Organizimi i Lidhjes Epirote dhe karakteri i saj.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Organizimi i Lidhjes Epirote dhe karakteri i saj.

Kur kontradiktat e thella politike ēuan nė pėrmbysjen e regjimit monarkik nė Epir, Aleanca Epirote qė deri nė atė kohė ekzistonte si njė formė shtetėrore federative.

Organizimi i Lidhjes Epirote dhe karakteri i saj.
Organizimi i Lidhjes Epirote dhe karakteri i saj.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 18/07/2017 21:04

Kur kontradiktat e thella politike ēuan nė pėrmbysjen e regjimit monarkik nė Epir, Aleanca Epirote qė deri nė atė kohė ekzistonte si njė formė shtetėrore federative nėn hegjemoninė e mbretėrve molosė, reformohet tani mbi njė bazė tė re republikane, pak a shumė sipas modelit tė Lidhjes fqinje etole, duke u quajtur dhe Lidhja Epirote.

Kjo ishte njė lidhje politike qė u siguronte tė drejta tė gjitha bashkėsive tė veēanta epirote qė bėnin pjesė nė tė dhe qė ruanin, nė kuadrin e kėsaj federate, vetėqeverisjen e brendshme tė tyre.

Pra, edhe kėtu si mė parė mbetej parimi federativ i shtetit, por tani i bazuar mbi njė konstitucion tė ri, qė nuk njihte mė privilegje apo hegjemoni tė ndonjėrit prej anėtarėve tė saj, siē ndodhte nė Aleancėn e mėparshme, ku kryesonte mbreti i molosėve. Nė kėtė aspekt Lidhja paraqitej si njė formė mė e lartė shtetėrore, mė kompakte dhe operative.

Tė gjithė anėtarėt e saj kishin njė shtetėsi dhe njiheshin zyrtarisht me emrin e pėrbashkėt epirotė. Lidhja, ashtu sikurse dhe aleanca epirote ruante tė drejtėn tė merrte vendime nė emėr tė tė gjithė epirotėve, pavarėsisht se kishte edhe bashkėsi qė qėndronin ende jashtė saj, siē ishin p.sh. kasopiasėt dhe athamanėt.

Organi mė i lartė i Lidhjes ishte Kuvendi i Pėrgjithshėm me fuqi tė mėdha kėshillimore dhe vendimore, qė nuk ishte i pranishėm, (tė paktėn nuk ėshtė provuar ende), nė federatėn e mėparshme monarkike. Kėtu mund tė merrnin pjesė tė gjithė nėnshtetasit e saj tė lirė.

Kuvendi zgjidhte magjistratėt federativė dhe vendoste mbi ēėshtje tė karakterit politik, ushtarak, ekonomik e shoqėror. Kėshtu ai vendoste pėr luftė ose pėr paqe, pėr thirrjen e popullit nėn armė, pėr aleanca me shtetet e tjera, pėr tė zgjedhur dhe pėr tė ftuar delegacione, pėr tu dhėnė tė huajve tė drejta qytetarie, pronėsie etj.

Ai ushtronte dhe funksionet e instancės mė tė lartė gjyqėsore. Organi mė i lartė ekzekutiv ishte Kėshilli i Lidhjes, qė pėrbėhej nga pėrfaqėsues tė zgjedhur tė anėtarėve tė saj.

Nė krye tė kėshillit qėndronte kolegji prej tre strategėve qė duhet tė pėrfaqėsonin ndoshta tė tri grupet mė tė mėdha etnike tė Epirit: molosėt, kaonėt dhe thesprotėt. Por mbi ta dominonte vetėm njėri, i ngarkuar me funksionin e komandantit ushtarak, funksion tė cilin e ushtronte mė parė mbreti i molosėve.

Nėpunės tė tjerė tė Lidhjes ishin dhe sekretari i kėshillit, hiparku, komandanti i kalorėsisė etj.

Kryeqyteti i Lidhjes tani u bė Foinike, kryeqendra e Kaonisė. Kėtu mblidhej zakonisht dhe Kėshilli i Lidhjes, megjithėse tė tilla mbledhje, siē duket, organizoheshin edhe nė qytete tė tjera tė Epirit.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
FUI_&

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė