Lufta Maqedono-Romake dhe ngjarjet nė Iliri.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Lufta Maqedono-Romake dhe ngjarjet nė Iliri.

Agresioni i Filipit V kundėr Ilirisė.

Lufta Maqedono-Romake dhe ngjarjet nė Iliri.
Lufta Maqedono-Romake dhe ngjarjet nė Iliri.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 16/08/2017 17:29

Koha tė cilėn Skerdilaidi e kishte zgjedhur pėr ti rikthyer shtetit ilir Dasaretinė nuk ishte aspak e pėrshtatshme. Filipi sapo ishte ēliruar nga lufta nė Greqi dhe nuk kishte asnjė vėshtirėsi pėr tu drejtuar kundėr tij. Aq mė tepėr qė kjo ndėrmarrje pėrputhej edhe me planin e tij tė madh pėr tė dalė nė brigjet e Adriatikut prej nga ėndėrronte tė hidhej nė Itali. Me njė fushatė tė shpejtė ai pushtoi qytetet rreth liqenit Lyhnid dhe ato tė Dasaretisė, deri nė Antipatrea.

I vendosur nė ndėrmarrjen e tij, Filipi e zgjeroi vitin tjetėr ndėrhyrjen nė Iliri, duke iu drejtuar asaj kėtė radhė nga deti. Pasi ndėrtoi nė skelat e Maqedonisė 100 anije, nė verė tė vitit 216 doli nė ishujt e Jonit. Kur u sigurua se flota romake ishte larg, lundroi pėr nė brigjet e Ilirisė. Nė planin e tij ishte pushtimi i Apolonisė, tė cilėn e mendonte si bazėn mė tė pėrshtatshme pėr aksionin e tij tė ardhshėm. Por, kur iu afrua grykės sė Aosit, mori papritur, lajmin se anijet romake ishin drejtuar pėr nė Apoloni. Pa sqaruar ende fuqinė e kundėrshtarit, flota maqedone u tėrhoq nė panik. Skerdilaidi qė e kishte ndjerė rrezikun e njė sulmi nga deti ua kishte bėrė tė ditur kėtė gjė romakėve dhe kishte kėrkuar ndihmėn e tyre. Nė pėrgjigje tė kėsaj kėrkese romakėt shkėputėn nga flota e tyre e Sicilisė 10 anije pesėrremėshe dhe i dėrguan nė Apoloni. Ishte kjo skuadėr e vogėl qė shkaktoi panik te maqedonėt dhe dėshtimin e tyre.

Pasojat e kėsaj ngjarjeje qenė edhe mė serioze. I kėrcėnuar nga Maqedonia, sundimtari ilir qe detyruar tė kthehej me fytyrė nga Roma, pasi kishte luftuar kaq vjet pėr tė shpėtuar prej saj. Me agresionin kundėr Ilirisė, Filipi kishte bėrė njė hap fatal pėr vetė fatin e Maqedonisė dhe tė Ballkanit nė tėrėsi: kishte bėrė qė interesat e sundimtarit ilir tė pėrputheshin detyrimisht me ato tė Republikės. Qė nga kjo kohė Skerdilaidi do tė vepronte si aleat i Romės, duke i dhėnė politikės sė shtetit tė tij njė kurs tė ri qė do tė ndiqej pėr rreth katėr dekada me radhė.

Drejtimi qė kishin marrė punėt qysh prej vitit 217 u pėrcaktua edhe mė qartė pas fitores sė Hanibalit nė Kanė. Nė vitin 215 Filipi dhe Hanibali pėrfunduan njė traktat aleance sipas tė cilit zotoheshin tė ndihmonin njėri-tjetrin nė luftėn kundėr Romės. Nė traktat nuk pėrfilleshin aspak interesat e shtetit ilir. Klauzola sipas sė cilės romakėt nuk duhet tė mbeteshin zotėr tė Korkyrės, as tė Apolonisė e Epidamnit, as tė Farit, as tė parthinėve dhe Dimales, as tė Amantisė, i njihte praktikisht Maqedonisė tė drejtėn e sundimit nė Iliri. Po tė pranojmė se pėrfundimi i njė aleance midis Kartagjenės dhe Maqedonisė ishte objekt bisedimesh qysh prej kohės sė Dozonit dhe se qe vonuar pėr shkak tė pavendosmėrisė sė Filipit, atėherė nė dritėn e klauzolės sė sipėrme ka arsye tė mendohet se lakmitė e Maqedonisė kanė qenė prej kohėsh njė shqetėsim pėr Ilirinė dhe mbase kanė pasur edhe ato ndikimin e tyre nė marrėdhėniet midis Skerdilaidit e Filipit.

Duke pėrcaktuar sferat e interesave marrėveshja pėrcaktonte edhe zonat e veprimeve ushtarake. Nė frymėn e marrėveshjes tė dyja palėt ndėrmorėn nė vitin 214 veprime tė pėrbashkėta nė Itali dhe Iliri. Ndėrsa Hanibali sulmoi Tarentin, Filipi u drejtua sėrishmi kundėr qyteteve bregdetare tė Ilirisė. Me njė flotė prej 120 lembesh u fut nė Aos dhe provoi tė merrte Apoloninė, por shpejt u bind se kjo nuk ishte njė punė e lehtė. Atėherė papritmas u drejtua kundėr Orikut, tė cilin e pushtoi me sulmin e parė, sepse nuk ishte aq i mbrojtur. Ndėrkaq mbante tė ngujuar Apoloninė dhe shpresonte ta merrte me qetėsi, duke menduar se romakėt nuk do tė ishin nė gjendje ta shqetėsonin nė operacionet e tij. Por ndodhi e kundėrta. Reagimi i romakėve qe i menjėhershėm: njė flotė prej 50 anijesh pesėrremėshe u nis nga Brindisi dhe pushtoi Orikun qė Filipi e kishte lėnė nė duart e njė garnizoni tė vogėl. Pastaj pa u vonuar forcat romake u gjendėn nė Apoloni, ku hynė natėn pa u diktuar. Kėndej sė bashku me forcat e qytetit, sulmuan nė befasi kampin e Filipit, tė cilin e gjetėn krejt tė pambrojtur. Afėr 3 000 maqedonė mbetėn nė fushėn e betejės ose u zunė robėr. Mbreti provoi tė ikte nga deti, por si e gjeti grykėn e lumit tė mbyllur nga flota romake, dogji anijet e veta dhe u tėrhoq nga toka pėr nė Maqedoni me mbeturinat e ushtrisė.

Dėshtimi para mureve tė Apolonisė i tregoi Filipit se plani pėr daljen nė brigjet e Adriatikut dhe kalimi nė Itali nuk ishte njė punė e lehtė. Nė tė dy vitet qė pasuan ai e ndryshoi drejtimin e sulmit tė tij: nėnshtroi atintanėt, parthinėt bashkė me qytetin e tyre Dimalin dhe u fut nė tokat e ardianėve, duke u shtyrė nė veri deri nė Lis. Mendimi se atij iu nėnshtrua edhe Skodra, madje se u shtri deri pėrtej lumit Narona, nuk qėndrojnė dhe kanė gjetur pak pėrkrahje. Veprimet e dy viteve tė fundit dėshmojnė pėr njė strategji tė re politike-ushtarake tė Filipit, qė synonte tė zgjeronte pushtimet nė Iliri. Marrja e Lisit, megjithėse i siguroi njė dalje nė det, nuk mund tė lidhet me planin e vjetėr tė kalimit nė Itali. Qyteti ishte shumė larg brigjeve tė pėrtejme tė Adriatikut dhe sa kohė qė Dyrrahu dhe Apolonia ishin nė duart e romakėve, ēdo kalim pėrmes detit ishte i paracaktuar tė dėshtonte. Duket mė e besueshme qė Filipi tė jetė interesuar nė kėto ēaste nė radhė tė parė pėr vendosjen e njė sundimi tė shėndoshė nė Iliri me perspektivėn e dėbimit tė plotė tė romakėve prej kėndej, kurse plani i kalimit nė Itali tė ketė ardhur duke u zbehur. Pushtimet e tij ishin padyshim njė rezultat me rėndėsi: ato ngushtuan shumė zotėrimet romake nė Iliri dhe duke hyrė si pykė midis tyre dhe shtetit ilir, e ndanė kėtė tė fundit prej romakėve.

Koalicioni antimaqedon

Nė qoftė se mė 213 dhe 212 Filipi i kishte duart e lira nė Iliri, mė vonė punėt ndryshuan. Me marrjen e Syrakuzės dhe tė Kapuas (212-211), romakėt filluan tė shijojnė frytet e para tė epėrsisė sė armėve tė tyre mbi Hanibalin. Pas kėsaj ata riaktivizuan politikėn e tyre nė lindje: mė 211 pėrfunduan njė aleancė me etolėt, nė tė cilėn tėrhoqėn mė vonė edhe disa shtete tė tjera greke, Atalin e Pergamit si dhe shtetin ilir, tė pėrfaqėsuar nga Skerdilaidi dhe i biri i tij Pleurati. Duke shfrytėzuar me kujdes armiqėsitė e popujve tė ndryshėm ndaj politikės pushtuese tė Filipit, romakėt arritėn kėshtu tė krijojnė nė Ballkan njė koalicion tė fuqishėm antimaqedon, qė ua lehtėsoi shumė peshėn e luftės pėrtej Adriatikut.

Filipi u njoftua pėr aleancėn nė Pela ku ishte duke dimėruar. Duke ditur se gjendja e krijuar nė Greqi do ta tėrhiqte plotėsisht andej, ai vendosi tė siguronte mė parė shpinėn e mbretėrisė nga rreziku ilir; ndėrmori papritur njė ekspeditė kundėr tokave tė Orikut dhe Apolonisė dhe shkretoi viset fqinje tė Ilirisė me Maqedoninė, me qėllim qė tė linte pas frikė dhe terror. Nė pranverė iu kthye Greqisė, por aleatėt ia kishin marrė iniciativėn dhe duke e goditur nė shumė anė e detyruan tė vihet nė pozita mbrojtėse. Nė 209 Filipi i mbante ende tokat e pushtuara nė Iliri, sepse nė bisedimet pėr paqe, qė u zhvilluan midis tij dhe etolėve nė Falaia dhe pastaj nė Aigon, mbretit iu kėrkua tu kthejė romakėve Atintaninė dhe Skerdilaidit ardiejtė, pra pushtimet e tij mė veriore. Bisedimet dėshtuan dhe problemi nė kėtė rrugė nuk gjeti zgjidhje. Por, po kėtė vit, Skerdilaidin e gjejmė nė Etoli duke luftuar kundėr maqedonėve dhe njė vit mė vonė, mė 208, midis panikut qė kishte kapur aleatėt e Maqedonisė nė Greqi, Filipit i erdhi lajmi shqetėsues nga mbretėria: Skerdilaidi dhe Pleurati ishin vėnė nė marshim. Hollėsitė rreth kėtij sulmi ilir dhe rezultatet e tij nuk dihen, por fakti qė ky marshim kishte ngjallur shqetėsime nė Maqedoni tregon se sundimtarėt ilirė kishin zbritur thellė nė jug dhe si pasojė i kishin dėbuar forcat maqedone tė paktėn nga pushtimet e tyre veriore, Lisi dhe tokat e ardiejve.

Ndryshe nga kėto pėrfundime, vitet 207 dhe 206 shėnojnė njė rėnie tė luftės kundėr mbretit maqedon. Romakėt qė deri atėherė kishin luftuar kundėr Filipit me forca tė pakta, u tėrhoqėn nga fusha e betejės, duke menduar se ia kishin arritur qėllimit tė tyre pėr tė larguar Filipin nga ndėrhyrja nė perėndim. Shembullin e tyre e ndoqi dhe Atali, i thirrur nė atdhe pėr nevoja tė mbretėrisė. Pesha e luftės mbeti kėshtu mbi aleatėt ballkanikė. Duke shfrytėzuar kėtė gjendje, Filipi pėrqendroi goditjen mbi etolėt dhe mė 206 i detyroi ata tė bėjnė paqe tė veēantė.

Nė kėto rrethana romakėt u detyruan tė dėrgojnė me tė shpejtė forca nė Iliri. Nė pranverė tė vitit 205 zbritėn nė Dyrrah me 10 000 kėmbėsorė dhe 1 000 kalorės me 35 anije. Sapo mėsuan ardhjen e romakėve, parthinėt dhe popuj tė tjerė fqinjė u ngritėn kundėr maqedonėve. Duke pushtuar pa vėshtirėsi tokat e tyre, romakėt arritėn nė Dimale, tė cilin e rrethuan. Ndėrkohė ata dėrguan njė pjesė tė forcave tė tyre me 15 anije nė Etoli me shpresė se mund tė prishnin paqen.

Kėtu nė Apoloni tė dyja palėt, nėn ndikimin e disa rrethanave, shprehėn dėshirėn pėr tė mos e vazhduar mė tej luftėn. Gjendja nė Itali kishte ndryshuar; Hanibali kishte pėsuar humbje tė rėnda nė Itali dhe aleanca me tė kishte humbur ēdo kuptim pėr Filipin. Edhe romakėt e ndienin veten tė lodhur nga lufta e gjatė me Kartagjenėn. Tė dyja palėt ishin tė prirura pėr njė paqe ose tė paktėn pėr njė armėpushim tė gjatė. Epirotėt u vunė nė rolin e ndėrmjetėsit dhe Foinike, kryeqyteti i tyre, u bė qendėr e bisedimeve. Paqja u vendos dhe sipas kushteve tė marrėveshjes, romakėve u njihej e drejta mbi parthinėt e Dimalen dhe dy qytete tė vogla pranė tij, kurse Filipi mbante Atintaninė dhe, kuptohet, Dasaretinė. Midis aleatėve tė Romės ėshtė pėrfshirė edhe sundimtari i shtetit ilir, Pleurati, i cili tani pėrmendet pa tė atin, Skerdilaidin. Nė marrėveshje nuk thuhet shprehimisht cilat qenė tė drejtat qė i njiheshin atij. Paqja, pa dyshim, i jepte fund gjendjes sė luftės midis mbretit ilir dhe Maqedonisė ndėrsa ēėshtje territoriale, tė pazgjidhura midis tyre, me sa duket, nuk kishte. Fakti qė nė bisedimet e Foinikes nuk bėhet fjalė mė pėr Lisin dhe ardianėt tregon se ēėshtja kishte gjetur zgjidhje qė mė parė, mbase qė nė vitet 209 ose 208.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
Ij[6

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė