Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XVIII - Jeronim De Rada
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XVIII - Jeronim De Rada

Vepra Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XVIII nga Jeronim De Rada

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XVIII - Jeronim De Rada
Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XVIII - Jeronim De Rada
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 16/01/2018 00:23

Kangjelji XVIII

S'in tė trimave o tė grave

tė martuarme rogollim,

si rėkime zemėrje

ce ljufton vėdekja,

porsa in tė fritura

djaljeve tė prejturve

te djepė me ninuljen

mbė tė rar tė djellit;

si tė tundur fjeta dhrish,

si vivilj e ditjes,

nd'ato zemėra tė ljea,

kur thėllėza m'u ljėshua

ka ljumi Teodorit.

Shkoi mbi qeramidhevet,

ra te kreu djaljit

parganjotit Milloshin,

c'ish te shtrati i veljust,

e m'u vu e mė tagjisėn.

Ce fernoi tagjisuri,

hapi krahėt e m'u ulj

mbi spervjerin e mundasht,

ljereu fėrshėllimjen.

Djaljit i qėlloi gjum.

Nd'i qėlloi, lje tė fjer:

mos kuljtonj tė bardhėn ėm,

c'e cathur e pa frim

voshqeshit me shqirjet,

ture i thir zotit saj,

ce dualli e nėng u mbojth.



Kėnga XVIII

S'ishin grahma trimash

e grash tė martuara,

as rėnkime zemre

qė lufton me vdekjen,

porse ishin frymė

prej djemthish qė prehen

djepeve me ninulla

me tė rar' tė diellit;

e si fėrfėllimė gjethesh

tė hardhis', si fryma e ditės

nė ato zemra tė lehta,

kur lėshohetė thellėza

nga lumi i Teodorit.

Ajo shkoi mbi qeramidhet

edhe ra te krei i djalit

tė parganiot Milloshinit,

qė ish te shtrati i velushtė

e m'u vu e ma ushqeu.

Si mbarojti sė ushqyeri,

hapi krahėt e m'u ul

pėrmbi tendėn e mėndafshtė

e ia lėshoi kėngės.

Djalthin e zu gjumi.

Nd'e zu gjumi, le tė flerė,

mos kujtoj' tė bardhėn mėmė,

qė e zbathur e pa frymė

pyjevet po mė rreqiset,

duke i thirrė zotit saj,

qė doli e nuk u kthye.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
VT,P6

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė