Parajsa (Pjesa e Dytė) - Naim Frashėri
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Parajsa (Pjesa e Dytė) - Naim Frashėri

Vepra Parajsa (Pjesa e Dytė) nga Naim Frashėri.

Vepra Parajsa (Pjesa e Dytė) nga Naim Frashėri.
Vepra Parajsa (Pjesa e Dytė) nga Naim Frashėri.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 29/10/2017 21:46

Dhe fqinjėt e Shqipėrisė,

Armikėt e perėndisė,

Kshu treteshin nga nakari,

se ish burrė shqipėtari.

Sa mbretėrė tė dėgjuar,

Nė Shqipėri tė uruar,

Sa burra tė fort' e trima,

Me vėshtrim si vetėtima,

Kan' ardhur e kanė shkuar,

Dh' emri s'u ėshtė haruar!

Me ta bashk' ish trimėria,

Dhe me ta ish urtėsia,

Tė dyj' ato mbretėronin,

Mėmėdhen' e lulėzonin,

Ish parrajsė Shqipėria,

Se ishte gjall mirėsia.

Bukuri e perėndisė,

Perėndi e bukurisė,

Kėmbergjėntė, leshflorinjtė,

Duke mbledhurė pėqinjtė,

Nė Shqipėri tekdo shkelte,

Bari mbint' e gjethi ēelte,

Dhe luletė lulėzonin,

E bilbilėtė kėndonin.

Ajo dhe nė re qėndronte,

Edhe nd'erė fluturonte,

Tekdo vij, ip bukurinė,

E pėrndante mirėsinė.

Bėheshin mollėtė ftonjtė,

Portokaletė, lemonjtė,

Manatė, rrushtė, qershitė,

Fiqtė, arratė, lajthitė,

Pjeshka, thana, vadhja, shega,

Ulliri me shumė dega,

Gruri, misėri, peceli,

Elbi, tėrshėra e meli.

Ish i veshur vėndi gjithė,

Dhe pill shumė pem' e drithė,

Drur'i dardhėsė me dardhė

Ish si zonja sisėbardhė.

Nėr fushatė luleshumė

Lumėnj vrapmėdhenj pa gjumė

Shkoninė duke kėnduar

Me kanisk tė math nėr duar.

Ata mėmė kanė renė,

E ajo ka atė denė.

Dheu, kafshėtė, bagėtia,

Shpestė, gjithė njerėzia,

Pin' ujėt e tyr' e prehen,

Dhe bimėrat pa tė s'bėhen.

Tek shkonte lum' i uruar,

Q'ishte si ar i kulluar,

Kafshėtė dhe bagėtia,

Lėēinin si mizėria.

Edhe grat' e Shqipėrisė

Gjithė me foshnjė nė sisė,

Sicila ish mbretėreshė

Dh'e bukur si pėllumbeshė

S'shihnje njė gjė tė shėmtuar

Dhe pa gas e tė helmuar.

Edhe vashėzė mes'hollė

I kuqte faqja si mollė,

Dorėn q'e kish pej ergjėndi,

S'e hiqte nga avlėmėndi,

Gjithė ē'i duhej nė jetė,

I bėnte tė tėra vetė.

Nė viset tė Shqipėrisė

S'kish gjė pėrveē mirėsisė,

Moskamja dhe varfėria

E tė tjera tė kėqija?

Kurrė nė Shqipėri s'ishin,

Mase dhe emėrė s'kishin.

S'kish as kurva as kurvarė,

as tė liq kish as kusarė,

Gjithėkush vetė punonte,

E njeri nukė pėrtonte;

Sicili fort mirė shkonte,

Haj, pij dhe tepėronte;

Kėto me djers' i fitonin,

Mė shumė nukė kėrkonin,

Se kish duk nga perėndia

Dhe uratė Shqipėria.

Ish shumė trim shqipėtari

Dhe i bukur si fill ari,

Si burratė edhe gratė

Ishinė trime me shpatė,

Ish ligė vėllazėria,

Edhe besė miqėsia.

Shqipėria gjithė nderė

Kisht' e ishte shum' e ndjerė.

Shqipėtari ish i mirė,

Dhe kish emėr tė pavdirė.

Shqipėria shum' e vlerė

Ish e madh' e gjat' e gjerė,

Se ahere s'ishin shqehtė,

As maxharėtė, as vllehtė,

Ishin gjithė shqipėtarė

Nė atė kohėt tė parė,

Qeltėtė kishinė fqinjė,

Q'ishinė brinjė pėr brinjė.

Ishte njė tjatrė jetė,

Shi t'artė shtininė retė,

Ish njė ver' e gjithėnjėshme

E njė kohė shum' e bėshme,

Dhe nė dimėrė vėrritė,

Qė mbaninė bagėtitė,

Ishinė plot manushaqe,

Dheu kish bukuri mi faqe.

. . . . . . . . . . . . . .

Shqipėtar' ish i vėrtetė,

Trim i bukur e i qetė,

Fjalėnė qė ip, s'e kthente

E s'doj kurrė tė gėnjente.

Tė miratė gjithė ē'janė

I kishin prinditė tanė.

Bima pillte kallinj tetė,

Nėntė, dhetė, dymbėdhetė.

Tė tėrė dhenė ta rrihnje,

Plak tė kėrrusurė s'shihnje,

Veē kalliri unjte kokė,

Nukė dilte pėrmi shokė.

. . . . . . . . . . . . . . .

Vasha fill e vetėm shkonte,

Njeri kurrė s'e shikonte,

Nė flori ngarkuar shkonje,

Gjėsendi nukė pėsonje.

Kish ahere Shqipėria

Gjithė ē'kėrkon njerėzia,

Zot'i math e kish uruar,

Pa ishte fatbardhėsuar,

Kishtej njerės tė vėrtetė,

Trima burra pa tė metė,

Kish kamjen' e dashurinė,

Mirėsin' e urtėsinė,

Ish e tėrė njė fėmijė,

At' e mėm' e bir e bijė,

Kish bulmet e pem' e drithė,

Edhe tė miratė gjithė.

Mijėra vjet kėshtu shkuan,

Shqipėtarėtė s'u ndryshuan,

Patnė gjith' ato qė duhen,

Kishinė nder' e lirinė,

Pa dhe gjithė mirėsinė,

Se njeriu e njerėzia

Ushqehenė nga liria.

Njeriu lindi i liruar,

Pasdaj e kanė penguar.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
)bacR

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė