Letėrsia e Rilindjes nė Shqipėri.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Letėrsia e Rilindjes nė Shqipėri.

Gjithė veprat qė do tė botohen nga viti 1836 deri nė 1912 do ti takojnė njė periudhe letrare qė njihet nėn emrin letėrsia e Rilindjes.

 Nė kuadrin e letėrsisė sė Rilindjes do tė krijojnė shkrimtarė si Andon Zako Ēajupi, Faik Konica, Asdreni etj.
Nė kuadrin e letėrsisė sė Rilindjes do tė krijojnė shkrimtarė si Andon Zako Ēajupi, Faik Konica, Asdreni etj.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 04/06/2017 19:34

Vepra e parė madhore e kėsaj periudhe do tė jetė poema Kėngėt e Milosaos, e poetit arbėresh Jeronim de Rada, botuar nė vitin 1836. Gjithė veprat qė do tė botohen mė pas deri nė 1912, do ti takojnė njė periudhe letrare qė njihet nėn emrin letėrsia e Rilindjes. Kjo, ėshtė njė letėrsi kryesisht patriotike, me nota luftarake dhe frymėmarrje romantike. Kėsaj letėrsie, do ti prijė poeti Naim Frashėri, i cili me poezinė e vet lirike dhe epike u bė poeti kombėtar i popullit shqiptar.

Nė kuadrin e letėrsisė sė Rilindjes do tė krijojnė shkrimtarė si Andon Zako Ēajupi, Faik Konica, Asdreni, Filip Shiroka, Gavril Dara, Zef Serembe etj. Letėrsia e kėsaj periudhe ishte kryesisht letėrsi poetike.

Proza sapo do tė bėnte hapat e parė si prozė publicistike, historike dhe mė pak si prozė letrare. Po kėshtu dhe dramaturgjia do tė japė veprat e para pioniere. Letėrsia e re kombėtare nis afėr mesit tė shek. XIX lidhur me lėvizjen e gjerė pėr ēlirimin nga sundimi I huaj dhe prandaj quhet letėrsia e Rilindjes Kombėtare.

Ajo pati njė drejtim iluminist e nė periudhėn e fundit edhe vepra realiste, por nė tė mbisundoi romantizmi, bashkėkohės me romantizmin evropian. U lėvrua sidomos poezia. Kjo ishte njė letėrsi me frymė demokratike e popullore, tema themelore ishte dashuria pėr atdheun, evokimi i tė kaluarės heroike dhe lufta pėr ēlirim kombėtar e shoqėror.

Te shqiptarėt e Italisė (arbėreshėt) u shquan Jeronim de Rada me poemėn Kėngėt e Milosaos (1836) e njė varg veprash tė mėdha poetike, Gavril Dara i Riu me poemėn Kėnga e Sprasme e Balės, Zef Skiroi me shumė poemė, si Flamuri i Arbėrit (1885), Mili e Hajdhia (1890), "Te dheu i huaj" (1891), dhe poezi, kėngė tradicionale dhe pėrmbledhje folklorike, Franēesk Anton Santori, Zef Serembe etj.

Poeti i madh kombėtar i kėsaj periudhe ėshtė Naim Frashėri, autor i poemės Bagėti e Bujqėsi (1886), i Historisė sė Skėnderbeut nė vargje dhe i shumė veprave tė tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura tė tjera tė shquara janė poeti lirik e satirik Andon Zako Ēajupi ("Baba Tomori", 1902), poetėt Ndre Mjeda, Aleks Stavre Drenova (Asdreni), novelisti Mihal Grameno etj.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
-S)d6

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė