Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XIII - Jeronim De Rada
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XIII - Jeronim De Rada

Vepra Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XIII nga Jeronim De Rada.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XIII - Jeronim De Rada
Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XIII - Jeronim De Rada
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 13/01/2018 23:31

Kangjelji XIII

Valle

Pra ce, zot, ke tė na ljesh,

vafsh si nj'ill ce dritjen

nėng bjer tek udh e tij.

Bir, me heljm tė riut ent

mos tė qoft pėrljipurith.

Ahjena ce tė na vish,

qoft i but dimėri,

me ullinj e qumshtith.

Biljat e bėshėme

ema shum tė mė martoshin

me tė zėgjedhur kopilj.

Tė na vish si ka jashti

fjaljet e tė dashuret,

si anamesa fjetavet

ujuljes cė kam te dera,

par garaksur Shėngjeza,

me garepsėn zemėrėn.

Er e ljez ce tunden fjetat,

gjumin e njerėzet

ljeson se dihjet.

U me vehem te peshtjeri

tim bilj tė ritjen.

Sjeljesh ti nj'ushtėr fanemir

tė na gapinj kėtė rehje

ljefteris ce buartim.

Ndėr tė veshura tė zeza

nusja se fanaroset

valljes qė dridhjet.

Zonjat me djaljin mbė dor

buthetonen e ruanjen.

Gjith gjėrit tė mbjedhura

njihjen pjono gare.

Ljulj' e ver mbėsallėvet,

malli te kėrcierit,

je trime i pasurith.

Ti te hjez' e shpis sate,

nėn tė guajet ce tė rish,

cė ndėr njerėzit na jemi?

Por'ai zot ce me gajdhi

djalerin tė bukuroi,

djepin tė veshi me ar,

sa njė katund ljuten pėr tij,

ai zot me tė do mir.



Kėnga XIII

Valle

Me qė, zo, do tė na lėsh,

vafsh si njė yll qė dritėn

nuk e bjerr udhės sė tij.

Bir, me helm tė ritė e tu

mos qoftė pėrzier.

Atė dit' qė tė na vish,

qoftė i butė dimėri,

me ullinj edhe me qumėsht.

Dhe bija tė bėshme

mėmat mė martofshin shumė

me djema tė zgjedhur.

Tė na vish si nga larg vijnė

fjalėt e tė dashurve,

si mespėrmes fletėve

tė ides qė kam te dera,

duket me tė aguar Shenjėza

e mė gėzon zemrėn.

Era e lehtė qė tund fletėt,

gjumin njerėzve u letoftė

ndaj tė gdhiri,

edhe unė i vihem punės,

qė tė rrit fėmijėt.

Sjellsh ti njė ushtri fatmirė,

tė na i hapė kėto brigje

lirisė qė borėm.

Nė tė veshura tė zeza,

nuseja kurrė mos daltė;

te vallja qė dridhet,

zonjat me djemthit nė duar

buthtohen edhe vėshtrojnė;

tėrė gjėria tė mbledhur

njihen plot hare;

lule e ver' mėsallave,

mall pėr tė kėcyer

me trimin qė e ke.

Ti te hieja e shtėpis' sate,

nėn tė huajt' kur tė rrish,

c'jemi ne ndėr njerėzit?

Por ai zot, qė gjithė gaz

tė zbukuroi djalėrinė,

djepin ta veshi me ar,

aq sa njė katund pėr ty

lutet, ai zot tė do.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
5_OYQ

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.