Perspekti - Ēfarė ėshtė fruthi? Si pėrcaktohet diagnoza dhe cilat janė masat parandaluese?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ēfarė ėshtė fruthi? Si pėrcaktohet diagnoza dhe cilat janė masat parandaluese?

Fruthi, diagnoza dhe masat parandaluese

Ēfarė ėshtė fruthi? Si pėrcaktohet diagnoza dhe cilat janė masat parandaluese?
Ēfarė ėshtė fruthi? Si pėrcaktohet diagnoza dhe cilat janė masat parandaluese?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 02/02/2018 16:24, Ndryshuar: 02/02/2018 23:51

Fruthi ose morbilli, e njohur edhe si e "keqja e vogėl", ėshtė sėmundje ngjitėse virale, qė klinikisht pėrcillet me temeraturė tė lartė, me shenja tė shprehura katarrale dhe paraqitjen e ekzantemės nėpėr lėkurė dhe enantemės nė mukoza.

Fruthi zakonisht atakon moshat fėminore, por mund tė paraqitet edhe te tė rriturit. Fruthi pėrhapet pėrmes spėrklave tė ajrit dhe para pėrdorimit tė vaksinės, sėmundja ėshtė paraqitur nė formė epidemike ēdo 2-5 vite. Pas aplikimit tė vaksinės, incidenca e kėsaj sėmundje ėshtė zvogėluar, por herė pas here paraqiten epidemi nė popullatėn joimune.

Nė vendet e pazhvilluara fruthi ėshtė njėri nga problemet kryesore shėndetėsore pėr moshat e fėmijėve, ku pėr shkak tė komplikacioneve nė sistemin nervor qendror dhe sistemin respirator, vdekshmėria arrin deri nė 20%.

Kush e shkakton fruthin?

Virusi i fruthit bėnė pjesė nė grupin e paramixovirusve, ka madhėsi 120-150nm.

Si pėrhapet?

Fruthi ėshtė sėmundje vetėm e njerėzve. Burim i nfeksionit ėshtė njeriu i sėmurė, i cili e mban virusin nė mukozėn e rrugėve tė frymarrjes, ndėrsa infekcioziteti mė i madh ėshtė nė javėn e parė, nė stadin katarral tė sėmundjes. Nė stadin e ekzantemės, infekcioziteti ėshtė i vogėl pėr shkak tė sasisė sė vogėl tė virusit nė rrugėt respiratore. Dy ditė pas paraqitjes sė ekzantemės, i sėmuri nuk ėshtė mė infekcioz.

Pėrhapja e virusit bėhet pėrmes rrugės frymarrjes dhe konjuktivės, pėrmes spėrklave tė ajrit nė kontakt tė drejtpėrdrejt me tė sėmurin. Pasi qė virusi i morbillit ėshtė shumė i ndieshėm nė ambientin e jashtėm ku qėndron vetėm 10 minuta, pėrhapja e sėmundjes nga personi i tretė (mėnyra indirekte) bėhet nė raste tė rralla nė ēerdhe dhe institucione ku ka shumė persona. Kėshtu qė, gjatė kohės sė paraqitjes sė sėmundjes duhet qė dhoma e tė sėmurit tė ajroset sa mė shumė.

Sėmundja mė shumė pėrhapet nė qytete ku ka karakter endemik pėr shkak tė kontakteve mė tė shpeshta nė mes njerėzve dha paraqitet nė sezonin dimėr- pranverė. Tė porsalindurit deri nė moshėn 6 mujore, nuk sėmuren nga fruthi nė qoftė se nėna e fėmiut e ka kaluar sėmundjen ose ėshtė vaksinuar, sepse antitrupat barten nė formė pasive me rrugė transplacentare nga nėna te fryti. Nėse nėna nuk ėshtė imune mund tė sėmuren nga fruthi edhe tė porsalindurit.

Nė Kosovė vaksinimi i obliguar kundėr fruthit ka filluar nė vitin 1971, i cili e ka pėrmirėsuar shumė gjendjen epidemike me kėtė sėmundje, por pėrkundėr kėsaj, Kosova, ka pasur njė shkallė mė tė lartė tė vdekshmėrisė nga kjo sėmundje nė krahasim me vendet e rajonit.

Cila ėshtė pasqyra klinike?

Inkubacioni (periudha prej momentit tė infektimit deri te paraqitja e shenjave tė sėmundjes) fruthit, zgjat 10-12 ditė dhe nė kėtė fazė nuk ka shenja tė sėmundjes. Pastaj fillon paraqitja e shenjave tė sėmundjes e cila kalon nėpėr dy stade:

1. Stadi kataral i cili shoqėrohet me temperature tė lartė, ngjizje tė zėrit dhe kollė, skuqje tė konjunktivave sė syrit. Nė zgavrėn e gojės nė nivel tė dhėmbėve tė poshtėm molar paraqiten njollat e Koplikut qė kanė ngjyrė tė bardhė nė tė pėrhimėt me skuqje rreth tyre me madhėsi rreth 1 mm e qė paraqesin shenjėn e sigurt tė fruthit.

Ky stad zgjat 3-4 ditė dhe e dallon fruthin nga sėmundjet tjera ekzentematike si, Rubeola dhe Varicela, tė cilat kanė stad katarral mė tė shkurtėr dhe jo shumė karakteristik.

2. Stadi egzantematik fillon nė kohėn kur temperatura ėshtė 39-40°C, me paraqitjen e ekzantemės makulopapuloze, qė fillon sė pari pas veshėve, nė fytyrė, kokė (pjesėn me qime), pastaj pėrfshin qafen, kraharorin dhe tė gjitha pjesėt e lėkurės pa i kursyer as shuplakat dhe shputat.

Ky stad zgjat 2-3 ditė dhe kur ekzantema paraqitet nė tėrė lėkurėn temperatura, fillon tė ulet. Pas 3-4 ditėve, ekzantema fillon tė tėrhiqet sipas rendit qė ėshtė paraqitur nga poshtė-lartė.

Pas kėsaj fillon edhe stadi i rekovaleshencės (pėrmirėsimit) nė tė cilėn pacienti fillon tė pėrmirėsohet, tė kthehet nė normalitet, temperatura bie nė normale, ekzantema tėrhiqet dhe kemi njė qėrim tė lehtė tė lėkurės nė trup, por jo nė shuplaka dhe duar, qė e dallon fruthin nga skarlatina, si dhe fillon tė kthehet oreksi.

Nėse i sėmuri vazhdon ende me shenja tė sėmundjes si temperaturė, kollitje, atėherė flasim pėr komplikimet e fruthit tė cilat janė: pezmatimet e veshit, mushkėrive, trurit (encefaliti) dhe njė komplikim shumė i rallė 1:1 000 000 raste tė tė sėmurėve, ėshtė encefaliti subakut sklerotizant, i cili zakonisht pėrfundon me vdekje 6-9 muaj pas lajmėrimit tė sėmundjes.

Si bėhet diagnoza e sėmundjes?

Diagnoza e fruthit bazohet nė pasqyrėn klinike, analizat laboratorike dhe nė testet serogjike. Shpesh sėmundja diagnostikohet nė bazė tė pasyrės klinike e cila ėshtė shumė karakteristike pėr fruthin, si ekspozimi ndaj fruthit, simptomat katarale (kollitje, skuqje e konjunktivave, njolla e Koplikut) qė zgjasin 3-4 ditė, paraqitja e ekzantemės makulopapoloze me pėrhapje kranialokaudale (nga lart e poshtė trupit), janė shenja tė sigurta pėr sėmundjen e fruthit.

Nga ekzaminimet laboratorike duhet pėrmendur se zakonisht kemi leukopeni (zvogėlim i rruazave tė bardha tė gjakut). Diagnoza serologike bėhet me testin Eliza, pastaj reaksionin e inhibimit tė hemaglutinimit, por mund tė bėhet edhe me testin e neutralizimit.

Si bėhet mjekimi?

Mjekimi i sėmundjes kėrkon pėrdorimin e masave higjeniko-sanitare dhe mjekimi simtomatik. Pacientėt duhet tė qėndrojnė nė dhoma tė veēanta nė qetėsi dhe dhoma duhet tė ajroset sa mė shumė. Fėmijėt nuk duhet tė shkojnė nė shkollė ose nė ēerdhe.

Mjekimi me barna ėshtė simptomatik, pėrdoren barna kundėr temperaturės, kundėr kollitjes, vitamina dhe lėngje. Nė rast tė paraqitjes sė komplikimeve si pezmatimi i veshit ose i mushkėrive, mund tė pėrdoren edhe antibiotikė.

Cilat janė masat parandaluese?

Pėrdoren masat aktive dhe pasive tė mbrojtjes.

Mbrojta pasive bėhet me aplikimin e gamaglobulinės hiperimune humane, e cila deri nė moshėn tre vjeēare jepet nė dozė 3-5 ml me rrugė intramuskulare. Nėse jepet mbrojtja pasive deri nė ditėn e tretė pas ekpozimit ndaj sėmundjes, pengohet paraqitja klinike e sėmundjes, e nėse jepet nė ditėn 4-6, paraqitet fruthi me dekurs shumė tė lehtė.

Dhėnia e gamaglobulinės bėhet vetėm nė rast tė epidemisė te fėmijėt kahetik (tė dobėt fizikisht), te ndonjė sėmundje qė nuk mund tė aplikohet vaksina.

Mbrojtja aktive kundėr fruthit bėhet me vaksinė tė cilės i nėnshtrohen tė gjithė fėmijėt posa tė kenė mbushur 12 muaj, konkretisht tė gjithė personat prej moshės 1-14 vjeēare e tė cilėt nuk e kanė kaluar sėmundjen.

Vaksinimi kundėr fruthit bėhet me njė dozė prej 0.5 ml tė vaksinės sė dobėsuar e cila jepet me rrugė subkutane (nėnlėkurė) nė pjesėn e pasme tė krahut. Vaksina mund tė jepet zakonisht si vaksinė e kombinuar fruth + parotid + rubeolė.

Rivaksinimi i fėmijėve bėhet para moshės shkollore.

Pas infeksionit nga kjo sėmundje mbetet imunitet i pėrjetshėm.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
F><1X

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė