Historia e kultivimit dhe vlerat ushqyese tė Kakaos
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Historia e kultivimit dhe vlerat ushqyese tė Kakaos

Kakaoja ėshtė njė pemė qė nė gjendje natyrale arrin lartėsinė 8-10 metra (mė pak se 4-5 nėse ėshtė e kultivuar).

Historia e kultivimit dhe vlerat ushqyese tė Kakaos
Historia e kultivimit dhe vlerat ushqyese tė Kakaos
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 17/11/2017 23:55

Gjethe tė mėdha, lule tė vogla tė bardha ose rozė me pesė petale, qė dalin direkt nga trungu ose nga degėt e mėdha. Fruti i kakaos ėshtė njė kapsulė ovale, e gjatė deri nė 25 centimetra, me lėkurė tė verdhė ose rozė. Nė brendėsi pėrmban njė tul tė verdhė nė tė bardhė ku rrinė 20 deri nė 80 fara tė rrafshėta, nė madhėsinė e njė kokrre fasuleje, tė mbuluara nga njė lėvozhgė e fortė, e thatė, ngjyrė tė kuqe nė vjollcė.

Origjina dhe kultivimi

Origjina e kakaos ėshtė nė Amerikėn Qendrore dhe aktualisht kultivohet nė vende tė ndryshme tropikale (Meksikė, Brazil, Venezuelė, Ekuador etj), edhe nė Afrikėn Qendrore. Ėshtė njė bimė delikate dhe rritet vetėm nė rajonet tropikale: bimėt mbillen 5 metra nga njėra-tjetra dhe mes tyre pemė tė larta si Igna apo Albizia, tė njohura ndryshe si "nėna e kakaos", sepse shėrbejnė pėr tu bėrė hije dhe pėr t'i mbrojtur nga era. Bima e kakaos lulėzon nė vitin e tretė tė jetės dhe fillon tė japė fryte nė vitin e pestė ose tė gjashtė.

Njė pemė kakaoje prodhon mesatarisht 35-50 fruta qė japin maksimumi 1 kilogram fara. Pėr tė pėrgatitur farat pėr konsum, nė fillim ato i nėnshtrohen njė procesi fermentimi qė zgjat 8 deri nė 10 ditė. Mė pas ato thahen dhe shtrydhen, proces gjatė tė cilit, vaji ndahet nga farat. Pas rafinimit, vaji shndėrrohet nė gjalpin e kakaos. Pėr tė arritur deri te ēokollata, procesi vazhdon me pjekjen nė 120-140 gradė dhe bluarjen. Kėshtu pėrftohet kakaoja pluhur.

Pėrdorimi i kakaos

Gjalpi i kakaos ėshė me ngjyrė tė bardhė tė fildishtė, me aromėn e kėndshme tė kakaos. Pėrmban gliceride dhe pėrdorėt nė farmaceutikė, por edhe nė industrinė ushqimore. Ėshtė i njohur pėr efektin zbutės dhe mbrojtės prandaj ėshtė i pėrdorur gjerėsisht edhe nė kozmetikė, pėr fabrikimin e sapunėve, kremrave, tė kuqve tė buzėve dhe pomadave pėr buzė. Nė industri njihet pėr nxjerrjen e esencave nga lulet.

Por mbi tė gjitha pėrdorimi ėshtė nė industrinė ushqimore, pėr pėrgatitjen e ēokollatės. Ky emėr vjen nga popullsia paraardhėse e meksikanėve, tė njohur si Aztechi, tė cilėt me farat e pjekura dhe tė shtypura pėrgatisnin njė pije tė nxehtė, ose e pėrzienin pluhurin e kakaos me miell misri, vanilje dhe aroma tė tjera duke pėrfituar atė qė ata e quanin "chocolatl". Emri Theobroma cacao, tregon vlerėsimin pėr kėtė produkt, sepse nėnkupton "Ushqim i perėndive".

Kakaoja dhe ēokollata

Antidepresivėt natyrorė

Kakaoja dhe ēokollata, pėrveēse tė pasura me antioksidantė, pėrmbajnė substanca bioaktive tė afta tė ndikojnė nė sjelljen e njeriut. Disa prej kėtyre pėrbėrėsve mund tė krijojnė varėsi tė lehta, fjala vjen dėshirė e parezistueshme pėr ēokollatė, sidomos tek personat depresivė, tė cilėt pasi e shijojnė ndihen tė pėrmbushur ose tė kėnaqur - i ashtėquajturi efekti "craving". Craving ėshtė dėshira ose impulsi pėr njė substancė psikoaktive, pėr njė ushqim ose ēfarėdo objekt-sjellje kėnaqėsie. Kjo dėshirė impulsive mbėshtet sjelljen "shtesė" dhe detyrimin pėr ta pasur me patjetėr atė ushqim apo objekt. Kėrkimet kanė identifikuar substanca kimike, zakonisht tė njohura si neurotransmetues (sorotonina, endorfina, feniletilamina), tė afta tė influencojnė nė mėnyrė tė konsiderueshme nė gjendjet e humorit, ēka lidhet edhe me efektin antistres.

Te kakaoja, kafeina gjendet nė sasi tė vogla, nga 0.6-0.8%. Alkaloidi nė sasi mė tė madhe qė gjendet te kakaoja ėshtė teobromina, nė tė cilėn pėrqendimi i kotiledonit varion nga 2 nė 2.7%. Kėto substanca stimulojnė sistemin nervor qendror duke rritur pėrqendrimin dhe largojnė ndjesinė e lodhjes. Teobromina ka gjithashtu efekt nė hapjen e venave koronare dhe renale, me efekt diuretik.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
SIHL2

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė