Poezia e Migjenit.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Poezia e Migjenit.

Poezia e Migjenit, njė poezi novatore, u bė shprehėse e fuqishme e pakėnaqėsisė ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunės dhe shfrytėzimit, ndaj mashtrimit politik, shoqėror dhe hipokrizisė.

Poezia e Migjenit, njė poezi novatore, u bė shprehėse e fuqishme e pakėnaqėsisė ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunės dhe shfrytėzimit, ndaj mashtrimit politik, shoqėror dhe hipokrizisė.
Poezia e Migjenit, njė poezi novatore, u bė shprehėse e fuqishme e pakėnaqėsisė ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunės dhe shfrytėzimit, ndaj mashtrimit politik, shoqėror dhe hipokrizisė.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 25/09/2017 20:02

Duke shpėrthyer drejtpėrdrejt nga jeta e gjallė Poezia e Migjenit pasqyroi botėn shqiptare nė vitet '30 me protestat, dhembjet, ėndėrrat dhe shpresat pėr tė ardhmen.

Vėllimin e tij "Vargjet e lira" (1936) Migjeni e hapte me vjershėn "Parathėnia e parathėnieve" ku shpėrthente gėzimi i tij se shekulli ka nisur tė ēlirohet prej skllavėrisė shpirtėrore. Lajtmotivi i kėsaj vjershe e cila ėshtė njė sintezė e mendimit revolucionar tė Migjenit, ėshtė vargu: "Pėrditė prendojnė Zotat", Njeriu po hipėn nė majėn e fronit, po bėhet zot i jetės, i tokės sė tij, i vetvetes dhe nuk do t'u pėrulet mė "idhujve".

Pas kėsaj vjershat e veta Migjeni i ka ndarė nė gjashtė cikle: "Kangėt e ringjalljes", "Kangėt e mjerimit", "Kangėt e perėndimit", "Kangėt mė vete", "Kangėt e rinisė" dhe "Kangėt e fundit". Nė ciklin e parė bėjnė pjesė pesė nga vjershat mė tė mira tė Migjenit. Filli qė i bashkon kėto vepra, ėshtė gėzimi pėr lindjen e "Njeriut tė Ri", prej atyre tė varfėrve tė rritur nė mjerim, tė cilėt janė ngritur nė luftėra tė reja, qė tė mos humbin mė nė lojėn e pėrgjaktė tė historisė, tė mos jenė mė skllevėr tė titajve tė tėrbuar, por zot tė vetes e tė njė bote tė re, ku njeriu tė jetė i lirė dhe askush tė mos e shkelė personalitetin e tij. Kėto luftėra nuk janė grabitqare e as pėr tė siguruar privilegje tė reja, si ato tė hershmet, por janė luftėra tė reja, siē i quan poeti kryengritės. Nė kėtė cikėl kemi edhe protestėn ndaj gjendjes sė rėndė tė shoqėrisė shqiptare, ndaj gjithė forcave konservatore, qė e mbajnė nė vend atė, dhe shpėrthimin e entuziazmit pėr lindjen e "Njeriut", i cili do ta drejtojė kombin drejt njė agimi tė ri. Nė kėtė cikėl jeton edhe ideja se vetėm nė liri mund tė shpėrthejnė energjitė dhe aftėsitė njerėzore. Nė gjithė ndryshimet, pėrmbysjen e botės sė vjetėr dhe krijimin e botės sė re, poeti njeh si protagoniste rininė. Ajo ėshtė mė e pastra, mė e bukura pjesė e shoqėrisė, ku ai var shpresat, besimin pėr fitoret e ardhme, pėr triumfin e idealit pėr njė jetė tė re:

 

Rini, thueja kangės ma tė bukur qė di!

Thueja kangės sate, qė tė vlon nė gji.

Nxirre gėzimin tand, tė shpėrthejė me vrull.

Mos e freno kangėn! Le tė marri udhė.

(Kanga e rinisė)

 

Poeti ėshtė i bindur se asgjė s'mund ta pengojė mė lulėzimin e lirisė, ku do tė shpėrthejė hovshėm gjithė ato kėngė, qė ende i flenė nė shpirt. Kjo ėshtė intuita e poetit, i cili ka aftėsinė ta ndjejė i pari rrezen e ngrohtė tė Diellit tė jetės sė re:

 

Por a do tė vijė dita kangėt me u zgjue

Apo ndoshta shekujt me ne prapė po tallen

Jo, Jo! Se liria filloi me lulzue

Dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valėn.

 

Pėr identifikimin e figurės Diell ka pasur disa pėrpjekje pėr ta zbėrthyer e konkretizuar. Por ato vetėm se e kanė vulgarizuar perceptimin poetik tė poetit. Mjafton tė mbetemi nė simbolikėn e tij dhe ajo thtė gjithēka. Ai ia ndien rezatimin botės sė re, shoqėrisė sė re, e cila do tė jetė e ngrohtė dhe e ndritshme si dielli dhe si ai do tė mund tė gjallėrojė, tė zgjojė tė rilindė gjithēka qė qėndon ende e ndrojtur, e pėrgjumur nė errėsirė. Thirrja qė Migjeni i drejtonte Rinisė, nė kėtė vjershė ishte kuptimplotė, optimiste dhe tepėr e ngrohtė, intime dhe romantike:

 

Thueja, kangės, Rini! Thueja kangės gėzimplote!

Qeshu Rini! Qeshu! Bota asht'e jote!

 

Cikli i dytė i "Vargjeve tė lira" nis me "Poemėn e mjerimit", kryevepėr poetike e Migjenit dhe njė prej krijimeve mė tė bukur tė poezisė shqiptare. Poema ka njė konceptim e trajtim origjinal. Nė fillim poeti sjell figurėn e mjerimit tė konkretizuar nėpėr dhjetėra motive jetėsore. Dhe sė bashku me fytyrėn tragjike tė mjerimit nė jetėn shqiptare, vjen edhe dhembja, dhembja e poetit dhe dhembja qė mbyt ēdo shoqėri tė ngritur mbi dhunėn. Kjo dhembje e thellė pėrfundon nė protestėn ndaj rendit shoqėror qė e krijon mjerimin, dhe nė ironi dhe sarkazėm ndaj fesė, e cila s'arrit ta ndryshojė kėtė pamje tragjike, megjithė lutjet e mėshirat mijėvjeēare. Pas kėsaj poeti konkludon:

 

Mjerimi s'do mėshirė, por don vetėm tė drejtė!

 

I gjithė cikli pavarėsisht nga dhembja e thellė dhe pamja tragjike qė krijohet ka tone optimiste, sepse nuk kemi tė bėjmė me njė dhembje mbytėse, por me dhembje krenare, tė cilat sipas poetit, koha do tė dijė t'i qetėsojė.

Nė kėtė cikėl poeti na jep pėr herė tė parė me shumė art figurėn e punėtorit qė shfrytėzohet kafshėrisht ose endet i papunė, duke thelluar kėshtu pamjen tragjike tė mjerimit.

Gjithashtu nė kėtė cikėl ai trajton edhe temėn antifetare ku demaskon institucionet fetare, si bashkėfajtore tė asaj shoqėrie qė pjell mjerimin. Nė ciklin e tretė "Kangėt e prendimit", Migjeni, sjell pamjen e Evropės kapitaliste para Luftės sė Dytė Botėrore, ku plagėt e tmerrshme shoqėrore dhe krizėn ekonomike pėrpiqen t'i mbulojnė me pseudoart, me vepra e filma sentimentalė qė e vishnin me ngjyra artificiale lumturie dramėn shoqėrore e politike. Po pėrtej kėsaj cipe tė neveritshme poeti sheh botėn e rėndė tė shtėllungave tė tymit e tė avujve, tė djersės e gjakut. Nė tė dy vjershat e kėtij cikli poeti sjell imazhin e njė bote sonambul qė po rrėshqet drejt greminės sė shkatėrrimit, drejt luftės. Kjo botė e zhytur nė mjergull ende s'po e kupton se po i pregatisin njė tragjedi tė re. Pėr t'u orientuar nė kėtė botė tė dehur, poeti kthehet nga bota punėtore e uzinave me thirrjen poetike:

 

Le tė dėgjojmė kangėn qė mshtillet nė shllung

Avull, nė pika djerse,

 

Si vazhdim i kėtij mendimi poetik, autori duke dashur qė vėllimi i tij tė ketė njė kompozicion kuptimplotė, vendos vjershėn "Kangė mė vete" ku ai sjell mė konkret imazhin e luftės sė ardhme me shkaktarin e vėrtetė tė saj, fashizmin, qė po hyn si hajn edhe nė Ballkan.

Menjėherė pas kėsaj vjen cikli "Kangėt e Rinisė", qė sė bashku me ciklin "Kangėt e fundit" janė mė intime, mė shprehės tė shpirtit tė poetit, tė vuajtjeve, dėshirave, pasioneve tė tij. Te "Kangėt e rinisė" bėn pjesė vjersha "Ekstazė pranverore", qė sė bashku me kėngėt e ringjalljes dhe "Sonet Pranveror", janė krijimet mė pasionante, mė optimiste e mė me ndjenjė tė poezisė migjeniane. Aty ndihet thellė himni i triunfit tė njė bote tė re, qė do tė jetė gjallėruese si njė pranverė. A do tė arrijė poeti t'a shijojė kėtė pranverė? Parandjenja e njė vdekjeje qė po i afrohet, i jep dhembje poetit qė, ndoshta, s'ka pėr ta parė kėtė botė tė re. Por gėzimi i triumfit tė saj ėshtė kaq i madh sa dhembja vjen nė pėrmasa reale e jo nė trajtėn e pesimizmit.

Te kėto dy cikle jeton edhe dashuria e poetit, e cila sjell imazhin e bukur tė njė dashurie rinore, ku ėshtė shkrirė pasioni pėr vajzėn, dėshira pėr tė shijuar gjithēka tė bukur, si dhe dashuria pėr krijimin e jetėn nė pėrgjithėsi.

Nė tetė vjershat e fundit, qė i janė shtuar vėllimit mė vonė ndihet edhe trishtimi, dhembja dhe pesimizmi i poetit, qė e sheh se si po i fiket pak nga pak jeta. Por ato nuk e rėndojnė gjendjen shpirtėrore tė lexuesit, sepse janė tė natyrshme dhe njerėzore.

Nė disa vjersha "Rezignata", "Trajtat e mbinjeriut" etj. Migjeni trajton motive filozofike rreth kuptimit tė ekzistencės sė njeriut, tė jetės, tė vetėflijimit pėr tė ardhmen e shoqėrisė, tė botės etj. Trajtimi i kėtyre ideve ėshtė pak i mjegulluar, sidomos kur poeti sjell edhe mbinjeriun, qė mendohet se ėshtė nocion qė ka evoluar, nė krahasim me kuptimin qė i pati dhėnė krijuesi i tij Niēja. Mbinjeriu i Migjenit, nuk ėshtė pėrbuzėsi i vegjėlisė. Ai ėshtė njė figurė, qė merr pėrsipėr tė udhėheqė masat drejt njė bote tė re, ku tė ketė kuptimin e vėrtetė edhe sakrifikimi edhe ekzistenca, edhe dashuria, pra, tė marrė njė kuptim tė ri jeta. Mendimi nė kėto vjersha vjen i turbullt dhe lė shteg pėr t'u interpretuar nė mėnyra tė ndryshme, por ato kanė diēka tė pėrbashkėt, optimizmin, dashurinė pėr njeriun, dashurinė pėr tė renė, pėr tė bukurėn.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
FEQ+

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė