Zhvillimi ekonomik dhe politik i Epirit nė kohėn e Republikės (234/233 - 168 p.e.sonė).
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Zhvillimi ekonomik dhe politik i Epirit nė kohėn e Republikės (234/233 - 168 p.e.sonė).

Qė nė fillim tė veprimtarisė sė saj Lidhja Epirote u ndodh pėrpara vėshtirėsive tė mėdha tė shkaktuara nga situata tė brendshme dhe tė jashtme jo tė favorshme pėr tė. Territorialisht ajo qe rrėgjuar afėrsisht nė kufijtė e shtetit epirot pėrpara sundimit tė Pirros.

Monedhė e shtetit tė Epirit.
Monedhė e shtetit tė Epirit.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 18/07/2017 22:12

Kėshtu nuk bėnin mė pjesė nė tė: Ambrakia, Kasopia dhe Athamania. Megjithatė, ajo mori njė sėrė masash pėr riorganizimin administrativ dhe ushtarak tė vendit. Lidhja vuri dorė nė sistemin e mėparshėm monetar tė vendit.

Tė gjitha kėto pasqyrojnė qartė ndryshimet qė u bėnė nė organizimin e brendshėm politik dhe nė zhvillimin ekonomik tė vendit. Nė periudhėn e Republikės sė Epirit u vu nė qarkullim njė masė e madhe monedhash, mė e madhe se asnjėherė tjetėr nė Epir, prej bronzi dhe prej argjendi.

Disa tipa tė kėtyre monedhave u pėrmbahen simboleve tė vjetra tė pėrdorura qė mė parė nga Lidhja Molose apo Aleanca Epirote, megjithėqė ishin nė pėrshtatje edhe me njė varg simbolesh tė Aleksandrit dhe tė Pirros tė prera jashtė Epirit. Por, nė monedhat e federatės republikane tė Epirit shėnohen pėr tė parėn herė edhe emrat e nėpunėsve tė lartė, qė ka mundėsi tė lidhen dhe me strategėt eponym tė Lidhjes.

Nuk dihet gjithashtu me saktėsi se ku mund tė jenė prerė kėto monedha; supozohet tė jenė prerė nė Dodonė ndoshta dhe nė Foinike, por nuk pėrjashtohet mundėsia qė njė nga vendprerjet e tyre tė ketė qenė dhe Antigonea, ku janė zbuluar tani sė fundi monedha tė pavulosura si dhe shufra bronzi pėr nxjerrjen e tyre. Pėrsa i pėrket zonės sė qarkullimit tė monedhave tė Lidhjes Epirote, ato pėrhapjen mė tė madhe e kanė pasur brenda trevave tė Epirit dhe sidomos nė zonat veriore tė tij.

Pak prej tyre janė gjetur nė Greqi e nė Maqedoni, por kanė qarkulluar nė sasira tė konsiderueshme nė qytetet dhe krahinat e Ilirisė sė Jugut, sidomos nė ato kufitare me Epirin. Kjo tregon se midis kėtyre trevave fqinje nė ēerekun e fundit tė shek. III dhe nė fillim tė shek. II p.e.sonė ekzistonin marrėdhėnie tė rregullta dhe intensive tregtare, qė shprehen edhe nė afėrsitė stilistike dhe tipologjike tė disa monedhave republikane epirote me ato tė Amantisė, tė Orikut, tė Apolonisė etj.

Qytetet epirote, nga pikėpamja e sistemit tė fortifikimit, urbanistikės, strukturės sė ekonomisė dhe tipareve tė kulturės ngjanin shumė me qytetet bashkėkohėse ilire; puna e skllevėrve zinte njė vend tė rėndėsishėm. Historiani grek Polibi duke pėrshkruar me hollėsi pushtimin e Foinikes nga ilirėt nė vitin 228 p.e.sonė, thotė se sipas marrėveshjes sė paqes, epirotėt e lirė qenė liruar me anė shpėrblimesh, ndėrsa skllevėrit e qytetit, ilirėt i morėn me vete sė bashku me pasuritė e tjera, prej tė cilave Teuta mbeti shumė e kėnaqur.

Tė dhėna tė shumta pėr format klasike tė skllavopronarisė nė qytetet epirote tė kohės helenistike, ofrojnė dhe materialet epigrafike tė zbuluara kryesisht nė Dodonė e nė Butrot. Vetėm nė hyrjen perėndimore tė teatrit tė Butrotit janė afishuar tė skalitura nė blloqet e gurėve, 29 akte lirimi. Sipas kėtyre dekreteve shpallen tė lirė rreth 400 skllevėr, pjesa mė e madhe e tė cilėve vinte nga sferat e prodhimit, midis tė cilėve gjysma ishin gra.

Nė kohėn e Republikės njė rol tė madh nė jetėn ekonomike dhe politike tė vendit filluan tė lozin qytetet e trevave veriore tė Epirit. Foinike, sipas Polibit, dallohet nė kėtė kohė si qyteti mė i fuqishėm dhe mė i pasur i Epirit, ndėrsa tė dhėnat arkeologjike tė fituara nė kėto vitet e fundit nė Antigone e paraqesin kėtė qytet tė madh, me njė sistem tė fuqishėm fortifikimi dhe me njė planimetri shumė tė rregullt urbanistike (sistemi hipodamik).

Nė kėtė qytet funksiononin punishte tė veēanta tė specializuara nė degė tė ndryshme tė zejtarisė dhe zhvillohej njė veprimtari e gjerė tregtare, rrezja e shtrirjes tė sė cilės arrinte deri nė brigjet e Mesdheut Lindor dhe Perėndimor.

Nė politikėn e jashtme, Lidhja Epirote qė nė fillim u tregua e paqėndrueshme dhe nuk kishte fuqi tė mjaftueshme pėr tė pėrballuar presionin diplomatik dhe ushtarak tė shteteve fqinje dhe konkretisht tė lidhjes etole nė jug, tė Maqedonisė nė lindje, shtetit ilir nė veri dhe atij romak nė perėndim. E ndodhur nė njė pozitė tepėr kyēe midis kėtyre shteteve rivale, me njė potencial tė madh ekonomik dhe ushtarak, ajo u tėrhoq mė tepėr pas politikės sė aleancave dhe tė qėndrimit asnjanės, qė e ēuan mė vonė Epirin nė humbjen e pavarėsisė sė tij tė plotė ekonomike dhe politike.

Nė fillim Lidhja Epirote pati marrėdhėnie tė mira me etolėt. Nė vitin 230 p.e.sonė, kur asaj iu imponua njė luftė e rrezikshme nga ilirėt, tė cilėt pėr njė kohė e pushtuan dhe kryeqytetin Foinike, qenė pikėrisht etolėt ata qė bashkė me akejtė e ndihmuan aleaten e tyre qė tė pėrballonte kėtė provė tė vėshtirė.

Por kjo ngjarje e tronditi aq shumė Epirin sa bėri qė Lidhja tė ndryshonte menjėherė politikėn e saj kundrejt etolėve, duke hyrė nė aleancė me kundėrshtarėt e tyre, me shtetin ilir, tė kryesuar nga Teuta dhe pak mė vonė me atė maqedon, nė krye tė tė cilit qėndronte Antigon Dosoni.

Madje nė vitet 219-217 p.e.sonė, epirotėt e ndihmuan aktivisht pasardhėsin e Dosonit, Filipin V kundėr etolėve. Por kėtė veprim ata e paguan shtrenjtė, pasi etolėt duke kundėrvepruar, hynė nė Epir dhe shkretuan pjesė tė tėra tė tij duke mos kursyer as vetė Dodonėn qė ishte qendėr e rėndėsishme kulti.

Edhe pas kėtyre ngjarjeve Epiri e pėrkrahu Maqedoninė, madje edhe atėhere kur Roma hyri nė luftė e vendosur pėr tė zhdukur kėta rivalė tė fuqishėm tė saj nė Ballkan. Nė vitin 205 p.e.sonė, Lidhja bėhet ndėrmjetėse midis palėve ndėrluftuese pėr vendosjen e njė paqeje, qė u nėnshkrua nė Foinike, pėr tė cilėn mė tepėr ishte e interesuar Maqedonia.

Nė luftėn e dytė maqedono-romake, Epiri u pėrpoq tė ruante asnjanėsinė midis Maqedonisė dhe Romės dhe tė ndėrmjetėsonte rishtas nė vitin 198 p.e.sonė pėr njė paqe midis tyre, por kėsaj radhe pa dobi, meqenėse kėrkesat romake qenė tė rėnda pėr Filipin. Nė kėtė kohė tek njė pjesė e epirotėve filluan tė shfaqeshin tendencat e para pėr tė pėrkrahur hapur Romėn.

Ndihma qė u dha romakėve Karopsi, njė prijės i kaonėve, pėr tė thyer qėndresėn e ushtrisė maqedone, e cila kishte zėnė grykėn e Vjosės midis maleve tė Trebeshinit dhe Dhembelit, qe mjaft domethėnėse nė kėtė drejtim dhe i kushtoi humbje tė mėdha Filipit. Kėto tendenca proromake u shfaqėn mė qartė, nė prag tė luftės sė tretė maqedone.

Tė deleguar nga Roma erdhėn nė Epir dhe kėrkuan nga Kuvendi i epirotėve, qė ishte mbledhur nė qytetin bregdetar Gitana (akoma i paidentifikuar), tė pėrkrahte Romėn nė luftėn e saj pėrfundimtare me Maqedoninė. Ky presion diplomatik i vuri nė lėvizje pėrkrahėsit e Romės nė Epir. Mirėpo kėta duke dashur ti imponojnė kėshillit tė Lidhjes politikėn e aleancės me Romėn, ngjallėn kundėrshtimin e njė pjese tė anėtarėve tė saj dhe nė mėnyrė tė veēantė tė molosėve, tė cilėt kėrkonin tė ruhej si dhe mė parė politika e ekuilibrit midis palėve ndėrluftuese, nė sajė tė sė cilės Epiri kishte shpėtuar deri tani pa u dėmtuar.

Mė vonė kėto kundėrshtime dhe intriga tė brendshme, ēuan nė dobėsimin e unitetit tė veprimit tė Lidhjes. Nė vitin 170 p.e.sonė molosėt qenė hedhur mė nė fund definitivisht nga ana e Perseut, ndėrsa kaonėt e thesprotėt u radhitėn nė luftė pėrkrah romakėve.

Nė kėto veprime arbitrare dhe tė kundėrta, Lidhja Epirote nė fakt e humbi pavarėsinė dhe funksionin drejtues tė saj. Fatin e Epirit duhet ta vendoste tani lufta dhe rrjedhimet qenė katastrofike sidomos pėr krahinat qė gjatė saj mbajtėn qėndrim antiromak.

Nė vitin 169 p.e.sonė krahina tė tėra tė Epirit u shkretuan, rreth 70 qytete tė tij u plaēkitėn dhe u dogjėn nga pushtuesit romakė, ndėrsa 150 000 veta u kthyen nė skllevėr. Njė numėr i madh epirotėsh tė shquar u dėrguan nė Itali.

Pas vitit 168 p.e.sonė, vetėm disa krahina qė pėrkrahėn Romėn nė luftėn e saj kundėr Perseut ruajtėn njė farė autonomie formale; ato u riorganizuan nė njė Lidhje tė re epirote, gjeografikisht tė kufizuar, tė quajtur sipas tė dhėnave epigrafike Lidhja e epirotėve pėrreth Foinikes, por qė mė vonė do tė pėrmendet vetėm si Lidhja Epirote.

Qendra e jetės ekonomike dhe politike e kėsaj Lidhjeje, qe pėrqendruar kryesisht nė Foinike, por pėrveē Foinikes kishte edhe qendra tė tjera tė rėndėsishme si Pandosia e Dodona, tė cilat prenė nė kėtė kohė monedhat e tyre me legjendėn e Epirotėve, por pa emra nėpunėsish, siē ishin, p.sh. ato tė prera nga Lidhja republikane para vitit 168 p.e.sonė.

Lidhja Epirote pėrreth Foinikes u krijua si njė njėsi kinse autonome politike-administrative dhe ekonomike, por ndėr rrethana pushtimi dhe nėn kontrollin drejtpėrdrejt tė Romės, tė cilin ajo e ushtronte pėrmes njerėzve tė besueshėm nė Epir. Kjo Lidhje e vazhdoi ekzistencėn e saj, pavarėsisht se politikisht nuk pati ndonjė rėndėsi, deri nė vitin 148 p.e.sonė, kur, bashkė dhe me pjesėn tjetėr tė Epirit qė kishte mbetur jashtė kėsaj Lidhjeje, hyri mė nė fund nė sferėn e administrimit tė provincės maqedone tė porsakrijuar, ashtu sikurse dhe krahinat e tjera tė Ilirisė tė Jugut, nė jug tė lumit Mat.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
A3\O_

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.