Pirroja nė Itali.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pirroja nė Itali.

Nė vitin 280 p.e.sonė, nė krye tė njė ushtrie tė madhe tė pėrbėrė kryesisht nga kontingjente molosėsh, thesprotėsh dhe kaonėsh, Pirroja u nis pėr nė Itali,

Pirroja i Epirit dhe ushtria e tij.
Pirroja i Epirit dhe ushtria e tij.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 18/07/2017 20:32

Nė vitin 280 p.e.sonė, nė krye tė njė ushtrie tė madhe tė pėrbėrė kryesisht nga kontingjente molosėsh, thesprotėsh dhe kaonėsh (20 000 kėmbėsorė, 3 000 kalorės, 2 000 varkėtarė e 500 hobetarė), Pirroja u nis pėr nė Itali, duke pasur me vete dhe 200 elefantė.

Pasi arriti nė Tarent ai mori menjėherė masa pėr ta vėnė qytetin nė pozita lufte; rekrutoi ushtarė nga popullsia qytetare dhe nė krye tė forcave tė bashkuara i doli pėrpara ushtrisė romake qė po pėrparonte nė drejtim tė qytetit. Tė dy ushtritė kundėrshtare u ndeshėn pranė Heraklesė.

Kėtu u zhvillua beteja e parė, nė tė cilėn Pirroja korri njė fitore tė shkėlqyer, qė ia ngriti lart autoritetin mbretit epirot nė sy tė aleatėve. Nė anėn e tij kaluan tani dhe fiset italike kundėrshtare tė Romės, si edhe pjesa mė e madhe e qyteteve greke tė Italisė sė Jugut.

Fitorja e Heraklesė, megjithatė nuk e zgjidhi fatin e luftės. Nė vitin 277 p.e.sonė, Roma grumbulloi forca tė tjera tė mėdha dhe e detyroi Pirron tė hynte pėrsėri nė luftė me tė. Por nė njė betejė tė ashpėr dhe tė pėrgjakshme qė u zhvillua pranė Askulit, Pirroja arriti t'i thyente pėr tė dytėn herė romakėt. Ata nuk mundėn t'i qėndronin manovrimit taktik luftarak tė Pirros dhe aq mė pak sulmit tė tėrbuar tė elefantėve, tė cilėt sollėn panik nė ushtrinė romake.

Pirroja fitoi edhe kėsaj radhe, por kjo fitore i kushtoi atij humbje shumė tė mėdha. Qė atėherė fitore tė tilla me humbje u bėnė zakon tė quhen fitore pirrike ose fitore e Pirros. Pavarėsisht nga sukseset e para tė shpejta dhe tė bujshme tė Pirros, gjendja e tij nė Itali sa vinte e vėshtirėsohej.

Forcat epirote tė ndodhura larg atdheut tė tyre, vinin gjithnjė duke u pakėsuar dhe duke u dobėsuar, ndėrsa Roma kishte ende rezerva tė shumta materiale e njerėzore pėr tė vazhduar luftėn. Pirroja, megjithatė, nuk u tėrhoq nga fushata e tij nė Itali.

Mirėpo, pa pėrfunduar ende paqen me romakėt, ai u nis pėr nė Sicili pėr ti shkuar nė ndihmė Sirakuzės, tė cilėn e kishin sulmuar kartagjenasit. Pėr tė kontrolluar gjendjen nė Itali, ai la vetėm disa garnizone.

Nė vitin 276 p.e.sonė, forcat aleate epirote, greke dhe italike tė udhėhequra nga Pirroja, i shpartalluan keqas pushtuesit e ishullit dhe i zbuan ata pothuaj nga tėrė Sicilia. Kjo fitore e shpejtė dhe e shkėlqyer e rriti pushtetin politik dhe ushtarak tė Pirros, saqė siciliasit e deklaruan atė prijės dhe mbret tė tyre.

Por Pirroja, si gjithnjė i papėrmbajtur nė aspiratat e tij tė guximshme politike, filloi menjėherė tė ushqejė mendimin pėr tu hedhur nė Afrikė edhe pse nuk e kishte tė sigurt akoma gjendjen nė Itali.

I prerė nė vendimin e tij, ai iu vu pėrgatitjes sė flotės dhe organizimit tė ushtrisė, pa menduar se ata kėrkonin rezerva tė mėdha njerėzore dhe financiare, tė cilat siciliasit e lodhur nga luftėrat dhe anarkia qė kishte pllakosur vendin pas vdekjes sė Agathoklit, nuk mund ti siguronin.

Nga ana tjetėr, ndėrhyrja arbitrare e Pirros nė punėt e brendshme tė qyteteve tė Sicilisė dhe shkelja nga ai e traditave tė tyre demokratike, bėri qė Pirroja tė humbiste dita-ditės e mė shumė besimin nė ishull dhe tė bėhej objekt sulmesh dhe komplotesh tė rrezikshme pėr jetėn e tij dhe fatin e ushtrisė epirote.

Kėtė situatė tė brendshme plot turbullira dhe pasiguri, e shfrytėzoi menjėherė Kartagjena, e cila dėrgoi ushtri tė mėdha pėr ripushtimin e ishullit. Tė pėrkrahur tani edhe nga qytetet opozitare, kartagjenasit arritėn me lehtėsi ti shkaktonin humbje mbretit epirot. Nė duart e tij mbeti vetėm Sirakuza, por edhe prej saj atij iu desh tė hiqte dorė, meqenėse nė kėtė kohė romakėt kishin rifilluar sulmet kundėr aleatėve dhe garnizoneve tė tij nė Itali.

Me t'u kthyer nė Itali, Pirroja riorganizoi forcat e veta dhe tė aleatėve tė tij dhe u drejtua menjėherė kundėr dy konsujve romakė, tė cilėt me legjionet e tyre po vepronin nė drejtime tė ndryshme. Nė kėtė situatė ai vendosi t'i thyejė ato veēmas, sa kohė qė ende nuk ishin bashkuar. Sulmoi nė befasi legjionin romak qė gjendej pranė Beneventit.

Kėtu u zhvillua edhe beteja e tretė dhe e fundit pėr Pirron nė Itali, ku pėsoi disfatė tė plotė. Pasi qe tėrhequr me humbje tė mėdha nė Tarent, Pirroja provoi tė kėrkojė ndihma nga Antigon Gonata dhe Antiohu i Sirisė pėr ta vazhduar luftėn kundėr Romės, por mė kot. I lodhur dhe pa pasur ndonjė shpresė pėr tė realizuar i vetėm qėllimet e tij nė Gadishullin Italik, ai u kthye nė Epir me ushtrinė epirote qė i kishte mbetur, duke lėnė nė Tarent vetėm tė birin e tij Helenin.

Nė luftėn kundėr Romės Pirroja angazhoi forca tė mėdha epirote dhe aleate, qė mbulonin mjaft mirė legjionet e kundėrshtarit dhe manovroi me sukses pėr njė kohė nė operacionet luftarake, duke vėnė nė pėrdorim njė sistem taktik luftimi nga mė tė pėrparuarit e kohės.

Mirėpo ushtria qė komandonte Pirroja, ndryshonte nga pėrbėrja dhe fryma luftarake nga ajo e kundėrshtarit. Ajo nuk e kishte kompaktėsinė e ushtrisė romake tė pėrbėrė nga nėnshtetasit e vet, por ishte njė ushtri mė tepėr mercenarėsh, tė armatosur mė sė miri dhe tė udhėhequr nga njė strateg i talentuar, por qė kishte hyrė nė njė aventurė ushtarake.

Pas dėshtimit tė fushatės italike, Pirroja u pėrpoq tė shfrytėzonte nė favor tė tij gjendjen e krijuar nė Ballkan. Sė pari, vendosi tė shtinte nė dorė Maqedoninė. Nė vitin 274 p.e.sonė ai hyri nė luftė me sundimtarin e saj Antigon Gonatėn, i cili sa kohė qė Pirroja luftonte nė Itali, kishte arritur suksese nė konsolidimin e pushtetit tė tij qoftė nė Maqedoni, qoftė dhe mbi njė pjesė tė Greqisė. Ai arriti tė pushtojė njė territor tė gjerė tė Maqedonisė.

Antigonit i mbeti vetėm pjesa nė lindje tė lumit Vardar. Ishte e qartė se epirotėt nuk mund tė bėheshin zot tė tėrė Maqedonisė sa kohė qė Antigoni mbante akoma nė dorė Maqedoninė bregdetare dhe rrugėt e komunikacionit detar. Nė kėto rrethana Pirroja vendosi ta luftonte kundėrshtarin nė Peloponez, i cili gjendej nėn kontrollin e tij.

Nė vitin 272 p.e.sonė, pa siguruar ende mirė pozitat e tij nė tokat e pushtuara tė Maqedonisė, ai arriti nė Lakoni. Kėtu iu desh tė pėrballonte presionin e forcave spartane dhe maqedone tė bashkuara kundėr rrezikut epirot. Pasi korri njė sėrė fitoresh tė reja, Pirroja sulmoi mė nė fund Spartėn dhe Argosin, me tė cilat zhvilloi luftime tė ashpra, por pa rezultate.

Gjatė pėrleshjeve nė rrugėt e Argosit, Pirroja u plagos dhe ashtu siē ishte i dėrrmuar, ra nė duart e kundėrshtarėve, tė cilėt e vranė. Ushtria epirote e mbetur pa prijės qe ēorganizuar dhe mė nė fund u shpartallua.

Me luftėrat e tij pushtuese nė Ballkan, Itali dhe nė Sicili, Pirroja e rriti shumė fuqinė politike tė shtetit epirot dhe autoritetin e tij nė botėn mesdhetare. Gjatė sundimit tė tij, Epiri arriti tė bėhet njė nga shtetet mė tė fuqishme tė kohės helenistike. Nė kėto luftėra Pirroja pati pėrkrahjen e plotė tė aristokracisė e tė skllavopronarėve epirotė, gjithnjė tė etshėm pėr pushtime e lavdi, kurse si mbėshtetje kishte ushtrinė e vet tė stėrvitur mirė, tė pėrbėrė kryesisht nga fshatarė tė lirė, tė gatshėm pėr tė luftuar, meqė lufta pėr ta ishte njė mjet fitimi, burim plaēke dhe pasurie.

Nė kėto suksese tė veprimeve ushtarake ndikoi edhe situata e jashtme e favorshme pėr tė, dhe pikėrisht turbullirat e anarkia qė krijoheshin herė pas here nė shtetet fqinje nga rrethanat e ndryshme politike. Kėto suksese tė shpejta luftarake, megjithėse jo tė qėndrueshme, i duhen atribuar nė njė farė mase dhe vetė manovrimit taktik, tė pėrsosur pėr atė kohė, tė forcave ushtarake gjatė luftimit, qė ishte kryesisht meritė e aftėsive tė shquara taktiko-luftarake tė Pirros.

Fitoret e njėpasnjėshme dhe guximi i tij i provuar nė beteja tė shumta, e rritėn sė tepėrmi autoritetin e Pirros nė sy tė bashkėluftėtarėve tė vet dhe e forcuan aq shumė pushtetin e tij, sa qė arriti tė sundonte dhe tė vepronte i lirė nga ēdo kufizim kushtetues i aleancės epirote mbi territoret e pushtuara.

Nė kėtė drejtim ai shkoi aq larg sa caktoi, siē duket, edhe fėmijėt e tij si mbretėr trashėgimtarė nė Itali dhe nė Sicili. Nė kėto vende Pirroja preu, nė kundėrshtim me kushtetutėn federative epirote, edhe monedha ari e argjendi personale me legjendė Mbreti Pirro; por ato, siē kuptohet nga mungesa e tyre nė trevat e Epirit, nuk duhet tė jenė lejuar tė qarkullonin brenda territorit tė Aleancės, ku vazhdonin tė kishin vlerė vetėm prerjet tradicionale tė Federatės sė epirotėve. Nė qoftė se nė territoret e pushtuara Pirroja sillej si monark i pakufizuar, brenda Aleancės ai mbetej ashtu si dhe mė parė mbret i molosėve dhe udhėheqės me pushtet tė kufizuar i Federatės epirote.

Pirroja qe njė nga strategėt mė tė mėdhenj tė kohės helenistike. Kur e pyetėn njėrin nga shokėt e Aleksandrit tė Maqedonisė, se kush ishte tani strategu mė i shquar, ai iu pėrgjigj: Pirroja kur tė arrijė moshėn e pjekurisė. Ndėrsa mė vonė Hanibali, njė ndėr komandantėt mė tė pėrmendur tė botės antike, i dha Pirros vendin e dytė pas Aleksandrit, kurse vetes vendin e tretė. Pirroja qe njėkohėsisht dhe teoricien i madh nė artin ushtarak, por planet e tij tė gjera nuk ishin gjithnjė tė studiuara dhe kishin karakterin e aventurave ushtarake.

Talenti i tij ushtarak nuk plotėsohej me largpamjen e njė politikani tė matur dhe tė pjekur. Synimet e tij ambicioze u bėnė pa llogaritur mirė tendencat e zhvillimit tė vrullshėm ekonomik dhe politik tė shtetit tė ri romak dhe potencialin ushtarak tė tij, si dhe mundėsitė e kufizuara materiale e njerėzore tė Aleancės Epirote. Pėr kėtė arsye dhe humbja pėrfundimtare e Pirros nė kėtė ndėrmarrje tė madhe pėrtej Adriatikut qe njė pėrfundim i natyrshėm dhe i pashmangshėm.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
EO*K

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė