njė lloj arkitekture nė tė katėr anėt e tė cilit ka dhoma dhe nė qendėr ndodhet oborri. Ai ėshtė njė lloj banese nga mė karakteristiket nė qytetin e Pekinit.

Nė Pekin ėshtė njė fjalė qė thotė se "Pekini ka 360 hutongė me emėr, ndėrsa hutongė pa emėr ka sa qime ka njė lopė."

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
)f4C_

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė