Perspekti - Problematika shoqėrore nė veprat e Migjenit.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Problematika shoqėrore nė veprat e Migjenit.

Problematika shoqėrore qė trajton Migjeni nė novelat e tij ėshtė ajo qė trajtohet nė publicistiken dhe nė prozėn pėrparimtare tė kohės.

Problematika shoqėrore qė trajton Migjeni nė novelat e tij ėshtė ajo qė trajtohet nė publicistiken dhe nė prozėn pėrparimtare tė kohės
Problematika shoqėrore qė trajton Migjeni nė novelat e tij ėshtė ajo qė trajtohet nė publicistiken dhe nė prozėn pėrparimtare tė kohės
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 25/09/2017 12:13, Ndryshuar: 25/09/2017 20:17

Problematika shoqėrore qė trajton Migjeni nė novelat e tij ėshtė ajo qė trajtohet nė publicistiken dhe nė prozėn pėrparimtare tė kohės. Ndryshimi qėndron nė zbėrthimet e thella dhe pėrgjithėsimet e mėdha tė Migjenit, nė njė nivel shumė tė lartė artistik. Me Migjenin proza e realizmit kritik shqiptar njohu kulmin e tij. Migjeni ėshtė krijuesi i vetėm i letėrsisė sonė nė vitet e tridhjeta qė u shfaq me tė njejtėn forcė si nė poezi ashtu edhe nė prozėn e shkurtėr. Me krijimet e tij nė letėrsinė shqiptare motivohet pėr herė tė parė shkatėrrimi i personalitetit tė njeriut nė kushtet e njė shoqėrie despotike. Nė krijimtarinė e tij rrihet vazhdimisht ideja se jeta shpirtėrore kushtėzohet nga jeta materiale, se vlera shpirtėrore e materiale shkatėrrohet nė kushtet e mjerimit e vuajtjeve tė jetės sė shtresave tė varfėra. Me dhembje e revoltė ai tregon se si dinjiteti legjendar i malėsorit nderi i malėsorės dhe i qytetarės se varfėr kanė marrė fund nė luftėn pėr ekzistencė nė vėshtirėsinė pėr ti siguruar fėmijės njė copė bukė a pėr tė shpėtuar nga vdekja.

Nė krijimet e tij Migjeni shprehu bindjen se pėr derisa tė mos pėrmbyseshin idhujt e jetės sė vjetėr gjithēka nė jetėn e qytetit dhe tė fshatit do tė mbetėj njė gjendje ekzistuese, nė mjerim dhe nė varfėri. Mjerimi, uria, konservatorizmi, patriakalizmi, degjenerim kanė njė burim: shtypjen dhe shfrytėzimin, qe mbrohet me ligj nga rendi nė fuqi. Ai shkroi me dashuri e pikėllim pėr ata njerėz qė e shkonin jetėn nė kthetrat e mjerimit, kurse pėr shkaktarėt e vėrtetė tė kėsaj gjendje ai derdhi urrejtjen dhe pėrbuzjen.

Personazhet e tij janė punėtoret e papunė, malėsori qė i ka harruar hyjnitė e tij dhe i pėrgjerohet kokrrės sė misrit, nėna qė mallkon pjellėn e vetė e qė detyrohet tė shesė vetėvetėn e reja dhe i riu qė jeta patriakale me ligj e me norma mesjetare u than ndjenjat e shpresat dhe ėndrrat rinore.

Personazhet e tij janė tipizime te plota tė njė shtrese tė caktuar tė shoqėrisė sė kohės. Ai nuk i pėrshkruan ato, por i krijon ato me anė nė tė zbėrthimeve tė thella psikologjike nepermjet detajeve. Personazheve tė tilla si malėsorja ("A do qymyr zotėri") Nushi dhe Agia ("Studenti nė shtėpi"), Oso Bakalli ("Te qelen akrapijat") , Kola ("Buken tonė tė pėrditshme falna sot") janė dhėnė me forcė tė rrallė artistike. Nė veprėn e tij jeta paraqitet lakuriq, me gjithė shemtinė e saj dhe ai gjithėnjė deperton nė art, nė veprat e Migjenit ka ka njė galeri tė tėrė portretesh. Ai mohon shfrytėzimin, luftėn imperialiste konceptin patriakal, vesin, shfrytėzimin e njeriut por edhe jo njeriun, mohon deri nė fund anėt e shemtuara te jetės por jo jetėn. Krijimet e tij karakterizohen nga sinteza e mendimit, shqetėsimi qytetar dhe psikologjia e thellė e personazheve. Migjeni shtjellon idenė me anė tė njė monologu dramatik tė fuqishėm, i cili nisė me ironi dhe pėrfundon me sarkazėm dhe revoltė.

Migjeni nė prozė na shfaqet si shkrimtar i formuar i realizmit kritik. Me krijimet e Migjenit pėr herė tė parė shohim thelbin tragjik tė botės shqiptare dhe tregimi shqiptar arriti kulmin e nivelit artistik dhe shomėllojshmerinė e temave dhe e problemeve tė kohės, nė krijimet e tij por edhe te shkrimtar tė tjerė pėrherė tė parė individi filloi tė vėrehej nė njė raport politiko-shoqėror.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
X+4+

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.