Pėr ēfarė mund ti pėrdorim farat e kungullit?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pėr ēfarė mund ti pėrdorim farat e kungullit?

E keni pastruar kungullin? Keni hequr lėkurėn dhe farat? Keni zgjedhur njė recetė tė shijshme dhe nė kuzhinė vjen njė aromė qė tė ndjell oreksin? Shumė mirė! Jeni nė rregull, veē mos mendoni se e mbyllėt me kaq.

Pėr ēfarė mund ti pėrdorim farat e kungullit?
Pėr ēfarė mund ti pėrdorim farat e kungullit?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 18/11/2017 00:12

Sepse ka akoma pėr tė mėsuar dhe pėrfituar. Tuli i kungullit ėshtė vėrtet i shėndetshėm dhe premton tė mos ju shtojė nė peshė, ama farat e tij janė kuruese tė aq sėmundjeve, sa ėshtė mėkat t'i hidhni poshtė! Prandaj vini veshin asaj ēfarė specialistėt e laboratorėve dhe mjekėsisė kanė zbuluar, nė mėnyrė qė t'i merrni mė tė mirėn kėsaj vjeshte.

100 gramė fara kungulli pėrmbajnė rreth 559 kalori (7.8% karbohidrate, 18,8% proteina, 73,4% yndyrna). Ka qindra vite tashmė qė ato pėrdoren pėr qėllime mjekėsore, sepse janė burim i pasur me magnez, kalcium, kalium, hekur, zink dhe vitaminė K. Dhe lajmi i mirė ėshtė se nuk do shumė mund t'i bėni tė konsumueshme, edhe nė shtėpi. Mjafton t'i lani, thani dhe t'i piqni nė furrė rreth 20 minuta nė 80 gradė Celsius. Kėshtu farat ruajnė tė gjitha veēoritė ushqyese dhe ju shėrbejnė pėr shumėēka.

Nė luftė me kancerin

Shkencėtarė tė ndryshėm kanė zbuluar se farat e kungullit pėrmbajnė pėrbėrės, tė cilėt luftojnė me sukses kundėr qelizave tė kancerit. Njė studim i fundit thotė se femrat, tė cilat kanė kaluar nė menopauzė, nėse konsumojnė ēdo ditė fara tė kungullit, kanė 23% mė pak rrezik ndaj kancerit tė gjirit.

Mund tė biem edhe nė peshė...

Farat e kungullit kanė vėrtet pėrqindje tė lartė yndyre, ama nėse pėrdoren nė sasitė e duhura mund t'i shndėrrojmė edhe nė njė burim tė mirė ushqimor pėr trupin. Sepse janė gjithashtu tė pasura me fibra dhe proteina qė ndihojnė nė rėnien nė peshė. Vetėm 30 gram fara kungulli pėrmbajnė rreth 5 gramė proteina, gjė qė do t'ju mbajė tė ngopur pėr njė kohė mė tė gjatė. Megjithatė kujdesi nuk ėshtė kurrė i tepėrt: njė filxhan me fara, pėrmban rreth 285 kalori.

Poshtė kolesteroli!

Studimet kanė zbuluar se farat e kungullit mund ta reduktojnė nivelin e kolesterolit tė keq deri nė 13%, ndėrsa nivelin e kolesterolit tė pėrgjithshėm nė 10%. Gjithashtu reduktojnė rrezikun e sėmundjeve tė sistemit kardiovaskular.

Prostata dhe meshkujt

Ndihmojnė nė parandalimin e kancerit tė prostatės. Janė tė pasura me antioksidantė qė ndihmojnė nė mbajtjen aktive dhe dinamike tė sistemimit imunitar. Farat e kungullit kanė edhe omega 3 qė nė kėtė rast i vjen nė ndihmė organizmit nė luftėn kundėr artriteve dhe osteoporozės. Ndėrsa vaji i farave tė kungullit pėrdoret si ilaē pėr shėrimin e prostatės sė rritur. Vaji pėrmban antioksidues qė reduktojnė nivelin e radikaleve tė lira nė organizėm dhe parandalojnė krijimin e qelizave kancerogjene.

Pėr menopauzėn dhe tė tjera

Aq problematike nė dukje, shenjat shqetėsuese tė menopauzės mund tė pėrmirėsohen, ose parandalohen fare. Farat e kungullit janė njė zgjidhje e shkėlqyer. Pėrmirėsojnė afshet e nxehta, dhimbjet e kokės, zvogėlojnė dhimbjet nė kyēe dhe ulin luhatjet e shpeshta tė humorit.

Lajm i mirė pėr diabetikėt

Farat e kungullit janė tė pasura me acide yndyrore tė pangopura. Shkencėtarėt kanė konstatuar se janė efikase nė rregullimin e nivelit tė sheqerit nė gjak dhe rritjes sė ndjeshmėrisė sė organizmit ndaj insulinės. Ekspertėt e sėmundjes sė diabetit, iu rekomandojnė tė sėmurėve farat e kungullit si ushqim pėr konsumim tė pėrditshėm.

Bėn edhe pėr artritin

Ėshtė vėrtetuar tashmė se farat e kungullit kanė ndikim anti-inflamator, qė zbut simptomat e artritit. Nėse vuani nga artriti, konsumoni ēdo ditė rreth 30 gramė fara Kėshtu do tė lehtėsoni simptomat e tij.

Farat e kungullit pėrmbajnė edhe kėto vlera ushqyese:

Triptofani:

Ndihmon nė luftimin e depresionit.

Glutamatet:

Neuro-kimikale anti-stres, qė ndihmojnė nė ēlirimin nga ankthi dhe gjendjeve tjera tė ndėrlidhura me tė.

Zinku:

Rrit imunitetin dhe lufton osteoporozėn.

Fitosterolet:

Ul kolesterolin LDL (atė tė keqin) dhe rrit HDL (atė tė mirin). Mund tė jetė edhe i efektshėm nė parandalimin e kancerit.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
8+%G^

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė