Benefitet e konsumimit tė erėzave tė llojeve tė ndryshme.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Benefitet e konsumimit tė erėzave tė llojeve tė ndryshme.

Erėzat? Mund ta mendoni njė pjatė qoftė edhe fare tė thjeshė pa to? Ju sigurojnė jo vetėm shije tė veēantė por edhe pėrfitime shėndetėsore tė mrekullueshme pėr trupin.

Benefitet e konsumimit tė erėzave tė llojeve tė ndryshme.
Benefitet e konsumimit tė erėzave tė llojeve tė ndryshme.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 23/12/2017 13:53

Perspekti mė poshtė ju rendit disa prej erėzave mė tė mira sė bashku me benefitet e mrekullueshme tė tyre:

Piperi

Piperi ėshtė njė erėz qė pėrdoret nė kuzhinė nė tė gjithė botėn nė veēanti pėr t'i dhėnė shije mishit sidomos mishit tė gjahut, por pak kush e di qė veēse aromatizon dhe parandalon fermentimin. I zi ose i gjelbėr, i bardhė ose i kuq, aroma e tij tė ngre humorin, pėrmirėson tretjen, qarkullimin e gjakut dhe ndihmon nė luftimin e celulitit.

Ka aromė pikante, tė fortė, rigjallėruese; ėshtė njė erėz e ēmuar, me erė druri dhe shije djegėse, qė u jep shije gatimeve; mund tė pėrdoret nė ēdo stinė, por nė janar preferohet mė shumė. Po flasim pėr piperin qė zakonisht e pėrdorim nė kuzhinė, shija e fortė e tė cilit i detyrohet pranisė sė piperidinės, njė substancė qė gjendet nė lėvoren e farave.

E njėjta bimė prodhon si piperin e zi (mė pikantin) ashtu edhe atė tė bardhė: i pari ka aromė mė shpuese dhe pėrftohet duke tharė nė diell farat e papjekura me lėvore, ndėrsa piperi i bardhė, qė ka aromė mė tė butė, pėrftohet duke njomur me ujė deti frytet e pjekura.

Ka edhe piper tė kuq, qė vjen nga Amerika e Jugut dhe piper jeshil, i cili konservohet si turshi. Ėshtė njė piper i papjekur dhe konservohet me uthull: tė dyja llojet kanė shije tė butė dhe mund tė pėrzihen nė tavolinė me piperin e zi e tė bardhė.

Shafrani

Shafrani parandalon urinė nervore nėse merret para vakteve nė formėn e njė pijeje: hidhni pak shafran nė njė lugė qumėsht tė ngrohtė, shtoni 3 pika mjaltė dhe pijeni 20 minuta para ngrėnies.

1. Ėshtė njė agjent antiseptik natyral dhe antibakterial, pėr pėrdorim nė dezinfektim, prerje dhe djegie tė lėkurės.

2. Kur kombinohet me lulelakėr, ajo ka treguar efekt pėr tė parandaluar kancerin e prostatės dhe pėr tė ndaluar rritjen e kancerit ekzistues tė prostatės.

3. Parandalon kancerin e gjirit.

4. Mund tė parandalojė Melanomen dhe tė shkaktojė qelizat ekzistuese tė melanomes pėr t'i vetėvrarė ato (qelizat).

5. Redukton rrezikun e leuēemisė sė fėmijėrisė.

6. Ėshtė njė detoksifikues natyror i mėlēisė.

7. Mund tė parandalojė dhe tė ngadalėsojė progresionin e sėmundjes Alzheimer duke hequr pllakėn amyloyde qė depozitohet nė tru.

8. Mund tė parandalojė metastazat qė ndodhen nė forma tė ndryshme tė kancerit.

9. Ėshtė njė anti-inflamator i fuqishėm natyror qė vepron si shumė barna anti-inflamator por pa efekte anėsore.

10. Jep shpresė nė ngadalėsimin e progresit tė sklerozės sė shumėfishtė(multiple) nė minj.

11. Ėshtė njė qetėsues natyral dhe frenues (inhibitor) i enzimes COX-2 (ciklooksigenazės).

12. Mund tė ndihmojė nė metabolizmin yndyror dhe rėnien nė peshė!

13. Ėshtė pėrdorur gjatė kohė nė mjekėsin kineze pėr trajtimin e depresionit.

14. Pėr shkak tė pėrparėsive anti-inflamator tė saj, ėshtė pėrdorur si trajtim natyror pėr artrit reumatoid dhe artritin.

15. Nxit efektet e barit Paclitaxel (kemoterapi) dhe redukton efektet e saj anėsore.

16. Premton shumė nė studimet qė janė duke u zhvilluar mbi efektet e shafranit tė Indisė nė kancerin pankreatik.

17. Studimet vazhdojnė pėr tė treguar efektet pozitive tė shafranit tė Indisė nė melanomėn multiple.

18. Ėshtė dėshmuar pėr tė ndaluar shtimin e e tumorit nė enėt e gjakut.

19. Shpejton shėrimin e plagėve dhe ndihmon nė rimodelimin e lėkurės sė dėmtuar.

20. Mund tė ndihmojė nė trajtimin e Psoriasis dhe gjendjet e tjera inflamatore tė lėkurės.

Mustarda

Mustarda ėshtė absolutisht erėza mė e lehtė, njė lugė e vogėl ka vetėm 5 kalori. Vlera ushqyese e mustardės i kushtohet farės sė sinapit, qė ka pėrqindje tė larta proteinash, mikroelementesh dhe minerale si: kalcium, magnez, kalium dhe niacin. Mustarda ka kalori tė pakta dhe yndyrė tė ulėt me mungesė tipike tė kolesterolit. Shumė studiues kanė raportuar mbrojtjen e ofruar nga vaji i mustardės kundėr mikroorganizmave tė tilla si: E.Coli, Listeria e Staphylococcus aureus.

Nė tė gjitha farat e mustardės ka pėrbėrės isotheiakyanike, qė lėshohen kur aktivizohet njė enzimė, e cila ndodhet gjithashtu tek farat dhe quhet myrosinasė. Pėr mė tepėr, shumė studime i kanė lidhur kėto bashkime isotheiakyanike me mbrojtjen kundėr kancerit. Eksperimentet laboratorike kanė treguar se ngrėnia e farės zvogėlon rrezikun e shfaqjes tė disa formave tė caktuara tė kancerit, veēanėrisht zorrės sė trashė dhe stomakut.

Speci i kuq djegės

Nuk kėshillohet pėrdorimi te fėmijėt, sidomos pa mbushur 12 apo 13 vjeē. Po ashtu, nuk duhet tė abuzojnė edhe ata qė vuajnė nga aciditeti i lartė i stomakut, ulcera, hepatiti, kistet dhe hemorroidet. Teprimi mund tė shkaktojė irritim tė mukozės sė zorrėve, inflamacion gastrointestinal nė stomak dhe nė veshka. Megjithatė, nė doza tė vogla mund tė shėrbejė pėr tė kuruar disa lloje sėmundjesh.

Speci djegės ėshtė krejtėsisht i kėshillueshėm nė kurėn parandaluese tė infarktit dhe sėmundjeve kardiovaskulare. Ėshtė parė se pėrdorimi i vazhdueshėm i tij ul nivelin e kolesterolit nė gjak, ndihmon zemrėn, dhe ndihmon punėn e arterieve tė gjakut. Farat e specit djegės pėrmbajnė shumė acide qė eliminojnė nga arteriet kolesterolin e tepėrt dhe trigliceridet.

Studimi i vetive anti-kancerogjene tė specit djegės ka nisur shumė kohė mė parė me dietėn Moerman tė eksperimentuar nė Holandė qė prej 1930-s. Pacientėve iu dhanė ushqime tė cilat pėrmbanin vitamina si jodi, si acidi citrik, vitaminat e grupit B, hekur, vitamina A, vitamina E, vitamina C. Dieta bazohet nė teorinė qė kėto elemente duke riekulibruar metabolizmin janė nė gjendje tė parandalojnė tumoret.

I pėrdorur pluhur mbi djathėra sidomos te ata kremozė, lejon qė tė pėrthithen nga organizmi mė pak yndyrna. Speci i kuq djegės pėrftohet nga grirja e farave dhe tulit tė tipave tė ndryshme tė specave tė thatė dhe ėshtė njė erėz me shumė vlera: nxit aparatin tretės dhe qarkullues dhe ėshtė aniseptik. Nė treg gjejmė lloje tė ndryshme dhe me shije tė ndryshme.

Speci djegės pėrdoret nė kuzhinė pėr tu dhėnė shije supave, pėr salcat ose pėr tė shoqėruar mishin apo perimet. Pluhuri duhet ruajtur nė errėsirė dhe duhet pėrdorur brenda nė kohe tė shkurtėr sepse kjo erėz ka prirjen nė marrė ngjyrė tė errėt dhe shije tė pakėndshme.

Kopra

Vaj i saj esencial ka aromė tė mirė, freskuese, ndihmon tretjen e ushqimit dhe ka veti antiseptike. Nga shtypja dhe zierja e farave tė koprės fitohet njė lėng mjaft i dobishėm pėr shumė qėllime: pėr tė pėrforcuar thonjtė, pėr tė ndihmuar tretjen, pėr tė qetėsuar lemzėn dhe dhimbjen e barkut, pėr pagjumėsinė. Pak kopėr nė gojė ndihmon edhe aromatizimin e saj.

Kuzhina skandinave i pėrdor si farat ashtu edhe gjetet pėr tu dhėnė shije patateve, vezėve, salmonit dhe molusqeve. Nė Itali kopra pėrdoret pėr mishin e skarės, nė salcat pėr peshqit, nė supat dhe djathėrat e freskėt. Farat e grira e bėjnė mė tė tretshėm mishin. Nėse pėrtypen, farat e freskojnė frymėmarrjen, janė ideale pėr tė aromatizuar konservat. Nėse i lėmė nė ujė lėshojnė njė esencė qė mund tė pėrdoret pėr tė forcuar thonjtė. Kurse ēaji me kopėr ndihmon pėr pagjumėsinė.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
KaS"+

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.