Mesopotamia.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Mesopotamia.

Mesopotamia ėshtė emri me tė cilin njihet zona e Lindjes sė Afėrme, qė shtrihej mes tokave pjellore pėrreth lumenjve Tigris dhe Eufrat, pikėrisht nė kufinjtė e Irakut tė sotėm, dhe Sirisė lindore.

Vepra nga Mesopotamia e lashtė.
Vepra nga Mesopotamia e lashtė.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 06/08/2017 15:47

Qytetėrimet e para tė lashta nė Mesopotami u zhvilluan rreth 6.000 vjet mė parė. Shkrimet mesopotame janė ndėr mė tė lashtat tė njohura deri mė sot nė botė, duke e bėrė Mesopotaminė "djepin e qytetėrimit". Sipas njė teze sumerėt ishin tė parėt, qė krijuan njė nga sistemet e para tė shkrimit nė historinė e njerėzimit. Qytetėrimet mė tė rėndėsishme tė Mesopotamisė ishin sumerėt (3500 p.e.r - 2000 p.e.r.), babilonėt (1800 p.e.r - 539 p.e.r.), dhe asirėt (1350 p.e.r. - 612 p.e.r.).

Nė Mesopotami lindėn edhe perandoritė e para, dhe ndėrtimet e para monumentale.

Arti i Mesopotamisė

Arti i Mesopotamisė prej nesh njihet mė pak se arti egjiptian. Nė kėto zona nuk kishte gurė apo nxjerrje guri nga skllevėrit. Shumica e godinave ndėrtoheshin me tullė tė pjekur e cila me kalimin e kohės dhe nga kushtet atmosferike, shkėrmoqej dhe kthehej nė pluhur.

Banorėt nė Mesopotami nuk kishin tė njėjtėn bindje fetare me ata nė Egjipt. Nė periudhėn shumė tė hershme kur njė popull i quajtur Sumeriane sundonin nė qytetin e Urit, mbretėrit ende varroseshin me tė gjithė njerėzit e shtėpisė, me skllevėrit e tė tjerėt. Pra nuk ndodhte si nė Egjipt ku ata duhet tė varroseshin nė varre tė vecanta madhėshtore.

Banorėt e Mesopotamisė nuk besonin nė ruajtjen e trupit dhe tė shėmbėlltyrės sė tij. Ndonėse artistėt nė Mesopotami nuk thirreshin pėr tė zbukuruar muret e varreve, atyre iu duhej qė nė njė mėnyrė nė tjetėr tė kujdeseshin pėr shėmbėlltyrėn e njeriut pėr tė qenė i pushtetshėm nė botėn tjetėr.

Pas disa kohėsh, mbretėrit e Mesopotamisė e bėnė pėr zakon qė tė porosisnin monumente kushtuar fitoreve nė luftė ku paraqiteshin si fiset e mundura, ashtu edhe trofetė e grumbulluara. Mė pas monumente tė tilla u kthyen nė kronika tė plota, me figura pėr fushatat e mbretit.

Kronikat e ruajtura mirė datojnė nga njė periudhė disi mė e vonė, nga periudha e sundimit tė mbretit Asurnasipal II tė Asirisė i cili ka jetuar nė shekullin e nėntė para Krishtit, pak mė vonė se mbreti biblik Solomon. Nė to shihen tė gjithė episodet e njė fushate tė organizuar mirė.

Mėnyra e paraqitjes sė skenave ėshtė fort e ngjashme me ato tė egjiptianėve edhe pse me mė pak rregullsi e ngurtėsi. Gjithēka ngjan mėse e vėrtetė dhe bindėse. Nė shumė mozaikė pasyrohen luftėrat e tmerrshme me shumė tė vrarė e tė plagosur ku asnjėri prej tyre nuk ėshtė asirian.

Gjuha dhe shkrimi tek Mesopotamet

Mė saktė tė themi shkrimi tek Sumerianėt. Duke filluar nga viti 4.000 pr.l.k. e mė pas sumerėt, pėrdornin piktograme pėr tė ruajtur dėshmitė e tyre. Dalėngadalė ato u zėvendėsuan nga simbole qė pėrdoreshin pėr tė paraqitur tingujt dhe rrokjet e njė fjale, nė vend tė idesė qė pėrcillte.

Piktogramet e hershme gdhendeshin nė gur. Mė vonė, pas 3.500, shkruesit merrnin shėnim duke bėrė goditje vertikale dhe horizontale dhe tė pjerrėta mbi njė tabelė balte tė njomė, duke pėrdorur majėn e prerė nė formė kunji tė njė kallami. Mė pas, tabelat liheshin tė thaheshin nė diell. Shkrimi quhej kuneiform qė do tė thotė "nė formė kunji". Aty nga viti 2.700 pr.l.k. nė Sumeri kishte biblioteka me tabela balte.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
2SE5/

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė