Muzeu Historik Kombėtar
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Muzeu Historik Kombėtar

"Muzeu Historik Kombėtar" synon tė nxisė mirėkuptimin dhe vlerėsimin e historisė sė Shqipėrisė tek publiku vendor, kombėtar dhe ndėrkombėtar dhe tė inkurajojė dialogun midis qytetarėve, mbi tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen shqiptare.

Muzeu Historik Kombėtar
Muzeu Historik Kombėtar
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 26/11/2017 19:04

"Muzeu Historik Kombėtar" synon tė nxisė mirėkuptimin dhe vlerėsimin e historisė sė Shqipėrisė tek publiku vendor, kombėtar dhe ndėrkombėtar dhe tė inkurajojė dialogun midis qytetarėve, mbi tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen shqiptare. Pėr kėtė qėllim, ai pėrfton, ruan dhe studion, provat materiale dhe jo materiale tė trashėgimisė historike dhe kulturore tė Shqipėrisė, tė cilat i komunikon dhe i paraqet nė njė mjedis, qė nxit edukimin dhe argėtimin. Ai organizon dhe mundėson gjithashtu aktivitetet, tė cilat pėrkrahin vizionin dhe misionin e tij.

"Muzeu Historik Kombėtar" u pėrurua mė 28 Tetor 1981 dhe ėshtė institucioni muzeor mė i madh nė Shqipėri. Godina e Muzeut Historik Kombėtar zė njė sipėrfaqe tė pėrgjithshme prej 27 000 metėr katror dhe ka sipėrfaqe ekspozimi prej 18 000 metėr katror dhe njė vėllim tė pėrgjithshėm prej 81 000 metėr kub. Nė mjediset e muzeut gjenden rreth 4 750 objekte, tė cilat i pėrkasin njė periudhe relativisht tė gjatė kohore duke filluar nga mijėvjeēari IV para Krishtit dhe deri nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX. Muzeu ėshtė konceptuar qė prezantimi i tij tė bėhet nėpėrmjet tetė pavioneve.

Pavijonet e Muzeut Historik Kombėtar

Pavijoni i Lashtėsisė ėshtė pavioni mė i rėndėsishėm dhe nga mė tė pasurit nė "Muzeun Historik Kombėtar" me afro 400 objekte tė ndryshme. Objektet e paraqitura nisin me paleolitin e vonė, ku kultura prehistorike dėshmohet e gjallė dhe e fuqishme nė trojet tona. Nė stendat e muzeut gjenden bjekte qė i pėrkasin epokės sė bronzit (2100 - 1200 para Krishtit) si dhe objekte tė epokės sė hekurit (1200 - 450 para Krishtit), periudha kėto qė pėrvijojnė tiparet e popullit ilir. Prej shekullit tė VII para Krishtit kemi vendosjen e kolonive helene gjatė vijės bregdetare tė detit Jon dhe Adriatik. Nga kjo periudhė i kanė rezistuar kohės disa enė prej qeramike dhe disa shpata. Pavarėsisht nga ndikimi helen qytetėrimi ilir thekson dukshėn karakterin autokton tė tij, e cila dėshmohet me origjinalitetin e armatimit ushtarak. Nė "Muzeun Historik Kombėtar" gjendet pafka prej argjendi e njė princi ilir, e cila ėshtė zbuluar nė njė varr monumental nė Selcėn e Poshtme. Nė pafkė paraqitet njė luftėtar ilir i armatosur, i cili ka hipur mbi kalė. Prapa krahėve tė tij paraqitet njė dragua. Jeta kulturore e ilirėve nuk mund tė perceptohet pa hyjnitė e tyre, sidomos nė shekujt IV-I para Krishtit. Hyu i luftės Medaur paraqitet me anėn e njė kalorėsi tė armatosur dhe hyu i detrave Redon paraqiet nė formėn e njė koke burri nė profil. Njė figurinė bronxi paraqet sfinksin me fytyrė tė bukur femre, krahė shqiponje dhe kthetra luani. Objekti ėshtė gjetur nė Antigone dhe daton nė shekullin III para Krishtit.

Interes tė veēantė paraqet "Mozaiku i Mesaplikut", i cili u zbulua nė vitin 1979 nga arkeologu Damian Komata dhe prej vitit 1981 gjendet nė "Muzeun Historik Kombėtar" nė Tiranė. Mozaiku ka pėrmasa 230x349 centimetra dhe pėrbėhet prej gurėsh tė vegjėl kubikė duke krijuar figura zoomorfe. Figura kryesore nė mozaik ėshtė ajo e njė burri. Ai paraqitet nė profil duke buzėqeshur dhe nė kokė mban njė kėsulė me antenė, nė tė cilėn ėshtė lidhur njė kordele dyshe. Pėrpara fytyrės sė personit ėshtė shkruar njė frazė e vendosur nė formė kolone qė lexohet APARKEAS, i cili mendohet tė ketė qenė emri i ktitorit tė mozaikut. Njė kryevepėr mozaiku ėshtė "Bukuroshja e Durrėsit", e cila daton qė nga shekullin IV para Krishtit. Mozaiku paraqet portretin e njė gruaje dhe ėshtė i punuar me gurė zalli tė formave tė ndryshme. Nė qendėr tė mozaikut paraqitet koka e bukuroshes, e cila rrethohet nga bisqe tė mėdhenj me dredhėza, rrotėza, lule zambaku e lule kambane, qė mbushin njėkohėsisht tė gjithė sipėrfaqen e mozaikut.

Pavijonit tė Mesjetės i janė kushtuar dy salla ku vizitorėt kanė mundėsi tė njihen me zhvillimitn ekonomik, social, politik dhe kulturor tė shqiptarėve nė periudhėn nga shekulli VI e deri nė atė XV. Nėpėr stendat e muzeut gjenden mjaft dokumenta, tė cilat dėshmojnė pėr qėndresėn e popullit shqiptar ndaj pushtimeve tė huaja bizantine, anzhuine, serbe, osmane. Nė vitrina tė ndryshme janė paraqitur objekte origjinale tė prodhimeve artizanale, monedha tė principatave shqiptare, stema tė princave arbėrorė etj. Njė vend tė veēantė zė ekspozimi i njė numri tė madh veprash arti e arkitekturore si kalatė e Beratit, Shkodrės, Prizrenit dhe Durrėsit. Nė muze gjendet porta monumentale e Manastirit tė Gjon Vladimirit nė Elbasan me stemėn e princit Karl Topia. Kjo portė daton nė shekullin XIV. Po nė kėtė shekull kemi edhe Epitafin e Gllavenicės, i cili daton nė vitin 1373 dhe ėshtė zbuluar nė qilarin e njė shtėpie tė rrėnuar nė afėrsi tė Ballshit. Epitafi i Gllavenicės ėshtė i qėndisur me fije ari nė mėndafsh tė butė nga dora e murgut Savia me porosi tė Gjergj Arianitit.

Pavijoni i Rilindjes Kombėtare jep njė pasqyrė tė plotė tė zhvillimit ekonomik, politik e kulturor tė Shqipėrisė nga fillimi i shekullit XIX deri nė prag tė Shpalljes sė Pavarėsisė. Epoka e luftėrave tė Skėnderbeut paraqitet e lavdishme, sepse me emrin e tij, pėr 25 vjet me radhė, u frymėzua lėvizja antiosmane e botės sė krishterė. Nėpėrmjet objekteve tė ekspozuara nė stenda dhe vitrina, vizitori ka mundėsi tė njohė nga afėr prodhimet e mjeshtrave artizanė shqiptarė nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė si nė Shkodėr, Prizren, Elbasan, Berat, Korēė etj. Njė hartė paraqet grafikisht lidhjet tregtare midis qyteteve tė vendit me ato tė Ballkanit dhe mė gjerė.

Pavijoni i Pavarėsisė ēelet me veprimtarinė e Qeverisė Kombėtare tė Vlorės dhe organizimi i shtetit tė pavarur shqiptar. Mė tej, vizitori nėpėrmjet dokumentave dhe hartave ka mundėsi tė njihet me vendimet e padrejta tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr, nė vitin 1913 lidhur me kufijtė e Shqipėrisė, me pazaret e Fuqive tė Mėdha nė dėm tė tokave shqiptare, me qėndrimet e prera tė pėrfaqėsuesve tė Qeverisė Kombėtare tė Vlorės, si dhe me protestat popullore nė mbarė vendin pėr tė kundėrshtuar kėto vendime. Nė kėtė pavion njė vend tė rėndėsishėm zė Lufta e Vlorės e vitit 1920 si dhe veprimtaria e qeverisė sė kryesuar nga Fan Noli nė vitin 1924.

Pavijoni i Ikonografisė ka tė ekspozuar njė koleksion prej 65 ikonash tė shekujve XIV-XIX, ku vizitori njihet me mjeshtrat e mėdhenj tė ikonografisė shqiptare duke filluar me Onufrin, tė birin Nikollėn, Onufėr Qipriotin, Kostandin Shpatarakun, David Selenicasin, Kostandin e Athanas Zografin, Mihal Anagnostin, vėllezėrit Ēetiri, Kostandin Jeremonakun e shumė autorė anonimė. Ikonografia lindi, triumfoi dhe u zhvillua bashkė me krishtėrimin. Ikonat pikturohen mbi dėrrasė dhe mė pas vendosen nė ikonostas sipas njė renditje tė caktuar. Arti bizantin i pikturimit tė ikonave i nėnshtrohej rreptėsisht kanoneve tė kishės. Ikonografit nuk i lejohej tė ndryshonte pėrmbajtjen dhe rregullat qė pėrcaktonin kanonet e shenjta dhe tradita e kishės. Fytyrat e shenjtorėve qė paraqiten nėpėr ikona shprehin asketizėm dhe pėrulėsi, sepse ata kanė qenė njerėz qė kreshmonin, luteshin dhe bėnin jetė tė pėrkushtuar ndaj Perėndisė.

Pavioni i Etnokulturės paraqet kostume tradicionale shqiptare tė krahinave tė ndryshme tė Shqipėrisė. Ato i pėrkasin shekujve XIX-XX. Origjina e tyre ėshtė nga tė gjithė trevat: kostume tradicionale tė Tiranės, tė Zadrimės, tė Korēės, tė Gjirokastrės, Kukėsit, Labėrisė, etj. Ky koleksion pasurohet me 32 kostumet arbėreshe tė shqiptarėve tė Italisė. Pavioni i Etnokulturės shqiptare, u krijua nė vitin 2005 dhe pėrmban rreth 250 objekte.

Pavijoni i Luftės Antifashiste nė tė cilin paraqiten ngjarjet qė nga Lufta e Vlorės (1920), duke vazhduar mė pas me ngjarjet nė vitet '20 -'30 pas ardhjes nė pushtet nė Itali tė diktaturės fashiste tė Benitto Musolinit. Rėndėsi i kushtohet Luftės sė Spanjės dhe vullnetarėve shqiptarė qė morėn pjesė. Pėr herė tė parė, nė kėtė pavion zė vend edhe antifashizmi nė Ēamėri, organizimi i popullsisė sė kėsaj krahine nė rezistencėn antifashiste. Nė pavion ka shumė relikte tė dėshmorėve apo heronjve tė popullit, rėnė nė luftė kundėr nazifashizmit italo-gjerman. Pavioni i Antifashizmit ka rreth 220 objekte dhe ėshtė ngritur nė vitin 2004.

Pavijoni i Genocidit Komunist ėshtė ēelur nė vitin 1996 dhe pėrfshin ngjarje nga viti 1944-1991. Ky pavijon pėrmban 136 objekte. Nė vitrinat e para tė tij jepen fakte, foto e dokumenta qė paraqesin krijimin e forcave politike si "Balli Kombėtar" dhe "Legaliteti". Nė vazhdim vizitori njihet me denoncimin e Marrėveshjes sė Mukjes nga kėto forca nacionaliste. Vend tė gjerė mė pas zė pasqyrimi me shumė dokumenta e foto i operacioneve tė spastrimit tė forcave antikomuniste, gjyqi special ndaj kundėrshtarėve politikė tė kohės sė luftės, si dhe likuidimi i opozitės antikomuniste. Nė vitrina vizitori njihet gjithashtu me relikte tė shumta tė personave tė dėnuar apo tė pushkatuar nga regjimi i kohės.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
&$!.

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.