Perspekti - Bėjeni stresin aleatin tuaj! Si ti shfrytėzoni anėt e mira tė tij.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Bėjeni stresin aleatin tuaj! Si ti shfrytėzoni anėt e mira tė tij.

Stresi ėshtė njė shqetėsim i kohėve moderne. Ankthi, mbingarkesa dhe shqetėsimi janė fjalėt qė pėrshkruajnė mėnyrėn e jetesės sė shumė njerėzve nė mbarė botėn.

Stresi ka dhe anė pozitive
Nga: Ndricim Topalli
Publikimi: 19/10/2015 19:42

Stresi pastaj lidhet me shqetėsime fiziologjike, tensionin e lartė, diabetin dhe kancerin. Sipas studimeve tė reja, raporton Huffington Post ai ndikon edhe nė tkurrjen e trurit. Shpenzimet pėr kujdesin shėndetėsor dhe kurimin e stresit tė shkaktuar nė punė, me pasojė problemet shėndetėsore, llogariten nė 180 miliardė dollarė.

Dihet qė stresi ėshtė armiku kryesor. Por, a mund tė kthehet ai nė njė aleat? Psikologu Kelly McGonigal ka bėrė kėrkime pėr tė mbėshtetur pikėpamjen se stresi nuk ka vetėm anė tė kėqija.

Nė vend qė tė mėshironin veten pėr situatėn stresuese qė ndodheni, mund tė zgjidhni tė shfrytėzoni fuqitė tuaja dhe tė menaxhoni stresin. McGonigal pohon se njerėzit janė tė gjendje: kthejnė frikėn nė kurajė, izolimin nė hapje me tė tjerėt, dhimbjen nė kuptim tė jetės. Ja shtatė mėnyra sesi ta kthesh stresin nė aleat nė tė pėrditshmen tuaj:

Pranoni qė jeni i stresuar.

Stresi ėshtė njė pėrgjigje e organizmit. Tė kuptuarit e kėsaj logjike ėshtė thelbėsor pėr tė pasur avantazhe kundrejt situatave stresuese. Me fillimin e stresit, trupi jep shenjat e para: djersitje duarsh, rrahje tė shpejta tė zemrės, gjendje ankthi. Duhen pranuar tė gjitha si njė reagim natyral i trupit, madje ėshtė njė sinjal i shėndetshėm dhe nuk i duhen veshur kėsaj gjendjeje mendime dhe interpretime negative. Kjo ėshtė njė pikė kyēe pėr tė vazhduar mė tej.

Duhet tė distancoheni nga pasojat.

Shumė nga simptomat e stresit manifestohen para kohe dhe shpesh pa arsye, sidomos kur ju i lejoni vetes tė dilni shpejt nė konkluzione. Psikologėt kėtė e quajnė i menduari katastrofik, ashtu siē mund tė mendoni se do tė futeni nė burg vetėm pse njė makinė policie ėshtė pas jush. Mos i jepni mė shumė frymėmarrje stresit tuaj.

Theksoni besimin dhe pikat tuaja tė forta.

Kėrkimet e McGonigal kanė zbuluar se duke pasur nivele tė larta stresi, rritet mė shumė pėrqindja e rreziqeve pėr njeriun sidomos kur ushqehet nga bindja se stresi ndikon nė shėndet. Ata qė nuk besojnė nė kėtė mendėsi nuk vuajnė nga shqetėsime tė mėvonshme fiziologjike. Neurokirurgu John Gorecki konfirmon se studimet e fundit dėshmojnė se ndėrrimi i besimit ndikon nė nerva dhe mė pas nė fiziologji.

Reflektimi mbi domethėnien.

Njė studim qė thekson tė mirat e stresit i bėrė nga Universiteti Yale dhe psikologu Shawn Achor tregon se njerėzit qė e mbajnė stresin mund ta thonė me plot gojėn se jeta e tyre ka qenė kuptimplotė. Stresi ėshtė i lidhur ngushtė me njė pėrvojė jete kuptimplotė.

Njihjani vetes arritjet.

Ndihmon goxha mbajtja e njė ditari tė pėrvojave tė sė kaluarės pėr tė gjitha pengesat qė janė kaluar. Sipas McGonigal, Ju mund ti pėrballoni situatat e reja stresuese duke kujtuar ato qė keni kaluar. Sa mė shumė kujtesa juaj tė ushqehet me sukseset e sė shkuarės, aq mė shumė i fortė do tė jeni nė pėrballimin e tė rejave.

Shihni pėr progresin, jo pėr perfeksionin.

Bazohuni dhe mendoni shpesh pėr rritjen qė keni pasur, ndonjėherė edhe tė pėrsėritur. Shpesh dėshira pėr perfeksion shkaktojnė qėndrim nė vend numėro.

Drejtoheni veten drejt suksesit.

Ēelėsi ėshtė tė shkoni gjithmonė me njė version suksesi nė mendjen tuaj dhe ta pėrgatisni veten pėr ēdo situatė stresuese.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
S]/+(

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė