Organizimi shoqėror e politik nė Ilirinė Antike.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Organizimi shoqėror e politik nė Ilirinė Antike.

Burimet nuk hedhin dritė plotėsisht mbi strukturėn shoqėrore dhe organizimin politik tė qytetit ilir.

Organizimi shoqėror e politik nė Ilirinė Antike.
Organizimi shoqėror e politik nė Ilirinė Antike.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 15/07/2017 22:26

Megjithatė nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se njė bazė ekonomike e tillė si ajo qė u krijua nė Iliri nė kohėn e lulėzimit tė jetės qytetare i takonte njė shoqėrie antike tė zhvilluar me tė gjitha tiparet e saj.

Duke qenė qendra ekonomike, njė vend me rėndėsi nė popullsinė e qyteteve zinte shtresa e prodhuesve zejtarė dhe e mjeshtėrve ndėrtues, tė cilėt mund tė ishin qytetarė tė lirė ose dhe skllevėr. Prania e kėtyre tė fundit dėshmohet nė qytetet ilire vetėm pėrmes burimeve qė lidhen me ngjarjet e mbarimit tė shek. III dhe ato tė fillimit tė shek. II p.e.s., por nuk ka dyshim se nė kėtė kohė ato nuk janė njė dukuri e re, ashtu si nuk janė vetė qytetet qė pėrmendėm.

Shtresėn tjetėr tė popullsisė e pėrbėnin pronarėt e punishteve zejtare, tregtarėt dhe nė qytetet bregdetare, detarėt. Krahas tyre, nė qytetet ilire jetonin, me sa duket, edhe pėrfaqėsues tė aristokracisė sė vjetėr fisnore qė mbėshteteshin nė pronėn e tokave dhe tė blegtorisė. Si e tillė popullsia e qyteteve paraqitej nė kėtė etapė e diferencuar shumė qartė nė shtresa shoqėrore me interesa tė ndryshme.

Nga pikėpamja e organizimit politik mbi bazėn e federalizmit qyteti sė bashku me rrethinat fshatare dhe kėshtjellat qė formonin sistemin e tij mbrojtės dhe u shėrbenin nevojave tė tregtisė, pėrbėnin koinonin qė mbante emrin e qytetit kryesor, i cili ishte qendra e kėsaj njėsie.

Koinoni kishte organe qė zgjidheshin ēdo vit nga eklesia ose mbledhja e pėrgjithshme. Prej saj dilte kėshilli legjislativ ose buleja, si dhe organi pėrfaqėsues i njėsive i pėrbėrė nga damiorgėt. Zbatimi i vendimeve bėhej nga njė kolegj nėpunėsish, tė quajtur prytanė qė zgjidheshin ēdo vit, tė shoqėruar nga njė sekretar. Nė krye tė koinonit qėndronte strategu. Nė koinonin e bylinėve strategu ishte njė nėpunės ushtarak qė shoqėrohej nė kėtė funksion edhe nga hiparku, komandanti i kalorisė. Pastaj vinin me radhė nėpunėsit e ngarkuar me edukimin e rinisė (gymnasiarkėt), me organizimin e festave dhe tė garave sportive (epimeletėt), me drejtimin e rojeve (toksarkėt, peripolarkėt) etj.

Koinoni duke qenė njė organizėm autonom pėrbėnte njė njėsi administrative tė shtetit ilir. Si rrjedhim, shteti pėrbėhej nga disa koinone tė organizuara mbi bazėn e federatizmit.

Veprimtari e rėndėsishme e qyteteve ishte emetimi i monedhave. Skodra, Lisi, Bylisi, presin monedhat e tyre nė emėr tė bashkėsive qytetare, gjė qė dėshmon jo vetėm pėr fuqinė ekonomike tė kėtyre qyteteve, por edhe pėr njė autonomi politike qė ato gėzonin nė kuadrin e shtetit ilir. Simbolet e monedhave tė tyre hedhin dritė, mbase edhe mbi karakterin e pushtetit politik nė kėto qytete.

Pasqyrimi i anijes nė monedhat e Skodrės ka mundėsi tė pėrfaqėsojė njė shenjė pėr tregtinė detare qė zhvillonte qyteti dhe tė jetė, nė kėtė mėnyrė, njė e dhėnė e tėrthortė pėr peshėn sunduese tė shtresės tregtare nė qytet. Nė Bylis, pėrkundrazi, pėrdoret si simbol fytyra e themeluesit legjendar tė qytetit, duke theksuar me kėtė traditėn, me tė cilėn lidhej kryesisht shtresa aristokratike e qytetit.

Pak mė i qartė bėhet ky problem nė burimet e ēerekut tė fundit tė shek. III. Kėtu pėr herė tė parė bėhet fjalė se nė krye tė qyteteve qėndronin polidinastet (sundimtarė tė qyteteve), tė cilėt i nėnshtroheshin plotėsisht pushtetit tė mbretit.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
.3h'

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.