Tradhėtorėtė - Naim Frashėri
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Tradhėtorėtė - Naim Frashėri

Vepra Tradhėtorėtė nga Naim Frashėri.

Vepra Tradhėtorėtė nga Naim Frashėri.
Vepra Tradhėtorėtė nga Naim Frashėri.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 28/10/2017 22:55

Shokė, kemi nė mest tėnė

Shum' armik' e trathėtorė!

Popo! mos u qoftė thėnė!

Veē qė s'kanė gjė nė dorė.

 

Harruanė mėmėdhenė

Dh' e lanė kombinė tėnė

E njė tjatėrė na gjenė!

Popo! mos u qoftė thėnė!

 

Lanė zonjėn e lėvduar

E zunė njė kurvė shtrigė,

Tė ndyr' e tė mallėkuar,

Tė fėlliqur e tė ligė.

 

Lanė mėmėn tė xhveshur

Dhe mundohenė pėr botė,

Pa dhe bota duke qeshur

U thotė: mundohi kotė!

 

Qysh u bėnė Efialtė

E nuk e njohin tė mirėn,

Uthullėn pandehin mjaltė

Edhe dritė errėsirėn!

 

Buk' e mėmėdheut zėntė

Tradhėtorėt e pabesė!

Dhe Zoti dėrrmėn u dhėntė,

Kurrė mos paēinė pjesė!

 

Miqt' armiq i kanė bėrė,

Armikėtė miq i zunė,

Qysh janė fyell tė tėrė!

Ē'ėshtė kjo e madhe punė!

 

Fajn' e math kur do ta njohin

Njerėzit e mallėkuar?

Dritėnė pse nuk e shohin,

Apo janė tė verbuar?

 

Dhe tė liq me tė vėrtetė,

Mėmėdheut bėjnė varrė,

Po do tė bienė vetė,

 

Se mbretėron e vėrteta,

S'del kurrė gėnjeshtr' e shkretė

T'ish ashtu, qe prishur jeta,

S'kish mbetur gjė e vėrtetė.

 

Ata turpinė fitojnė,

Nder' e tyre posht' e hedhin

Dhe armikėtė gėzojnė

E nė errėsirėt bredhin.

 

Nuk ėshtė kurrė haruar

Dh'e mira dh'e lig' e shkretė,

Tė gjitha janė paguar,

S'ka mbeturė gjė nė jetė.

 

Lerini, pa do ta gjejnė,

Tė vėrtetėn do ta njohin,

Se tani s'e dinė ē'bėjnė,

Janė tė verbėr e s'shohin.

 

O, popo ē'turp kanė marrė!

Janė bėrė tradhėtorė

Dhe s'janė mė shqipėtarė,

Se nga kombi hoqnė dorė.

 

Me tė huajnė u bėnė,

Me armikn' e Shqipėrisė,

S'duanė gjuhėnė tėnė

Armikėt' e Perėndisė!

 

Ndjej, o Zot, se nukė dinė

Se ē'bėjnė, janė mahnitur,

Rrahin tė prishin shtėpinė

Pun' e lig' edh' e mėrzitur.

 

Tė gjorėt janė nė gjumė,

Tė vėrtetėnė s'e dinė,

Do tė mundohenė shumė,

Pasdaj mėnttė do t'u vinė.

 

Vėllazėrin' e harrojnė

Dhe kombin e mėmėdhenė,

Dhe armikėtė dėgjojnė

Edhe s'dinė se ku venė.

 

Hiqni dorė, hiqni dorė!

Mblithni mėntt' e tupėrohi,

Mos u bėni trathėtorė,

Se pasdaj do tė pendohi.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
EkDPE

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.