Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XXVI - Jeronim De Rada
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XXVI - Jeronim De Rada

Vepra "Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XXVI" nga Jeronim De Rada

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XXVI - Jeronim De Rada
Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XXVI - Jeronim De Rada
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 21/01/2018 13:11

Kangjelji XXVI

Friti era prapa shpivet.

Motėra ime vogėlja

veshėt e mė ljahjet,

mer gėljpėr e pethit,

uljet dreq dejtit.

Rij mbi ujėt illi ditės.

Tek throni afėrith

i fjantakset zonja ime,

ce njė kėz terjorenej,

si ajo kishe zakon.

Nusja: - Ashtu, bir, dielli ce dihet

vajzės ce cjon te ljar

mė se dheut i qeshėnith.

Ajo vash shumė e aksem

ritjet te hje' e s'ėmės

ljipisjare, e qetėmėz,

pjono statin me gadhi,

shpivet ecėn si njė ill.

Bilja e gjitonies

mė e ruan e dishėron

ajo zonj t'e kumandonj.

Gjifriturat kopilje

ndat shpi dojn tė zon

deljemjer o mbė prament.

Kur ljereu shpin e t'et

gjitonit u errėtin:

e ziljistin fanemir

katundin e dhėntėrrit.

Kur vėdes, ka der e tė zotit

shkon e jema e qanith.

Ce ajo thoj, u fanarosa,

e mė pa e ruati vashėn

e bėri buzėn mbė gaz,

gazi tė vėdekurė.

Motėra ime e marmarost

sit me shtu ndėr cerjet.

Ish throni i ljeriėm,

nkuqejin rempt diellit

vert e qeramidhevet.

Posht te ljumi shelqet,

tė ftohėt, tė sbardhuris

era tundenej mbė hje.



Kėnga XXVI

Era fryu prapa shpive.

Motra ime e vogėla

vishet edhe lahet,

merr gjilpėr' e penė

e mė ulet kundrejt detit.

Rri mbi uj' ylli i mėngjesit.

Afėr, mbi fron i fanepset

zonja ime tek qėndis,

sic e kish zakon, njė kėzė.

Nusja: - Ashtu, bij'; dielli qė del

vajzės sė larė i qesh

mė shumė se dheut.

Ajo vashė aq e gjallė

rritet nėn hien e s'ėmės

e qetė e e dhemshur,

shtatin plot me hire,

shpive ecėn si njė yll.

E bija e gjitones

ma kundron e dėshiron

ajo zonj' ta komandojė;

cupat gjifryra

asaj dere e duan burrin,

ndo bari, ndo me parmendė.

Kur e la shtėpinė e t'et,

fqinjėria u errėsua

edhe zilisnin fatmadhin

katundin e dhėndrrit.

E nė vdektė, i shkon mėma

nga derė e tė shoqtė e qan.

Ajo flit, e unė u dhashė,

me pa dhe vėshtroi vashėn

e bėri buzėn me gaz,

njė gaz prej sė vdekure.

Motra ime e marmarosur

mė shtiu sytė nė fytyrė.

Froni ishte i liruar,

rrezet e diellit skuqnin

streht' e qeramidhevet.

Posht' te lumi, shelgjet,

tė zbėrdhulur e tė ftohtė,

era i tundte gjithė hir.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
CW/LG

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.