Historia e Psikologjisė.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Historia e Psikologjisė.

Studimi i psikologjisė nė njė kontekst filozofik daton nė qytetėrimet e lashta tė Egjiptit, Greqisė, Kinės, Indisė dhe Persisė.

Diagrami i Dekartit.
Diagrami i Dekartit.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 04/06/2017 21:20

Historianėt theksojnė se filozofė grekė si Platoni dhe Aristoteli flisnin pėr mėndjen dhe mėnryat si ajo funksionon nė shkrimet e tyre. Qė nė shekullin e katėrt para lindjes sė Krishtit, mjeku grek Hipokrati hodhi idenė se ē'rregullimet mendore janė tė njė natyre fizike dhe jo me prejardhje hyjnore.

Pėrkufizimi i objektit studiues psikologjik pėr tė parėn herė u bė nga J.Locke nė vitin 1690, nė veprėn e tij mbi mėsimet shtesė associative. Ai e pėrshkruan mendjen njerėzore si njė pllakė shkrimi tė pashkruar (tabula rasa) mbi tė ciėn mund tė shkruhen tė gjitha pėrvojat jetėsore.

Ndikime tė tjera nė psikologjinė e hershme vijnė nga biologjia dhe nga Fizika. Charles Darwin, vėzhgimet e tė cilit, tė bėra gjatė udhėtimit tė tij tė famshėm pėrreth botės, u publikuan nė librin e tij "Origjina e Llojeve" tė vitit 1859, i cili pėrshkruan pėrmbledhtazi teorinė e tij tė evolucionit.

Darvini sugjeroi se kafshėt dhe njerėzit shfaqin sjellje qė i pėrshtaten mjedisit dhe i ndihmojnė ata tė mbijetojnė. Njė vit mbas labrit tė Darvinit, Gustav Fechner botoi "Elementet e Psikofizikės" nė tė cilėn ai pėrshkoi pėrmbledhtazi metodėn eksperimentale tė maties sė eksperiencės shqisore.

Kėshtu futja e metodave shkencore natyrore ndėr tė tjera nė sferėn e psikologjisė sė ndjenjave dhe shqisave (Psikofizika) nga E. , H. Helmholtz dhe G. T. Fechner, nė shekullin XIX pati si pasojė ndarjen e Psikologjisė si shkencė nė vete, p.sh. me Psikologjinė eksperimentale. Pas hapjes sė laboratorėve pėr psikologji nė Evropė erdhi dhe pėrkufizimi mė i plotė i objektit studiues i sajė. Me kėtė "teoritė tradicionale substanciale" u zėvendėsuan nga teoritė e aktualitetit dhe ato shpirtėrore, kėshtu qė Psikologjia pėrkufizohet si shkencė e vetėdijes.

Si kundėrpėrgjigje e shkencės natyrore eksperimentale tė Psikologjisė, nė fillim tė shekullit XX-tė u krijua botėkuptimi pėr njė Psikologji si shkencė e orientuar.Kjo rrymė i kundėrshtonte shpjegimet e rastit tė dukurive psikologjike dhe nė vend tė kėtyre vendoste metodat eksperimentale e " shfaqjes shpirtėrore" ose njė pėrjetimi intuitiv.

Nė kėtė rast Psikologjia paraqite si shkencė e pėrjetimeve. Sot, pikėpamjet e shkollave tė mėdha tradicionale tė psikologjisė luajnė rolė tė rėndėsishėm nė strukturėn e Psikologjisė.

Njėsimi i psikologjisė, si shkencė, vijnė pas shumė pėrpjekjeve pėr tė pėrfshirė shpjegimet e dukurive psikologjike nė lėmi tė ndryshme, si bie fjala edhe tė teorive tė informacionit dhe tė kibernetikės. Me kėto pėrfshirje ėshtė mundėsuar shpjegimi i ndryshimit tė marrėdhėnieve nė drejtimet dhe funksionin e kohės. Teoritė qendrore tė kohės sė re janė teoria e agresiviteteve, e konflikteve dhe studimi i inteligjencės.

Data tė rėndėsishme nė Psikologji

1859-Darvini Publikon librin Origjina e Llojeve

1860-Fechner publikon librin Elementėt e Fizikės

1879-Wundt themelon laboratorin e parė psikologjik sipas konceptimit strukturalist

1855-Ebbinghaus publikon librin Mbi Kujtesėn

1890-James publikon librin Parimet e Psikologjisė

1892-Hall themelon shoqatėn psikologjike amerikane (APA)

1896-Dewey publikon artikullin mbi konceptin e harkut reflektar sipas konceptimit funksional

1898-Thornadike publikon librin Intelligjenca e Kafshėve

1900-Freud publikon librin Interpretimi i Ėndrrave

1905-Binet dhe Simon publikojnė testin e parė tė intelligjencės

1912-Wertheimer publikon artikullin mbi idetė geshtaltiste

1913-Watson publikon artikullin mbi idetė bihejvioriste


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
J(KbW

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.