Si tė shėrojmė sėmundjet e zorrėve?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Si tė shėrojmė sėmundjet e zorrėve?

Kėshillat mė tė fundit qė japin mjekėt pėr tė shmangur sėmundjet e stomakut, aparatit tretės dhe zorrėve.

Si tė shėrojmė sėmundjet e zorrėve?
Si tė shėrojmė sėmundjet e zorrėve?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 09/12/2017 14:32

Kurat popullore pėr sėmundjet e zorrėve

Sėmundjet e zorrės, qė prekin si funksionin sekretor, ashtu edhe atė lėvizės tė kėtij organi, mund tė jenė pasojė e ndryshimeve lokale nė mbulesėn e mukozave dhe neuroreflektore (me anėn e nervave) dhe humorale (me anėn e substancave qė gjenden nė gjak).

Ndryshimet kryesore qė vihen re nė kėtė trakt mund tė pėrmblidhen si: nė pakėsimin ose shtimin e sekretimit tė gjėndrave tė zorrės, qė ndikon nė procesin e tretjes dhe tė thithjes sė substancave tė ndryshme nga zorrėt; nė pakėsimin ose shtimin e lėvizjes (peristaltikės) sė zorrės si pasojė e ndryshimeve nervore ose muskulore nė to; nė ērregullimet nga parazitėt ose mikroorganizmat, tė cilėt mund tė shkaktojnė kėto gjendje patologjike: tretje tė ushqimit me vėshtirėsi tė shoqėruara me grumbullimin gazesh, meteorizėm; acarim, katar tė mbulesės mukozė tė zorrės tė shoqėruar me dalje jashtė tė shpeshta ose me heqje barku, diarre, kapsllėk (konstipacion) tė shoqėruar me dhembje tė anės sė majtė ose tė djathtė tė barkut, zhvillim tė parazitėve dhe tė mikrobeve, tė cilat dėmtojnė mukozėn, helmojnė organizmin me produktet e tyre jetėsore ose shkaktojnė mahisjen (inflamacionin) e mbulesės mukoze, qė shoqėrohet me dhembje, heqje barku ose kapsllėk.

Mahisja ose pezmatimi i zorrės sė hollė (enteriti)

Mund tė shkaktohet menjėherė ose pas njė kohe tė gjatė nga agjentė tė ndryshėm patologjikė. Ajo shoqėrohet me dhembje, heqje barku, fryrje tė zorrėve nga gazrat dhe ērregullime tė tjera. Nė kėto raste ėshtė e domosdoshme dieta dhe pėrdorimi i barnave qė pastrojnė zorrėn, sepse ato ndihmojnė nė shpejtimin e shėrimit.

Nė mjekimin e mahisjes sė zorrės sė hollė ndihmojnė bimėt qė pėrmbajnė mucilagje e pektina, si mollėt e grimcuara hollė dhe ēajrat e ngrohta nė vend tė ujit, qė pėrgatiten me tėrshėrė, oriz, karotė, salep, elb, etj. Por bimėt, nga tė cilat fitohen ēajrat kundėr enteritetit, duhet tė pėrmbajnė para sė gjithash, taninė, tė cilat me efektin e tyre rrudhės lidhen me shtresėn proteinike tė mukozės duke formuar njė cipė mbrojtėse. Ato jo vetėm qė mbrojnė zorrėn, por edhe ulin pezmatimin, duke ngushtuar enėt e gjakut.

Gjithashtu, shfrytėzohen edhe bimėt me vajra tė etershme e me substanca azulenike qė kanė veti tė efektshme kundėr pezmatimit (antiinflamator). Nė mjekėsinė popullore dhe shkencore takojmė njė radhė bimėsh, tė kombinuara ndėrmjet tyre ose jo, pėr mjekimin e enteritetit, si: ftoi, mushmolla, thana, kulumbria, gėshtenja, boronica, arra, bar pezmin njėmijė fletėsh (bishtamithi), trėndafili i egėr, hudhra, luleshtrydhja, bargjaku, manaferra, mendra, trumza, sherbela, shega, vidhi, tėrfili i livadheve, etj.

Mahisja e zorrės sė trashė (koliti)

Mahisja e mukozės sė trashė mund tė shkaktohet gjithashtu menjėherė ose pas njė kohe tė gjatė. Ajo mund tė shoqėrohet me heqje barku, diarre, e cila shpesh kthehet nė kapsllėk. Diarreja shpesh ėshtė me shkumė, e cila nė raste mė tė theksuara, del e pėrzier me gjak me pjesė tė patretshme ushqimi dhe me copėza nga mukoza e zorrės.

Ndryshe nga koliti i menjėhershėm akut, forma e zgjatur kronike ėshtė proces qė mjekohet me vėshtirėsi dhe ngadalė. Dieta edhe nė kėtė sėmundje ka rėndėsi tė veēantė dhe si rregull, duhet pėrdorur ushqimi i lehtė qė asimilohet shpejt dhe qė nuk formon shumė celulozė. Mjekimi i kolitit bėhet, nė radhė tė parė, me bimė mjekėsorė qė pėrmbajnė taninė me veprim antiseptik (fenole dhe polifenole), me bimė me esenca qė kanė veprim antiinflamator dhe ato me mucilagje dhe pektina.

Ēajet qė pėrdoren pėr mjekimin e kolitit duhet tė merren pėr njė kohė tė gjatė, pėr njė efekt mė tė mirė. Njė lloj ēaji duhet tė zėvendėsohet herė pas here me njė lloj tjetėr. Ēaji mund tė pėrzihet me lėngje frutash pėr tė rregulluar shijen e tij. Pėr mjekimin e kolitit ka dhėnė rezultate tė mira kura me bar majasėlli (Teucrium polium), e cila vazhdon 20 ose 30 ditė. Bari i majasėllit jep gjumė.

Heqja e barkut (diarreja)

Diarreja ėshtė dukuri qė sjell shumė sėmundje akute apo kronike, prandaj suksesi i mjekimit tė saj lidhet ngushtė me mėnjanimin e shkaktarit. Nganjėherė diarreja kalon shpejt dhe lehtė, duke respektuar regjimin e dietės dhe pėrdorimin e kurės pėrkatėse. Vėmendja e veēantė i duhet kushtuar diarresė dhe barkut tė fėmijėve tė moshės sė gjirit gjatė verės, tė cilėt disa herė janė vdekjeprurės pėr ta.

Marrja e lėngjeve duhet tė konsiderohet si njė masė e rėndėsishme mjekimi, veēanėrisht nė formėn e ēajrave bimorė qė pėrmbajnė, pėr shembull: mendėr, kamomil, ēaj kinez, mollė, etj; dhe shumė bimė tė tjera qė pėrmbajnė taninė, mucilagje e pektina, ndėrmjet tė cilave vendin e parė e zėnė sythat (majat e kėrcejve) dhe gjethet e manaferrės, boronica, hithra, lulebasani, bargjaku, rigoni, hudhra, thana, sherbela, bar pezmi, bishtamithi, kulumbria, vidhi, shega, etj. Pėrvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanė dhėnė rezultate tė shkėlqyera nė shėrimin e shumė sėmundjeve.

Disa prej kurave tė pėrgatitura me bime mjekėsorė pėrdoren edhe pėr shėrimin e sėmundjeve tė barkut. Mjekėt rekomandojnė qė nė dietėn e pėrditshme tė mos mungojnė asnjėherė ushqimet e pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkė, vezė, perime, fruta, etj.

Kapsllėku (konstipacioni)

Edhe kjo dukuri ėshtė pasojė e ndikimit tė faktorėve tė ndryshėm nė organizėm. Kapsllėku vjen si pasojė jo vetėm e sėmundjeve tė zorrės sė trashė, por edhe e organeve tė veēanta dhe tė organeve nė tėrėsi.

Shpesh ai shkakton lindjen e migrenės dhe tė dhembjeve tė kokės, dobėsi tė pėrgjithshme, shqetėsime dhe vėshtirėsi e dhembje nė bark, etj. Respektimi i regjimit dietetik duke marrė ushqim tė pasur me celulozė (barishte) dhe duke bėrė lėvizje, gjimnastikė, ecje tė gjata dhe shėtitje nė ajėr tė pastėr ėshtė faktor qė parandalon lindjen e kapsllėkut. Pėr tė luftuar kapsllėkun mund tė pėrdoren bimė tė ndryshime qė pėrmbajnė glukozite antrakinonike, siē janė drunakuqi, pastaj bimė me mucilagje si mėllaga, liri, kulumbria, etj; tė cilat jepen tė vetme ose tė kombinuara nė formė ēaji.

Kundėr kapsllėkut arrihen rezultate tė mira edhe duke pėrdorur komposto kumbullash, lėng lakre tė shtrydhur, lakėr turshi, etj. Nė rast se dhembjet e barkut bėhen tė shpeshta, mjekėt kėshillojnė pėrdorimin e frutave tė freskėta qė pėrmbajnė vitaminė C, e cila ndihmon nė absorbimin ose marrjen e hekurit. Nėse pimė kafe, ēaj, kakao apo edhe lėngje tė tjera qė pėrmbajnė kafeinė, duhet t'i marrim dy orė para ose pas ushqimit, sepse vėshtirėsojnė absorbimin e hekurit.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
Z!4B'

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė