Vuani nga konstipacioni (kapsllėku)? Ja si mund ta parandaloni
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Vuani nga konstipacioni (kapsllėku)? Ja si mund ta parandaloni

Tė gjithė pėrkohėsisht mund tė vuajnė nga kapsllėku, veēanėrisht pas vakteve mė tė bollshme, por ka njerėz qė vuajnė mė shpesh nga kapsllėku.

Vuani nga konstipacioni (kapsllėku)? Ja si mund ta parandaloni
Vuani nga konstipacioni (kapsllėku)? Ja si mund ta parandaloni
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 07/11/2017 23:03

Shpejtėsia e metabolizmit luan rol tė rėndėsishėm, por po ashtu ėshtė e rėndėsishme dhe mėnyra e ushqimit. Shprehitė e kėqija tė ushqimit mund tė ndikojnė keq nė sistemin tretės. Kur hani, trupi juaj liron rreth 22 lloje tė ndryshme tė enzimave tretėse. Secili prej tyre ka merita pėr shpėrbėrjen e ushqimeve tė caktuara, ndėrsa me plakjen reduktohet sasia e enzimave qė i liron trupi.

Shprehitė jetėsore po ashtu luajnė rol nė tretjen e ushqimeve, por ka mėnyra se si tė reduktoni rrezikun nga krijimi i kapsllėkut, ndėrsa Perspekti ju sjell ato mė efikaset.

Konsumoni shumė fibra

Fibrat nuk janė kyē vetėm pėr mbajtjen e tretjes sė shėndetshme, por janė tė rėndėsishme edhe pėr shėndetin e pėrgjithshėm. Fatkeqėsisht, pėr njė numėr tė madh tė njerėzve ushqyerja bazohet nė ushqim tė shpejtė dhe ushqime qė pėrmbajnė pėrqindje tė lartė tė yndyrės, qė me siguri nuk ėshtė rruga mė e mirė deri te tretja e shėndetshme. Ushqimi i pasur me fibra do tė reduktojė rrezikun nga krijimi i diabetit, sėmundjet e zemrės, hemorroidet dhe kanceri i zorrės sė trashė.

Konsumoni fruta, perime, drithėra tė papėrpunuara dhe fruta arrore.

Zėvendėsoni bukėn e bardhė me bukėn nga drithėrat e plota dhe delikatesat e pashėndetshme me kokoshka.

Shmangni ushqimet qė mund tė shkaktojnė gazra (brokoli, fasulet e pjekura, lakrat, lulelakrat dhe pijet me gaz). Te disa njerėz niseshteja po ashtu mund tė shkaktojė gazra.

Nėse nuk keni tolerancė nė laktozė, shmangni qumėshtin dhe produktet qumėshtore.

Mos harroni konsumimin e rregullt tė ujit, sepse ai lubrifikon ushqimin nė traktin tretės, lehtėson tretjen e vitaminave, mineraleve dhe materieve ushqyese dhe mban jashtėqitjen tė lagėsht ēka parandalon kapsllėkun.

Pėrtypeni ushqimi dhe hani disa vakte mė tė vogla

Pėrtypja ėshtė njė nga pjesėt mė tė rėndėsishme tė tretjes, por njė numėr i madh i njerėzve e harron kėtė gjė. Pėrtypja jo vetėm qė do ta grimcojė ushqimin, por do tė nxisė sekretimin e pėshtymės nga gjėndrat dhe lirimin e enzimave nė stomak.

Tentoni tė mos hani pėr sė tepėrmi. Hani vakte sa mė tė vogla. Vakti mė i madh kėrkon lirimin e sasive mė tė mėdha tė enzimave tretėse, ēka do tė rrisė rrezikun nga krijimi i tė thatit dhe i ērregullimeve tretėse.

Ushtroni rregullisht dhe kontrolloni stresin

Pėrveē qė ndihmojnė nė mbajtjen e stilit tė shėndetshėm tė jetės, ushtrimet ndihmojnė edhe te mbajtja e tretjes sė shėndetshme. Mungesa e aktivitetit mund tė shkaktojė dhimbje nė stomak, diarre dhe ndjenjėn e acarimit.

Stresi po ashtu mund tė ketė efekt negativ nė tretje. Pėr shkak tė stresit reduktohet qarkullimi i gjakut nė stomak dhe prodhimi i enzimave tretėse, ēka shkakton tė thatin, fryrjen dhe kapsllėkun.

Mos e teproni me antacidet

Antacidet neutralizojnė acidin nė lėngun e stomakut, ndėrsa pėrdoren pėr parandalim dhe reduktim tė simptomave tė ērregullimeve tretėse si gastriti.

Megjithatė, antacidet mund tė reduktojnė aftėsinė natyrale tė stomakut pėr tė tretur ushqimet, ē'ka do tė thotė qė do tė duhet t'i pini gjithnjė e mė shpesh.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
`HE@7

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė