Parajsa (Pjesa e Tretė) - Naim Frashėri
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Parajsa (Pjesa e Tretė) - Naim Frashėri

Vepra Parajsa (Pjesa e Tretė) nga Naim Frashėri.

Vepra Parajsa (Pjesa e Tretė) nga Naim Frashėri.
Vepra Parajsa (Pjesa e Tretė) nga Naim Frashėri.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 29/10/2017 22:07

Gjithė botėnė romanėt

E vunė poshtė, veē tanėt

U pren' udhėn' e s'i lanė,

Pa shumė lufėtra ngjanė.

U mbyt nė gjak Shqipėria,

Po rop s'u bė njerėzia,

Nuk' u bė rop shqipėtari,

Po qėndroi si ish sė pari!

Dha shpirtin e gjakn' e derdhi,

Nė zgjedhė si kau s'erdhi,

Mbroi nder' e Shqipėrisė

Dhe sendrėn' e njerėzisė!

Mbajti lirin' e ra vetė,

Trimėrinė s'e la shkretė.

Pa kur erdhė egėrsirat

Me tė gjitha tė pahirat,

Si hynė, shqeh e tė tjerė,

Duke vrar' e duke prerė,

Tė gjithė kombet' i zunė

Dhe nė kurt tė keq i shtunė,

Njeri pėrpara s'u dilte,

Gjithėkush udhėn' u ēilte.

Vetėm prindit trima tanė

"Gjer aty, barbar'!" u thanė.

Dhe kur erdhė nga Asia

Tė shumė si mizėria

Turqitė, q'ishinė trima

Dhe binin si vetėtima,

Pa mė thoni kush lėftonte

Edhe gjėsendi s'pėsonte?

Vall' elinėt a bullgarėt!

Apo neve shqipėtarėt?

Njeri tjatėrė s'kuxonte,

Veē shqipėtari lėftonte!

Ajy prap' e ka shpėtuar

Evropėnė e verbuar.

Kush nuk e di Skėnderbenė,

Qė nderojti mėmėdhenė?

"Lum ti, moj Shqipėri!" thashė,

Armėt e ti' kur i pashė

Ndė Belvedere nė Vjenė,

Sikur pashė Skėnderbenė.

Dhe sot nga armėt e tija

Kullon fjeshtė trimėria!

E di njerėzi e tėrė

Atė zot ē'punė ka bėrė

Kur hiqte Skėnderbeu shpatė,

Trimavet u ipte datė!

Burra tė veshur nė hekur

Dhe luftėtarė tė pjekur,

Q'ishin nė luftė kaluar

Pėrmi kuaj tė harbuar,

Kur hiq me kordhėt tė prehtė,

Q'ishte si pėndėz e lehtė,

Posi pjepėrin i priste,

Nė vdekje pa ndjer' i klliste,

Njerin' e kalėn e ēante,

Tė dy mė katėr i ndante.

Mirėsin' e trimėrinė,

Dhe mėndjen, e urtėsinė

T'ati zoti njeri kurrė

S'e ka pasur nonjė burrė.

Vet' ajy burr' e trim ishte,

Edhe shokėtė qė kishte,

Si Tanushi me Uranė,

E Moisiu me Hamzanė,

Si Maneshi e Muzaka,

Qė hidheshin posi flaka,

E si Lekė Dukagjini,

Si Perllati, si Mardini,

Zėnėbisha, Araniti,

Gjon Koka, q'ish si hastriti,

Kont, prens, mbretėr e tė tjerė,

Burra tė vler' e tė ndjerė.

Qenė trima tė vėrtetė,

Nuk u bėnė rop nė jetė.

Opopo! ē'kanė lėftuar,

E ē'punė kanė punuar!

Sa mbretėr e prensėr qenė,

Njohnė tė math Skėnderbenė,

Zun' udhėn e urtėsisė,

Ishinė lark marrėzisė,

Pėr Shqipėrinė lėftonin,

Madhėritė nuk' i donin,

Po kishin vėllazėrinė,

S'e qasninė djallėzinė,

Pa lan'emėrė pėrjetė,

Zotėrinjtė e vėrtetė,

Veē Shqipėrinė mejtonin,

Tė tjeratė i harronin,

S'kishin ata thashetheme,

Tė kėqija e tė rreme,

Donin gjithė mėmėdhenė

Dhe kombin' e Skėnderbenė,

Kush i rrij kundrejt Tyrqisė,

Veē burrat' e Shqipėrisė,

As Sėrbij' as Bullgaria,

As Elladha as Vllahia,

As Venetia qėndronte,

As tjatėrė komp kuxonte.

Evropa ishte e shuar,

Njerėzit tė mallėkuar,

Kishin vdekurė nga frika,

Nga Turqit' u binte pika,

U trėmpnė gjithė me radhė,

Dhe Vlladisla me Uniadhė,

Si gjithė kėta tė rinjtė,

Dhe papa e vyzandinjtė

Mė njė ditė Konstandinė

Turqit' e zunė dh'e pshinė,

Kostandinopoj' e ndjerė

S'u mbajt, po ra menjėherė.

Grekėrit' ishin tė vdekur,

S'hanin dot barut e hekur,

Le tė mbahen me lėvdatė

Grekėrėtė posi gratė,

Me fjal' e me thashetheme,

Janė tė gjitha tė rreme.

Kishte vdekur njerėzia,

Rronte vetėm Shqipėria,

Veē shqiptari lėftonte,

Njeri tjatėrė s'kuxonte.

Kordhėtar tjatėrė s'gjenė,

Turqitė, veē Skėnderbenė.

Skėnderbeu me tė parėt,

Me tė gjithė shqipėtarėt,

I qėndruanė Turqisė,

I dhanė nder Shqipėrisė,

Ata duall' e lėftuan,

Gjith' Evropėn' e shpėtuan.

Te Skėnderbeu kishte shpresė

Aher' Evrop' e pabesė.

Rrėfe, o mal' i Sopotit!

Edhe ti, Tomor'i zotit!

Me oshėtimė tregoni,

E me vetėtimė thoni,

Dhe ti, fortes' e Beratit!

E ju, bregoret' e Matit!

Folė, fol' o Drin'i shkretė!

Q'i ke parė me sy vetė

Tė tėr' ato ligjėrime

I mer vesh zėmėra ime.

Kėto gjithė po i dimė,

Mė tėhu tani tė vimė.

Pas Skėnderbeut Shqipėria

Nukė ra nė tė kėqija,

Se nė kurt' kurrė s'ka rėnė,

Poshtė njeri s'e ka vėnė,

Se shqipėtari ish burrė,

Nėnė zgjedhė s'hyri kurrė.

. . . . . . . . . . . . . .

Nder' e vjeftėnė e mbajti,

Dhe sedrėnė nuk e ndajti,

Nuk e harroi mėmėdhenė

Dhe lirin' e Skėnderbenė,

I huaj nė vėndit tėnė

S'shkelte dot, se nuk ish thėnė

Retė muntte tė pėrpinte,

Nė Shqipėri s'munt tė vinte;

Fill e vetėm shqipėtari

Udhėtonte si m'i pari,

Me mbledhėt tė pleqėsisė

Shihej pun' e Shqipėrisė

Ligė kishin tė vėrtetėn,

Qė sbukuron gjithė jetėn,

Kishin udhė urtėsinė,

Besė kishin njerėzinė,

Udhėrėfenjės e dritė

Kishin gjithė mirėsitė.

Gjithė sa qenė tė parė

Dhe me mėnt e kordhėtarė,

Q'i dhanė jetė Turqisė

E nder tė math Shqipėrisė,

Tė tėr' ishin shqipėtarė

Sa bėnė punė tė mbarė,

Si Qyprilit' e tė tjerė

Burra me emr' e tė ndjerė.

Shqipėtari mbretėronte,

Ajy lėftont' e gjykonte.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
?B:13

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.